VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MOIKOM ZEQO - EMANCIPIMI I GRUAS ËSHTË ÇËSHTJE E SË ARDHME SË VET QENIES NJERËZORE!

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 03:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
MOIKOM ZEQO - EMANCIPIMI I GRUAS ËSHTË ÇËSHTJE E SË ARDHME SË VET QENIES NJERËZORE!

E Premte, 05.08.2015, 10:57am (GMT+1)



KUSH

Moikom_Zeqo

 

ËSHTË ?

CV: Diplomuar në Universitetin e Tiranës për Filologji dhe Letërsi dhe më vonë për Histori dhe Arkeologji. Ka ndjekur studimet pasuniversitare në Romë, Athinë dhe në Washington D.C. Është Doktor i Shkencave dhe mban Urdhërin e Lartë "Mjeshtër i Madh".

Është autori i 62 librave me poezi, prozë, studime arkeologjike, histori arti si dhe autor skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë.

Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet më të mëdha dhe të njohura të kulturës sonë kombëtare dhe konsiderohet pionier i postmodernizmit në letrat shqipe.


 

Historia është shkencë, pasion apo thashethemet e dikurshme që janë shndërruar në mite, përralla, në legjenda?

Historia konsiderohet një shkencë shoqërore. Babai i historisë Herodoti, natyrisht themelon një degë të dijes, por nuk shkëputet shumë nga mitologjia, ndërsa Tuqiditi e bën më shkencore historinë. Megjithatë historia është konsideruar ndër shekuj një nga dijet më problematike, sepse në histori kanë ndikuar shumë interesat politike dhe këndvështrimet e ndryshme.

Ka prodhuar më tepër luftëra, apo paqe?

Kam idenë që historia duke u mitizuar ka prodhuar më tepër luftra, sepse është kthyer në një rend simbolik të gjërave. Pothuajse të gjitha luftrat e mëdha janë bërë në emër të historisë dhe nuk besoj që historia mund të prodhojë shumë paqe. Paqja është më tepër një instrument i logjikës, i një logjike tjetër. Megjithatë nuk mund të bëjmë dot pa historinë, pasi ajo është një lloj kujtese. Nuk është e përsosur asnjëherë, por është një kujtesë konvecionale.

Ndërsa një historian merr rrogën nga qeveria, a mund të jetë i paanshëm në përfundimet e tij?

 

Varet nga formimi i tij. Ka historianë të cilët pa marrë rrogë nga qeveria, kanë një mentalitet historik klientelist dhe historianë që nuk kanë formim akademik dhe kanë bërë histori. P.sh Giboni ka shkruar një nga historitë më të bukura të Perandorisë Romake edhe pse s'ka qënë historian i mirëfilltë. Problemi qëndron tek këndvështrimi i gjërave. Përgjithësisht historia është një shprehje e fitimtarëve. Më kujtohet një poezi e famshme "Kush e ndërtoi tempullin me 7 porta?". Në libra përmenden emra mbretërish, por mos i ngritën mbretërit gurët e mëdhenj?! Kur u mbyt flota e Filipit të II të Spanjës, qau Filipi, po a nuk qanë dhe nënat, vëllezërit dhe motrat e atyre që vdiqën?! Megjithatë, historia nuk është kaq konvecionale, sepse me kalimin e kohës mbetet diçka më racionale. Duhen gjenerata të tëra që të shkruhet historia, ajo nuk shkruhet në moment.

 

Çfarë rëndësie ka patur gruaja në periudhën ilire?

 

Kjo është një temë me një subjekt shkencor të mirëfilltë. Për habi ne Shqiptarët nuk kemi shkruar, ndërsa disa historianë të huaj po si p.sh. Pierr Caban, një historian i antikitetit dhe epigraf francez. Faktet e historisë dhe kronikat tregojnë se roli i gruas në epokën ilire është i veçantë. Para epokës ilire, në epokën e matriarkatit të gjitha monumentet dhe artefaktet që kemi zbuluar lidhen me kultin e magnamatet, që do të thotë "nënës së madhe". Matriarkati është një periudhë aq e gjatë, sa patriarkati që vjen pas është shumë e shkurtër në krahasim me të. Edhe Zoti, Perëndia në atë kohë ishte femër, ndërsa në patriarkat Zoti u bë burrë.

 

Pse mori këtë rol?

 

Këtë e kanë shpjeguar shumë antropologë si Morgani, Klod Levistrosi, Frejzeri etj. Kthimi nga matriarkati në patriarkat është një kapërcim cilësor i gjërave; roli i burrit është më i konsoliduar, sepse është dhe luftëtar dhe mbret, por kemi të dokumentuara disa raste kur janë gratë mbretëresha. Rasti i parë më i rëndësishëm, figura më emblematike në nivele europiane, me fuqi të  patjetërsueshme pushteti diplomatik dhe ushtarak, është Mbretëresha Ilire Teuta, ikona e parë që pjell një ikonografi të tërë dhe i përket  shekullit të III para Krishtit. Anglezët vetëm 4 shekuj pas Teutës kanë një mbretëreshë kelte, Budikë-n. Shumë më vonë përmendet Kleopatra, vetëm në mesjetë Franca ka një Zhan D'Ark dhe Anglia më vonë mbretëreshën Elizabet që simbolizon një lloj matriarkati.  Pse ka ndodhur një gjë e tillë?? Ka ndodhur sepse pozita e gruas ilire ka qënë më e rëndësishme, në Iliri gratë kishin mundësi të bënin karrierë madje dhe të merrnin pushtetin. Dhe janë dy mbretëresha të tilla. Njëra është deri diku e njohur, edhe pse ne jemi populli i fundit në botë që kemi shkruar më pak për Teutën, ndërkohë që kroatët për Teutën kanë bërë libra e romane.

