B O R Ë B A R D H A - poezi nga libri "Trojet e mia" Nga RRUSTEM GECI
E Shtunë, 05.09.2015, 02:50pm (GMT+1)
Vëlla i gjakut dhe i betejave Abetar, dhe Abetare e kombit mos u ligështo, bëhu i fortë ji në udhën tënde mos u ndal mbështetu në krahët e këngës në Shqipërinë e shqiptarëve Iliridë, Shqipëri e qëmotshme mbahu tek rrënjët tua o trime në ilirishten shqip të Shkupit në ilirishten shqip të Lëkovës në ilirishten shqip të Tetovës në ilirishten shqip të Dibrës të Prespës, dhe të Kumanovës në Ilirinë kah rrjedh Vardari bëje dorën grusht, shtrëngoje ktheja ylberin tënd Manastirit Ohër e Prilep janë tokat tona!
Dortmund, 2015
RRUSTEM GECI
|