ANIJA E HUMBUR KOZMIKE E RUSISË DO TË BJERË NË TOKË TË PREMTEN
E Enjte, 05.07.2015, 11:10am (GMT+1)
Një anije ruse që ka dalë jashtë kontrollit prejse është lansuar javën e kaluar, do të bie në Tokë dhe do të digjet të premten, thonë shkencëtarët, transmeton BBC.
Anija e mallrave, pa pilot, është nisur nga Kazakistani të martën e javës së kaluar, por kontakti me të është humbur shumë shpejt pas nisjes.
Anija, me tri tonelata mallra, pritet të shpërbëhet pasi të hyjë në atmosferën e Tokës.
Çdo copë që mund të arrijë Tokën, do të bie në det.
Anija Progress M-27M është dashur të dërgojë ushqim, ujë, lëndë djegëse, oksigjen dhe veshje për gjashtë pjesëtarët e ekuipazhit në Stacionin Ndërkombëtare të Hapësirës, i cili është rreth 420 kilometra sipër Tokës. rel
www.voal-online.ch
|