Kanë kaluar më shumë se katër shekuj nga vdekja e Nostradamusit, megjithatë emri i tij ngjall ende njëfarë droje dhe respekti mistik dhe figura e tij vazhdon të nxitë kureshtjen e njerëzve të përkatësive e interesave të ndryshme. Nostradamus lindi në Francë, Saint-Remy-de-Provence, në luginën e Baux, më 14 dhjetor 1503, në kulmin e periudhës Rilindjes. Prejardhja e Michel de Notre-Dame janë hebreje. Pjesa më e madhe e të parëve të tij kishin ushtruar veprimtarinë e mjekëve.
Pushtetet dhe të dhënat e veçanta për të cilat Nostradamus është i njohur nga të gjithë, vijnë nga studimet e tij, por, duket, edhe nga cilësi të njëjta të të parëve të tij. Gjyshi Pietro de Notre-Dame, edhe ai mjek e astrolog, vinte nga fisi hebre Isscar. Ky fis thuhet se zotëronte dokumente të gjetura në dhoma të hershme egjiptiane, ku ndodheshin të gjitha formulat gjeometrike, kozmologjike dhe algjebrike përdorur në vijim në Torah e në ndërtimin e tempullit të Solomonit. Pas largimit në diasporë dokumentet arritën deri në duart e Nostradamus. Edhe në Bibël dëshmohet fakti se pasardhësit e Isscar kishin të dhëna të veçanta parashikuese.
Gjashtëmbëdhjetë vjeç Michel është tashmë njohës i gjuhës latine, greke e hebreje. Ndër të tjera ka edhe formim të mirë me parimet e astronomisë dhe praktikat mjekësore. Kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç mbylli studimet pranë Universitetit të Avignone; pastaj vazhdon studimet në Universitetin prestigjioz të Montpellier.
Tridhjetë vjeç është mjek i shquar i njohur me emrin Nostradamus. Qytetet Bordeaux, Agen dhe Aix-en-Provence e presin me padurim për të shëruar të sëmurë deri edhe me murtajën e zezë.
Edhe i nxitur nga dëshira për të pasur lidhje me studiues të tjerë, Nostradamus ndërmerr udhëtime nëpër gjithë Europën, gjatë të të cilëve ka rastin të takohet dhe të njihet me Paracelso e Agrippa. Në Itali, në Savona, ndjen nevojën të gjunjëzohet për t'i bërë nderime një djaloshi murg, teksa kalonte rrugës: murgu do të bëhej më vonë Papa Sisto V.
Më 1546 Nostradamus u thirr në Provenza ku ndërkohë kishte vërshuar epidemia e murtajës. I lodhur nga keqkuptimet familjare e private, por edhe nga jeta aventurore që kishte bërë gjithnjë, vitin pasues vendos të përqëndrohet në studime astronomike, duke u tërhequr në studion e tij vëzhguese të Salon-de-Provence.
Nostradamus gjatë gjithë jetës do të ishte njeri i shkencës, mjek e astrolog, filozof e poet, përveçse edhe vëzhgues i politikës, aq sa do të shihej me dyshim nga mbajtësit e pushtetit në atë kohë. Ndonëse hebre praktikoi religjionin katolik dhe ishte i interesuar për Reformat e Martin Luterit.
Vepra e tij dhe dokumenti më i njohur "Qindëshe arkeologjike", libra parathënëse me gjuhë të errët, edhe sot magjepsin dhe bëjnë kureshtar shumëkënd. Shkruar në strofa katërshe poetike, ato sjellin përjetime të mirëfillte burimore të arritura nëpërmjet praktikës astrologjike, por edhe nëpërmjet veprimeve magjike.
Më 1556 Caterina de Medici ia mundësoi atij që të bëhej i famshëm. Pasi ia kishte parashikuar një incident fatal Mbreti Henri II i Francës, ndodhur në një turnè, Caterina e ftoi atë në Paris: gjithçka ndodhi siç e kishte parashikuar astrologu. Më 1564 Charls IX, biri i dytë i Caterina de Medici, i bëri vizitë Nostradamusit në Salo: pas kësaj vizite Nostradamus caktohet Këshilltar i Mbretit të Francës.
Vepra e tij përshkon një hark kohor që shtrihet deri përtej fundit të kohërave, i cili do të duhet të kapë vitin 3797. Gjithsesi këto parashikime mbeten misterioze sidomos për dykuptimësitë e panumërta dhe mundësitë e shumta të interpretimit që ato përmbajnë.
Pasi pati jetuar 62 vjet, 6 muaj e 17 ditë, Nostradamus vdiq në Salon më 2 korrik 1566.
Popullsia, e cila e nderonte si shenjt, pas vdekjes së tij ia bëri varrin një vend peleggrinazhi. Thuhet se qivuri i tij u përdhos gjatë Revolucionit Francez . Brenda qivurit ai mbante në dorë një pllakë dylli ku ishte shkruar data e dhunimit të varrit dhe disa mallkime kundër dhunuesit; ky do të vdisnte pak ditë pas dhunimit që bëri./Elida Buçpapaj (Voal-online)