RRUGËT E REJA Cikël poetik nga SOKOL DEMAKU
E Mërkurë, 05.06.2015, 09:28am (GMT+1)
RRUGËT E REJA
Ajo rrjedhë nëpërmjet meje Sikur gjaku i ri - Dashuri - Në venat e mia. Ti gjen mënyra të reja, Për të ushqyer, Zemrën time. Ti shëron dhimbjen, Sikur frymëmarrja, Me oksigjen mushkërit mbushë. Ti je ushqim i trupit tim, Hovin dhe vrullin tim, E shton si me insulinë. Unë mund hedhë valle, Deri në amshim, Dhe të pres deri sa ti të mbërrin.
Ti
Ti do të zvarritesh, Ti do të shkosh, Ti do të vraposh, Ti do të fluturosh, Ti do jetën ta jetosh.
TI ATJE JE
Ti je sikur drita që gjithmonë, Lart në qiell vezullon. Edhe në varanësi, Kur bie shi, ti je atje, Por edh kur është natë, Ti aty je, Dhe ti mbushë zemrën time me dashuri. Ti je zemra ime, Ti je shpirti im, Ti je një, Unë jetoj për ty.
LAMTUMIRË
Në errësirë, Një yll shkëlqen. Në një rrugë një grua kalon, Pa rroba, Me dashurinë e humburë, E ngrirë në rrugën e fatit. Ajo nuk ka shpresë, Për të gjetur rrugën, Atë rrugë të lumturisë, Të shpresës e dashurisë. E kundër vullnetit të saj, Por në ankth, E lodhur nga diçka në jetë, Që ne e quajmë vdekje të ngadaltë.
KUJTIM
Ti the se më do, Por nuk di ta kuptosh atë që thua? Ti më the ate, Por nuk e kuptoj si. Për ty unë do të jetoj, Për ty unë do të vdes. Dreqin e qiellit, Në diell dhe në dëborë, Sytë tu vërbojnë. Buzët e tua mund të buzëqeshin, Por puthje që dëshroj kurrë nuk ma japin, Kam marrë kujtimet e mia nga ti, Unë udhëtojë me dëshirën time në jetë, Dhe shpresojë në dashurinë e vërtetë.
I PA SHTËPI
Në qiellin e hpur, Lehtë penda flutron, Deti pasqyrë, Mbi mua reflekton.
Valë në detin trazuar, Kërkim pa pushim, Strehë për të sigurua, Jetë në amshim.
Eh, strehë për të bërë, Të kesh shtëpi, Të ndjesh në shpirt qetësi, Të kesh lumturi.
Është kohë pa kohë, Murlan dhe stuhi, Athua do vij dita, Njeriu të ketë qetësi.
Të ketë strehë, Jetë, rehati, Të harroj vuajtjen, Në shpirt të ndjej ngrohtësi.
O VALË DETI
O valë të detit, Që valvitni varkën time, Ju që zgjoni nga gjumi, Edhe plakun e detit.
Unë fle në mesin e tyre, Dhe asgjë nuk ndjej, Dhe ëndrrat e mia, Fashiten në marshim.
Për gjatë bregut të detit, Me këmbët në rërë, Unë e di se fjalët për të jetuar, Kanë një kuptim.
Në të vogla thellësi, Fjalët nga buzët e mia, Kanë gjetur ndonjëherë, Në valët e oqeanit mirësinë.
Ja një dritë më në fund, Kur ne gërshetuar së bashku, Nga fjalë e valë prej tyre një këngë, Kënduar nga të gjithë në shtëpi e rrugë.
SOKOL DEMAKU
|