VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË NDERIM TË JETËS DHE VEPRËS SË NDRITUR TË AZEM HAJDINIT-XANINga ADEM BERISHA

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 08:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

NË NDERIM TË JETËS DHE VEPRËS SË NDRITUR TË AZEM HAJDINIT-XANI

Nga ADEM BERISHA


E Djelë, 09.26.2010, 09:32am (GMT+1)

 

Me dhimbjen dhe pikëllimin më të thellë mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të një burri të veçantë që sot të rrallë i ka shqiptaria, intelektualit, shkrimtarit, luftëtarit të Lëvizjes së armatosur të komandant Shaban Palluzhës, përjetuesit dhe mbijetuesit të Masakres Famëkeqe të Tivarit të 1945-ës, autorit të më se 8 librave me tema në të cilat historianët kishin dështuar, veprimtarit të spikatur për gjatë gjithë jetës së tij për çështjen kombëtare dhe mbi të gjitha burrit të burrave e humanistit të rrallë, mikut tim më të dashur që kisha për rreth dyzet vjet rresht, Azem Hajdini-Xani. Me lot rrëke për faqe shkruaj këtë nekrolog përmes të cilit i shpreh ngushllimet e mia më të thella gjithë popullit liridashës shqiptar, familjes se të ndjerit dhe gjithë miqve e dashamirëve të tij.

I përmotshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e ndritur të këtij veterani të luftës dhe paqës, të Madhtt e të paharrueshmit nëpër breza, zotëri Azem Hajdini-Xani.

Për këtë burrë burrash, një vit më parë unë kisha shkruar edhe këto vargje modeste poetike të cilat po ua prezantoj në vijim mu në ditën e varrimit të Azemit, sot më 20. 09. 2010. në vendlindjen e tji, fshatin Dashec të komunës së Skënderajt. Më poshtë do të vendos edhe linkun nga Wikipedia ku shkruhet më gjërësisht për jetën dhe veprën e ndritur të këtij veterani të luftës dhe paqës.

MBIJETESË STUHISHË

Azem Hajdinit-Xani në ditëlindjen

e 85-të 15. 07. 2009

Njeriu jeton sa vepra e tij

e kujtimi për të nuk zhbëhet kurrë,

kur len gjurmë në histori,

lind si engjëll e vdes si burrë.

Të vish nga çerdhja e shqipeve të malit,

nga Drenica trime-kreshnike,

të luftosh krah komandant Shabanit

padyshim, është vepër heroike.

Një Tivar famëkeq të mposhtësh

për shumë kë që ish fat i zi,

përball bishave të mos gjunjëzohesh

të mbijetosh është mrekulli.

Kur shumë sfida tejkalon

e faqebardhë mbetesh përherë,

gjithë shoqëria të admiron

si njeri që ka shumë vlerë.

Burrë i burrave Azem Xani

lind e rritë ku u lind trimëria,

gjithë çka kishte atdheut i fali

për të do të shkruaj dhe historia.

Udhërrëfyes është për rininë

drejt të ardhmes për të marshuar,

mbi të gjitha të çmojë lirinë

atdheun e vet për t'a lulëzuar.

Vepra e tij është e përmotshme

kurrë s'do të zbehet nëpër breza,

vlera e saj është e devotshme

për gjithë ne do të shndrij si rrezja.

Në këto pak vargje që radhita

shumëçka mbeti e pathënë,

shumë më shumë do flasin veprat

vetë Azemi që na i ka dhënë.

ADEM BERISHA


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SI E NJOFTA MARTIN CAMAJNNga At DANIEL GJEÇAJ (09.25.2010)
KRAHINA E PRESHEVËS A DUHET TË BASHKOHET ME KOSOVËN?Koha për ndryshime, nuk shkon më kështu!Nga KUSHTRIM MALIQI (09.24.2010)
KRESHNIK TARTARI/DËSHTON NË PALERMO, MBRETËRON NË SAN MARINONga AGRON SEJAMINI (09.23.2010)
AJO ISHTE ME NE...Artistes së madhe Drita PelinguNga KOZETA MAMAQI (09.22.2010)
SHQIPTARJA E SHENJTË ME PREJARDHJE KATOLIKENga ALBAN VOKA (09.21.2010)
GJUHA SHQIPE ËSHTË E BUKUR EDHE SI GJUHË ZYRTARE AMINISTRATIVO-SHTETËRORENga ADNAN ABRASHI (09.19.2010)
MARTIRËT E DEMOKRACISËNga RESHAT KRIPA (09.18.2010)
MUNGESAT DHE PROBLEMET E SHQIPTARËVE NË QYTETIN E MANASTIRIT (09.17.2010)
REBELI I PAPËRKULUR - QANI ÇOLLAKUKujtime nga NAUM PRIFTI (09.15.2010)
FATMIRA HAJDARI: AZEMIN E VRANË PËR LUFTËN E KOSOVËS (09.13.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]