GREKËT DUAN NGA GJERMANIA 279 MILIARDË EURO DËMSHPËRBLIM LUFTE
E Martë, 04.07.2015, 08:23am (GMT+1)
Qeveria greke ka thënë se Gjermania ia ka borgj këtij vendi 279 miliard euro për dëmet e shkaktuara nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Zëvendësministri i financave të Greqisë, Dimitris Mardas, në një komision parlamentar në Athinë ka thënë se Gjermania ia ka këtë borgj vendit të tij për shkak se nazistët e kishin detyruar Bankën e Greqisë ta jap një "kredi okupatore".
Dëmi tjetër si Mardas është shkaktuar edhe nga vjedhja e artifakteve arkeologjike.
Edhe qeveritë e tjera greke kanë kërkuar rregullisht nga Gjermania që kjo e fundit të paguaj për këtë arsye, por asnjë qeveri greke nuk kishte përmendur ndonjë shumë konkrete.
Kryeministri grek, Alexis Tsipras rregullisht e ka fajësuar insistimin e Gjermanisë për masa të kursimit si shkaktare të vështirësive në ekonominë greke të zhytur në kredi.
Gjermania e ka hedhur poshtë kërkesën e Greqisë që të paguhen dëme të luftës duke kujtuar se në vitin 1960, shteti gjerman ia kishte paguar Athinës 115 milionë marka. rel
www.voal-online.ch
|