TYMOSHENKO BËN THIRRJE PËR TU BASHKUAR KUNDËR RUSISË
E Martë, 04.15.2014, 05:05pm (GMT+1)
Ish-kryeministrja e Ukrainës njëherazi kandidatja për presidente të Ukrainës Yulia Tymoshenko, iu ka bërë thirrje ukrainasve që të bashkohen me qëllim të mbrojtjes së vendit nga ajo që Tymoshenko e ka quajtur "luftë" të nisur nga Rusia.
Këtë thirrje Tymoshenko e ka bërë gjatë një bisede për shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë në Kiev.