 

Jemi pasardhësit e tyre?

 

Padyshim që jemi.

Mbretëresha e dytë është akoma më e panjohur, mbretëresha e mollozëve dhe epiriotëve ilirë, quhet Deidamea. Historinë e saj e kam shkruar në një nga librat e mi mbi mitologjinë ilire. Është e çuditshme pasi ajo qe mbretëresha e fundit e jugut, ndërkohë që Teuta ishte mbretëresha e veriut.

 

Mbretëresha Ilire Teuta, figura më emblematike në nivele europiane, me fuqi të  patjetërsueshme pushteti diplomatik dhe ushtarak!

Asaj që nuk i jep dot zgjidhje historia, a ia jep arkeologjia?

 

Arkeologjia ndihmon të rishikohet në një epokë kur mungojnë dokumentat shkrimorë. P.sh. në kronikat e autorëve antikë, nuk e gjejmë asnjëherë të shënuar se sa të vjetër jemi ne në këtë vend. Arkeologjia shqiptare dhe arkeologu më i mirë shqiptar Frano Prendi, dukë bërë zbulimin e kulturës prehistorike, vërtetuan që kur shtresat kulturore nuk janë të prekura dhe të ndërprera, ka vijmësi. Është vërtetuar që të paktën që nga paleoliti i vonë dhe deri në ditët e sotme, është një popull që ka jetuar vazhdimisht në këtë vend, pra është plotësuar ajo që nuk e thonë kronikat historike.

 

Arkeologjia në duart e sundimtarëve të papërgjegjshëm, a shndërrohet në një gjakmarrje mes popujve?

 

Kam idenë që sundimtarët nuk interesohen fare për arkeologjinë, pushtetarët e sotëm nuk e kuptojnë fare se çfarë është arkeologjia. Pavarësisht se popujt ballkanikë kanë problemet e tyre nacionaliste, kur vjen puna për arkeologjinë nuk bëhen fallsifikime. P.sh. dihet historikisht se sllavët kanë ardhur në Ballkan mbas shek VI dhe gërmimet arkeologjike të para shek të VI pas Krishtit, nuk janë slave, janë ilire. Unë njoh disa shkencëtarë arkeologë kroatë dhe serbë, të cilët nuk e mohojnë këtë, edhe pse në fakt arkeologjia nuk është një shkencë që e bëjnë dy-tre popuj.

 

Pas 25 vitesh, si e shihni emancipimin e gruas shqiptare?

Çështja e emacipimit të gruas është shumë e ndërlikuar. Kurrë nuk e kam besuar që kjo është një çështje e lirisë seksuale, ose e shpërbërjes së familjes. Nuk besoj që lëvizjet feministe kanë sjellë ndonjë gjë, sepse emancipimi është i dyfishtë, sa i burrit aq edhe i gruas. Nëse sot gratë shajnë burrat, kanë sharë fëmijët e tyre meshkuj, pasi ata janë burrat e ardhshëm. Megjithatë në kapitalizëm ka thënë një filozof Zhan Bordiare, ka një rikthim të matriarkatit. Për mua, çështja e emancipimit të gruas, nuk është aq juridike, sesa është një çështje e së ardhmes së qenies njerëzorë në përgjithësi.

 

â–ºIntervistë e realizuar për Emisionin "Kush është...?" në RTSH (05.05.2015)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
The Mirror - ELHAIDA DANI E DENJË PËR TË FITUAR, NËSE BIND EUROPËN (05.08.2015)
PSE 6 MAJI 2015 I REXHEP DEDUSHAJT ËSHTË NJË DATË E RE NË KALENDARIN E KOHËS?Nga RAMIZ LUSHAJ (05.06.2015)
AMBASADORI MAQEDONAS LA BARSË DIPLOMATEN SHQIPTARE (05.05.2015)
NISHANI DEKOROI AT SEBASTIAN VAZHKALANË ME DEKORATËN 'NËNË TEREZA' (05.04.2015)
GRUPI GJERMAN QË E KËNDON SHQIP KËNGËN TONË 'KUR JAM KÂNË NJI VAKT I RI' (05.04.2015)
KRISTJAN SOKOLI, SHQIPTARI I PARË NË NFL - DUA T'I NDEROJ SHQIPTARËT (05.03.2015)
BASHKIM PA KUSHTËZIME DHE FISNIK I LDD-së ME LDK-nëNga IDRIZ ZEQIRAJ (05.03.2015)
NË PËRKRAHJE TË SHKRIMTARES DHE PUBLICISTES SË SHQUAR VILHELME VRANARI HAXHIRAJNga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.27.2015)
NGA HISTORIA E IDEVE, TEORIVE DHE MENDIMIT TË NJOHUR POLITIK(Duke menduar në shtetin e ri kosovar...)Nga AGRON SHABANI (04.25.2015)
POETJA E VOGEL E SHENGJINITNga ZEQIR LUSHAJ (04.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]