MË TË PASURIT E BOTËS PARAPËLQEJNË UBS - BANKA ZVICERANE NË KRYE TË KLASIFIKIMIT BOTËROR
E Enjte, 07.17.2014, 03:38pm (GMT+1)
Voal-online.ch - UBS mbetet numër një në botë për depozitimin e pasurive më të mëdha të botës. Me një tërësi prej 1967 miliardë dollarësh të fondeve të administruara, banka ruan pozicionin e saj para amerikanes Bank of America.
Pas tyre renditen Morgan Stanley e Credit Suisse, me 888 miliardë dhe që është ngjitur një vend më lart krahasuar me vitin e shkuar, sipas një studimit të Scorpio Partnership.
Mes 25 administruesve të pasurive botërore, që zotërojnë tri të katërtat e 20'000 miliardëve të pasurive më të mëdha të botës, janë edhe 4 banka të tjera helvetike: Pictet (10.), Julius Bär (12.), Lombard Odier (17.) e Safra Sarrasin (24.).
ATS/
www.voal-online.ch
|