NË SOÇI TAKIMI KERRY-LAVROV
E Hënë, 05.11.2015, 12:34pm (GMT+1)
Pamje nga takimi Kerry - Lavrov (majtas) në Gjenevë më 2 mars të këtij viti
Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, nesër në Soçi do të takohet me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të diskutuar lidhur me trazirat në Ukrainë, Siri dhe Jemen.
Mëtutje, Agjncia shtetërore e lajmeve në Rusi, RIA-Novosti, e ka cituar një burim që thotë se Kremlini shpreson se zoti Kerry do të sjell propozime të reja për zgjidhjen e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës.
Ky burim i paemëruar ka thënë se Lavrov planifikon t'i thotë sekretarit Kerry se mbështetja ushtarake për Ukraninën është e papranueshme.
Agjencia RIA-Novosti raporton se Moska nuk pret "kthesë" të madhe nga vizita e zotit Kerry, por megjithatë vlerëson se ajo është "shumë e rëndësishme".
www.voal-online.ch
|