Presidenti i Kosovës: Vizita jonë në SHBA vizitë historike
E Enjte, 03.05.2009, 10:16am
QIK - Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, pas kthimit nga vizita disaditëshe në SHBA, këtë vizitë e vlerësoi historike. Ai tha se nga zyrtarët e lartë amerikanë është shprehur edhe njëherë përkrahja e plotë për Kosovën. "Morëm konfirmimin e fuqishëm të SHBA për mbështetje të Kosovës në tri elemente më të rëndësishme që janë të nevojshme të theksohen. SHBA do të angazhohet fuqishëm në mbështetjen ekonomike të Kosovës, do të angazhohen fuqishëm në nxitjen e vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që janë mike me SHBA, që të shpejtojnë me procedurat e njohjes së Kosovës.
|
|
 |
Një shesh i komunës Bajram Pasha në Stamboll pagëzohet me emrin e Adem Jasharit
E Djelë, 03.01.2009, 11:45am
RTK - Që nga dita e djeshme (e shtunë) një shesh i komunës Bajram Pasha në Stamboll do të mbajë emrin e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Adem Jashari.
|
|
 |
Porti i Shëngjinit porti i integrimeve shqiptare
E Djelë, 03.01.2009, 09:30am
Nga Bujar LESKAJ
Racionaliteti ekonomik dhe racionaliteti politik në një kahje të përbashkët për integrime shqiptare, për mirëkuptim ndërshqiptar e prosperitet mbarëkombëtar, përmes dhënies në përdorim të Portit të Shëngjinit, Qeverisë së Kosovës, në funksion të ekonomisë dhe biznesit kosovar
Në raportin vjetor të Punës së Qeverisë Thaçi, (Prishtinë dhjetor 2008), theksohet se: “Prioritet parësor i Qverisë së Kosovës vazhdon të jetë intesifikimi i zhvillimit ekonomik. Rritja ekonomike do të realizohet përmes intesifikimit të investimeve, privatizimit të mëtejshëm dhe ristrukturimit të ndërmarrjeve publike, shtimit të aftësisë konkuruese të ekonomisë dhe rritjes së eksportit. Qeveria e Kosovës ka aplikuar politika që synojnë: rritje ekonomike, uljen e shkallës së papunësisë, përmirësimin e kushteve sociale dhe zvogëlimin e varfërisë. Në mënyrë që të jetë konkuruese me vendet e rajonit për tërheqjen e investimeve të huaja direktâ€.
|
|
 |
Preteksti absurd për hedhjen e bombës në oborrin e ambasadës sovjetike
E Shtunë, 02.28.2009, 09:15am
Intelektualët e vrarë nga diktatura komuniste 58 vite më parë ishin; Sabaha Kasimati, Mehmet Shkupi, Ali Qoralliu, Anton Delhysa, Gafur Jegeni, Fadil Dizdari, Gjon Temali, Haki Kodra, Jonuz Kaceli, Lluka Rankoviç, Manush Peshkopia, Myftar Jegeni, Niko Lezo, Pjerin Guraziu, Reiz Selfo, Zyhdi Herri, Tefik Shehu, Thoma Katundi. Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, në kujtim të 22 intelektualëve, "viktima të terrorit komunist", sot ndodhet një memorial, i ngritur në vitin 1993.
|
|
 |
Socialistëve do t'u duhet të numërojnë gjatë
E Premte, 02.27.2009, 08:26am
Mujë BUÇPAPAJ
Ndërsa Instituti "Global Insight", parashikon që Shqipëria të ketë rritjen më të madhe ekonomike në Europë për vitin 2009, elita e majtë po përpiqet të trimërojë mbështetësit e vet, duke numëruar ditët deri në zgjedhjet e qershorit.
Me fjalë në erë dhe argumente false, opozita socialiste po përdor në këtë prag fushate elektorale argumentin e fundit që mund të përzgjedhë një opozitë, një farë presioni kryesisht për administratën. Biles një zëdhënës i PS-së me një gjuhë të vrazhdë shkoi më tej, duke kërcënuar punonjësit e rendit dhe të sigurisë për masa drastike ndaj tyre, siç tha ai "pas 28 qershorit". Është krejt e qartë se kjo qeveri ka angazhim kryesor mbajtjen e zgjedhje të lira dhe të ndershme, por PS dhe të majtën nuk mund të ndalojë askush të fantazojë skenar të manipulimi, apo të krijojë sondazhe artificiale, propagadistike për fitore përmes kërcënimesh, duke lënë të nënkuptohet se, shtabi që i prodhon është vërtetë i çorientuar.
|
|
 |
Meta në Vlorë, Rama në Budapest, autostrada në mes...
