UEFA PREZANTON MASKOTËN EURO 2016 NË FRANCË
E Martë, 11.18.2014, 06:50pm (GMT+1)
Organizatorët e Kampionatit të ardhshëm Evropian të Futbollit 2016 në Francë, prezantuan maskotën zyrtare të kampionatit, dhe bëhet fjalë për një djalë të veshur në fanellën e kombëtares së Francës me numrin 16 dhe me mbulesë të kuqe.
Maskota është prezantuar në faqen zyrtare të UEFA-s. Djali-maskotë ende është pa emër, ndërsa për këtë do të vendosin rezultatet e votimit në faqen mascot.uefa.com ku janë ofruar emra si Driblou, Goalix, Super Victor.
Votimi do të jetë i hapur deri më 26 nëntor, dhe rezultatet do të publikohen nga mesi i dhjetorit.
www.voal-online.ch
|