RRETH NJË MILION NË STREET PARADE - PJESËMARRJE E MADHE NË NGJARJEN TRADICIONALE MUZIKORE TË ZYRIHUT
E Djelë, 08.03.2014, 09:46am (GMT+1)
Një pamje nga lart e qendrës së qytetit të Zyrihut gjatë veprimtarisë
Voal-online.ch - ZYRIH - Ishin gati një milion veta të shtunën në bregun e liqenit të Zyrihut për të marrë pjesë në Street Parade. Rrugët e qendrës historike u mbushën plot me masën e "ravers" në kostume dhe nga shikuesit, të ardhur nga e gjithë Evropa, të cilët kanë ndjekur 30 "lovemobiles", duke kërcyer nën ritmin marramendës të muzikës tekno, e cila shërndahej nga altoparlantët e montuar mbi kamionë në lëvizje.
Në manifestimin e madh, tashmë në edicionin e 23të, kanë marrë pjesë mbi 200 DJ, që e kanë prirë vargun e gjatë 2, 4 kilometra të rrjedhës nën moton "Enjoy the Dancefloor - and save it" (jetoje festën dhe resektoje atë). Më se 100 trena specialë janë vënë në dispozicion nga FFS. Nuk kanë munguar ndërhyrjet e ndihmës urgjente mjekësore dhe të policisë: me se 400 veta janë ndihmuar nga ekipet shëndetësore, 11 veta janë arrestuar nga policia për shpëndarje droge.
Pamje tokësore
Pamje tjetër tokësore
www.voal-online.ch
|