E Enjte, 02.26.2009, 08:52pm
Nga Ramiz LUSHAJ
Ilir Meta, aktualisht Kryetar i Komisionit Parlamentar të Integrimit dhe njëkohësisht Kryetar i LSI dhe ish Kryeministër, në një vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e vizitoi e foli për Korridorin e Shqiptarëve në tre segmente të saj: në Kukës, Tunelin e Kalimashit dhe në Vlorë.
Në anën tjetër, Edvin Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës e Kryetar i PS, në këtë fund shkurti shkoi në Budapest.
|
|
 |
Udhëheqësit e Kosovës në festimet e përvjetorit të pavarësisë në Uashington
E Enjte, 02.26.2009, 08:56am
Zëri i Amerikës - Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara organizoi mbrëmë një pritje me rastin e përvjetorit të pavarësisë dhe vizitës së udhëheqësve më të lartë të Kosovës në Uashington. Pritja u zhvillua në një sallat e hotelit "The Embassy Suites", ku morën pjesë qindra shqiptarë të ardhur nga mbarë Amerika, si dhe kongresmenë e zyrtarë të Departamentit të Shtetit.
|
|
 |
Zef Simoni, meshtari që u shugurua nga Papa Gjon Pali II
E Martë, 02.24.2009, 10:14am
Më 21 shkurt në moshën 80-vjeçare, ipeshkvi shqiptar imzot Zef Simoni, ndërroi jetë në qytetin e tij të dashur, Shkodër. I lindur në Shkodër më 1 dhjetor 1928, pati një jetë të ngarkuar me ngjarje sa të trishtuara, aq edhe të gëzueshme. Kryedioqeza e Shkodrës, Kisha katolike e Shqipërisë dhe bota e kulturës shqiptare humbën një meshtar, ipeshkëv, dëshmitar të kalvarit që populli shqiptar pësoi gjatë periudhës së tmerrshme të regjimit komunist dhe shkrimtar të pasionuar.
|
|
 |
KOSOVA NË OKB APO DREJT TIRANËS OSE SHKUPIT
E Djelë, 02.22.2009, 08:24am
Nga Ramiz LUSHAJ
Kosova, në ecjen e pashmangshme dhe të pakthyeshme drejt Pavarësisë, në vështrimin historik, diplomatik e juridik, merr rëndësinë e vet të pakufijshme njohja e saj horizontale nga shtete të vecanta të planetit dhe njohja vertikale nga institucione ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara, etj. Për njohjen ndërkombëtare të shtetit të ri të Kosovës, në këto dy vite, kemi tri dukuri: E para: shpallja e Pavarësisë së Kosovës e njohja e shtetit të saj, u bënë në mënyrë të sinkronizuar e të koordinuar me Uashingtonin e Brukselin, në linjën euro-atlantike SHBA-BE dhe, më ngushtësisht me vendet e të cilësuarit “Grup i Kontaktit për Kosovënâ€, si me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, Republikën e Francës, Repeblikën Federale të Gjermanisë e Republikën e Italisë, që e kanë, në kuadrin e UNMIKU-t, në 5 administrime sektoriale gjeopolitike e ushtarake territorin e Kosovës.
|
|
 |
Shaban Polluzha i dekoruar me titullin Hero i Kosovës
E Shtunë, 02.21.2009, 08:54am
Shaban Polluzha i dekoruar këto ditë nga Presidenti Fatmir Sejdiu me titullin Hero i Kosovës, lindi në vitin 1873 në Polluzhë të Drenicës. Shaban Polluzha ishte i biri i Mustafë Rexhep Kastratit që kishte vetëm një vëlla Dervishin, i cili vdes ne moshë të re dhe nuk la trashegimtar. Shaban Polluzha rrjedh nga një familje me gjendje ekonomike mesatare. Shabani nuk ishte i arsimuar, por si i ri u inkuadrua në jeten politike, të cilën ia imponuan rrethanat dhe padrejtësitë e regjimeve pushtuaese. U konfrontua me bullgarë e austriakë gjat Luftës së Parë Botërore, dhe me regjimin e jugosllavise borgjeze. Gjatë mbretërisë jugosllave ishte i inkuadruar në jetën politike, kryetar e deputet. Shpesh konfrontohej me qarqet e regjimit antipopullorë dhe për një kohë u detyrua të kalojë në ilegalitet në Shqipëri. Gjatë luftës se Dyte Botërore ishte komandant i një pjesë të frontit në Mal të Zi, Kollashin dhe Sanxhaku i Tregut të Ri, ku u dallua për organizim e strategji.
|
|
 |
Faqe 123/123: « :: ... 117 118 119 120 121 122 123
|