POEZI NGA ARTUR RIMBAUD I përktheu: FASLLI HALITI
E Premte, 05.01.2015, 07:16am (GMT+1)
ARTUR RIMBAUD
1854 1891

Jean Nicolas Arthur Rimbaud (Charleville,20 tetor 1854 Marsiglia, 10 novembre1891) ka qenë një poet francez.

WILLIAM BOUGUEREAU Pushim në Harvest (1865)
NDJENJA Mbrëmjeve të kaltra të verës, do të shkoj shtigjeve, i cimbisur nga gruri, do të shkel mbi barin e butë: prej tij këmbët, si në ëndërr do të ndiejnë freski. Do të lejoj që era të lajë kokën time lakuriqe. Nuk do të them asgjë, s'do të mendoj për asgjë: por dashuria që s'ka fund do ma mbush shpirtin, do të shkoj larg, shumë larg, si një endacak përmes Natyrës, i lumtur si të isha me një grua.

PËRJETËSI U gjet! Kush ? përjetësia. Deti u shkri Në diell. Shpirti im i përjetshëm, Shikon fytyrën tënde edhe pse Nata është vetëm Dhe dita është në flakë. Pra, çlirohu Nga njerëz të hedhur, Nga shpërthimet e përbashkëta! Ti fluturon sipas ... Asnjë shpresë. S'ka rritje. Shkencë dhe durim, E sigurt është tortura. Jo më nesër, Anëtarë të pashpresë, Afshi yt Është detyra.
U gjet! Kush ? përjetësia. Deti u shkri Në diell.
FYTYRA JUAJ
fytyra jote... në hije... bëhet diell ... që zhytet në mua ... fytyra jote ... sjell pranverë ...sjell shporta me fruta të mira ... ...për t'u ngrënë sjell dhe... buzëqeshje fëmijësh
...fytyra jote... ...është një kalë i bardhë në plazh .. një qiell i bruztë... fytyra jote... ..është deri atje ku zgjaten gishtat e mi... deri ku lind një ledhatim, ...një puthje e lehtë si flok dëbore ..
fytyra jote... është e bukur për t'u parë, shprehje që nuk di t'i them, fytyra jote. .. është buzëqeshje ngjitëse .. mbi buzën e dizenjuar nga një Zot... ... që e dinte se sa do të doja unë ty.
ALMEA? Almea? ... Në orët e para të kaltra do të tretet si lulet e të vdekurve ... Para hapësirës së shkëlqyer ku ndihet të fryjë qyteti jashtëzakonisht i lulëzuar! Është shumë i bukur! është shumë i bukur! por e nevojshme për peshkarexhen dhe kënga e Corsarëve, edhe sepse maskat e fundit u besuan festave të natës në detin e pastër
URIA Nësekam uri, është vetëm uri toke dhe gurësh. Unë ushqehem përherë me ajër, me shkëmb, hekur, qymyr.
Urira të mia, vallëzoni. Kullosni, urira, në lëndinën e tingujve. Thithni helmin gazmor të bukurive mëngjesore.
Hani gurë të cifluar gurët e lashtë të kishave; zaje të përmbytjeve të lashta, bukë të shpërndara në luginat gri.
Ujku ulurinte midis gjetheve duke pështyrë puplat e bukura të ushqimit të tij prej shpendësh: si ai dhe unë konsumoj.
Sallata, fruta presin vetëm të këputen; por merimanga e ferrës nuk ha veçse viollca.
Ah! të fle, të vloj mbi altarët e Salomonit. Supa derdhet mbi ndryshk, dhe pëziehet me qitrën.
Përktheu: FASLLI HALITI
|