Voal-online 4 mars-Kinemaja është
mjedisi i regjisorit, kështu që ti pyet veten: "E çfarë dua unë?" Të
jesh aktor do të thotë të përshtatesh - fizikisht dhe shpirtërisht. Nëse kështu
dukesh bukur dhe të tjerët të admirojnë, atëherë faleminderit. Dhe nëse ti
kërkon të rrëmbesh gjithçka prej saj, atëherë pse jo.
Edhe prej moshës fare të vogël,
unë e dija se nuk doja të humbja asnjë shans të jetës, sado që ai mund të
konsiderohej i rrezikshëm.
Çdo ditë është një kompromis. Të
jetosh me dikë kërkon shumë mirëkuptim. Por mua më pëlqen të jem e martuar.
Vërtet më pëlqen pa masë.
Pas një përvoje të tillë, tani e
ndiej veten disi më të qetë. Është e çuditshme, por e trishtuar. Unë mendoj se
gjithnjë do të jem e trishtuar.
Vërtet njerëzit kanë thënë gjithçka në fytyrë të tokës. Unë dua vetëm të merrem
me punën time, t'i rrit fëmijët e mi, dhe me shumë shpresë se do të gjej dikë
që ta ndaj jetën time me të përsëri.
Gjithmonë kam dashur dasmë me
qirinj! Mendoj se drita e qirinjve është drita më e bukur dhe ka diçka tejet
hyjnore në veten e saj.
Besoj se aq merr, duhet të japësh. Është e domosdoshme që të mos përqëndrohesh
aq shumë tek vetja.
Nuk besoj se do të kem femra
dubluese të trupit tim ne ndonjë film.
Unë kam trup djaloshi. Do të doja të kisha më shumë forma, sepse mendoj që do
të isha më e bukur. Do të doja shumë më tepër të kisha trupin e J. Lo.
(Xhenifer Lopez, shënim përkthimi) se trupin tim.
Kam tjetër mendim. Nuk bëj
denoncime në gjykata, sepse nuk e çaj kokën fare.
Unë kam pakëz bark, një grimëz bezdi. Është diçka që nuk dua ta humbas. Më
pëlqen pak butësi. Nëse e humbas, Tomi më braktis.
Unë dua vetëm të kandidohem; lypësit nuk mund të zgjedhin.
Më pëlqen të aktroj, por nuk më
pëlqen gjithçka që e shoqëron atë. Interesi për famozët, shtypi, Interneti, kur
identiteti yt përzihet në mënyrën si njerëzit të knceptojnë.
Më pëlqen të aktroj, por shumë më
tepër t'i marr fëmijët dhe t'i çoj në zoopark.
Më pëlqen të punoj me njerëz që
janë të frymëzuar dhe ngulmues.
Nuk e kam përfytyruar kurrë se do
të luaj në një muzikal, kjo në vetvete është një çmim për mua.
Kurrë nuk i kam lexuar komentet. Unë jam krenare për punën që bëj.
Nuk mbaj kurrë syze, përveç kur
lexoj reklamat në televizor. Unë dua të ekzistoj në kokën time. Kjo është një
mënyrë arratisje nga bota dhe mbrojtje e vetes.
Nuk i lejoj gjërat që më ndodhin të më bëjnë më të hidhur.
Mendoj se aktorët janë duke fituar më shumë pushtet këto kohë, por unë jo. Unë
qëndroj shumë larg vendimeve, mënyrës si orkestrohen gjërat, çfarë ka
ndryshuar. Unë dua të qëndroj tërësisht në rol si aktore dhe si personazh.
Mendoj se çdo rol merr diçka prej
teje dhe vërtitet rrotull teje gjatë gjithë jetes. Unë mendoj se kurrë nuk i
braktisim anjërin nga rolet.
Mendoj se do të ishte shumë e trishtueshme nëse unë nuk do të jem e zonja të
kem një foshnje.
Mendoj se është shumë e rëndësishme që ne të mos i mbajmë kokat gjithnjë lart
dhe të themi se gjithçka shkon mirë.
Mendoj se gjoja më e vështirë është ta lejosh veten tënde të jesh e dashuruar,
kështu që të marrësh dashurinë dhe ndjenjën që meriton është një betejë e
vërtetë. Supozoj se këtë e kam mësuar tani së voni, ta lejoj veten time të jem
e dashuruar.
Veten time mund ta përshkruaj si tejet emocionale. Nëse diçka më rrënon, ajo
vërtetë më rrënon. Nëse diçka më zemëron, vërtet më zemëron. Por gjithçka më
lexohet në ballë. Unë nuk mund të fsheh asgjë. Dhe jam gjithashtu besnike dhe
mendoj se kështu ndjehem mirë.
Unë nuk
doja të martohesha, por famirësisht Tom Cruise u martua me mua.
Do më pëlqente të jem e zgjuar.
Njeriut i duhet shumë përvojë derisa të bëhet i zgjuar. Por unë nuk do të
nguroj fare.
Jam një njeri që e mbaj me vete në të ardhmen gjithçka që më ka ndodhur në të
kaluarën time. Unë mendoj ende plotësisht në dashurinë dhe mbetem e hapur ndaj
gjithçkaje që më ndodh mua.
Unë jam një grua, një nënë, një vajzë, një motër. Jam një person real duke
vepruar në botë. Unë ndjehem keq kur diskutohen gjërat tejet private. Më duket
sikur e tradhtoj veten time dhe fëmijët e mi.
Unë nuk e di çfarë e ardhmeje më
pret, por e di se jam pozitive dhe nuk zgjohem me ndjenjën e dëshpërimit. Babai
më thoshte: "Nik, le të jetë si të jetë, gjërat nuk shkojnë asnjëherë siç
duam, shkojnë ashtu si shkojnë."
Është gjë tejet e çuditshme. Unë nuk kam frikë nga gjarpërinjtë apo nga
merimangat. Por kam frikë nga fluturat. Ka diçka të neveritshme tek ato. Diçka të urryer!
Jeta
është me dredha e me kthesa. Ti duhet ta kesh mendjen kudo që hedh hapin.
Zgjedhjet
e filmave i bëj në mënyrë spontane.
Qëndroi larg diellit, sepse është gjëja më e keqe sa i përket moshës. Jam shumë
mjeke. Vij nga një familje mjekësh.
Në Amerikë nuk je askush nëse nuk je në TV./Elida Buçpapaj