EKLIPSI I DYSHUAR Nga ADEM ZAPLLUZHA
E Djelë, 08.17.2014, 10:57am (GMT+1)
Trishtueshëm u dëgjuan Kollitjet e psalmeve Dheu dëneste Si fëmijët Pas lodrave të humbura
Zërat e shurdhëta të kambanës Mbyteshin tej hapësirës Akullnajat e përgjumur Përkundnin ëndrrën e përmbytjes
Thënë se këto fantazma biblike Zgjohen për çdo ditë Kurse ne Nuk jemi në gjendje Të shohim asgjë përtej hundëve
Kruajmë veshin Kur na bezdisin mushkonjat Dhe qeshim deri në çmendi Pasi që paraqitet eklipsi i dyshuar Në virgjërinë e hënës
ADEM ZAPLLUZHA
|