NË PRISHTINË EDICIONI XIV I FESTIVALIT 'REMUSICA'
E Martë, 05.12.2015, 05:21pm (GMT+1)
Ditën e shtunë, 16 maj nis edicioni i XIV i festivalit "ReMuzica", i cili zhvillohet në Prishtinë Ky festival i dedikohet tërësisht muzikës serioze , ku prioritet merr krijimtaria e shkruar enkas për këtë festival (kryesisht vepra shqiptare dhe të huaja të porositura nga ky festival), por gjithashtu në netët e tij gjen të gërshetuar edhe muzikën më të mirë botërore të shkruar shekuj më parë.
"ReMusica" mbetet një ndër festivalet më seriozë dhe më kualitativë që zhvillohet në trojet shqiptare, për vetë faktin se pjesëmarrësit në të janë instrumentistët më në zë të skenave botërore, por edhe emra krijuesish që zënë vend në festivalet më prestigjioze të muzikës.
Vetëm në dy netët e para do të performojnë 90 artistë. 35 koristë të ardhur nga Japonia (Nata e muzikës japoneze)që do të interprtojnë vepra të kompozitorit dhe dirigjentit kyc të muzikës së re botërore KO Matsushita. 35 koristë që vijnë nga Washingtoni Në natën e Muzikës Amerikane(mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë), si dhe instrumentistë të Filarmonisë së Sofies, Bullgari.
Nuk do të mungojë ashtu si cdo vit edhe "Tribuna e Muzikologjisë" me debate që lidhen rreth krijimtarisë muzikore shqiptare, ku do të referojnë emra të njohur nga Shqipëria : Zhani Ciko, Eriona Rushiti, Nestor Kraja si dhe kompozitori nga Kosova Zeqirja Ballata. I ftuar këtë vit në "ReMusica" është edhe violinisti shqiptar që sot po pushton skenat më të njohura në botë Jonian Ilias Kadesha, i cili do të interpretojë koncertin e Sibeliusit me Orkestrën e Filarmonisë së Prishtinës.
www.voal-online.ch
|