Zyrtarët nga Rusia, Ukraina dhe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), sot po takohen
në Minsk të Bjelorusisë, në përpjekje për shpëtimin e armëpushimit të
arritur në muajin shkurt për konfliktin në Ukrainë.
Në këto bisedime me dyer të mbylluara, pritet edhe pjesëmarrja e
separatistëve të mbështetur nga Rusia, që po luftojnë kundër forcave të
qeverisë së Ukrainës, në pjesën lindore të këtij vendi.
Por, derisa këto bisedime po mbahen, ushtria e Ukrainës, po ashtu
sot, ka njoftuar se pesë ushtarë të saj janë vrarë dhe 12 të tjerë janë
plagosur në 24 orët e fundit.
Një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës tha se separtatistët prorusë e kanë shkelur armëpushimin më tepër se 42 herë.
Njëherësh, separatistët prorusë thanë se tanket dhe artileria e
qeverisë kanë shtënë dhjetëra herë në pjesën lindore të Ukrainës, gjatë
24 orëve të fundit, dhe siç theksuan ata, me këtë është shkelur
armëpushimi i arritur në muajin shkurt në Minsk të Bjellorusisë.rel