POEZI LIRIKE Nga PËRPARIM HYSI
E Shtunë, 05.09.2015, 07:25am (GMT+1)

1. Përse?
Përse më çon mesazh, moj mikja ime? Se unë qeshë "fjetur" dhe më zgjove nga gjumi Ja tek më vjen malli i një grime Sikur ma dërgove mbi krahë pëllumbi! Tani u zgjova. Pa zë e shkundem Dhe kthjellem krejt si qiell pa re. Si më tjetër jam. Mos kështu dukem? Përse më "zgjove", moj mike? Përse? Pa rend unë, tash, në tjetër kohë Sa vite shkuan! Eh,se sa vite! NGa regëtimat lëshoj dhe ndonjë "oh!" Ç'më bëre? Ç'më bëre, moj shpirte?!!! Të zgjosh një ndjenjë, nuk është kollaj Se vrana në shpirt është e madhe E kupton dhe vet që, tash, jam pa faj Përse më ngrite në alarme?!.. 2. Shikimi yt
Shikimi yt... eh, se sa i ngrohtë! Me sy e çmoj si Golfstrim Golfstrimi ngroh krejt një botë Si të mos e ngroh shpirtin tim?!!! 3.Nëse... Nëse sot më dhëmb mua shpirti, Ta dish mirë që ka një shkak, Në ditë dimri m' u kthye prilli Nga trilli yt krejt zemërak. Se prishja erdhi fare kot Sikur të jesh ti mituri Unë nuk jam Don Kishot Dhe si Dulqinjë nuk të quaj ty.
Se mes meje dhe pushtetit Ti vajte e zgjodhe të dytën Të dënoftë vargu i Poetit! Më nuk dua të shoh fytyrën! Kur pushteti do të lërë ( E kë vallë nuk e la një ditë?!!!) Do kuisësh:- Çfarë kam bërë? Mos shpreso se do të hedh sytë... 4.Vija e gjinjëve Vijë e ngjinjëve vë kufinë Ndan një gji nga gjiri tjetër Sa noksan që e kam synë Zë "kullot": ashik i vjetër! "Harruar" hapur ke bluzën Gjiret dalin si cullakë! E mbërthej me dhëmb gjuhën Aq sa më del dhe gjak.
As më dhëmb dhe as e ndjej Por mbi gjiret syri im Sikur ja më fton "andej" Vij... dhe shkojmë në vidhimë... 5. Puthja e parë
Puthja e parë? Kujt s'i kujtohet? Eh, ta dini,sa më ngjiti! Kalojnë vjet, kurrë nuk harrohet M'u duk vetja zog petriti. Zog petriti... vura pëndë Mënd dhe qiellin zush me dorë?!!! Kush po thotë që s'qeshë në Hënë? Edhe sot zë e marr horë!
Vjen kujtimi, më sëmbon Dhe më bëhet si tani Puthje e parë... askush s'harron Ndaj të mbushë me nostalgji. 6. Era loz me flokët e mikes Era loz me flokët e mikes Sa e shoh, bëhem "nervoz" Dua t'ia shpleks vet ashikes Se durimi krejt m'u sos. Dua t'ia shprish siç bën era Dhe me gishta zë të loz As që merrem me pandehma Mikja më ka bërë "nervoz".
Se më kot s'jam inatçi Dhe inatin kam mbi hundë E përzë erën tani Miken e zë dhe e "shkund"...
Tiranë, 30 prill 2015
PËRPARIM HYSI
|