VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI2

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 04:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI2
E Hënë, 08.10.2009, 01:01pm (GMT+1)

                                                       

 

 

Na vjen keq të thomi sot këtu se n'atë kohë të shkurtër (21 Shtator 1911 18 Korrik 1912) q'ay pati Diellin në dorë si editor solli pengime për bërjen e bashkimit të shoqërive fshatare, dhe për atë shkak e qërtoj Fan Noli botërisht me anë të shtypit. Fakti është se që Fan Noli ay që i futi "grekomanët" në vathën kombëtare të Vatrës, jo se ay ish me i zoti nga të dy shokët e tij (Floqi dhe Konitza), po e kish jaken të kthyer seprapi dhe i dëgjohej fjala më tepër nga fanatikët.

Dhe kur shkrojti Kristo Floqi se "Faik Konitza bëri propagandë të madhë që u-zgjoth sekretar-editor" kundrë tij në kuvendin e Korrikut 1912, artikulli i tij e humbi krejt vlerën historike dhe mori ngjyrën e polemikës një çerek shekulli të vjetër. E vërteta është që kuvendi zgjodhi Konitzen kundrë Floqit shkaku se ay ish njeriu më i zoti për atë ofiq.

Artikullin e të përkohëshmes shkodrane "Leka" prej Kristo Floqit e rishtypi Revista "Shejzat" me rastin e festimit të 60-vjetorit te Diellit në Nëntorin 1969.

 

Kur krisi lufta ballkanike në Tetorin 1912 dhe u-muar vesh se Turqia e humbi luftën dhe Shqipëria ish në rezik të math nga fqinjët e saj, Federata Vatra thirri një Mbledhje të Madhe ("Big Meeting") në Boston me 17 Nëntor 1912. Mbledhja u-mbajt në Lawrence Hall dhe muarnë pjesë disa qindëra Shqipëtarë të trembur për fatin e Atdheut të tyre. Organizatorët e mbledhjes qenë këta: Faik Konitza, Fan Noli, At Naum Cereja, Lambi Çikozi dhe disa atdhetarë të tjerë.

 

Mbledhjen e hapi Faik Konitza si zyrtari më i lartë i Vatrës, dhe passi foli pakë mi rezikun e math që ndodhej Shqipëria dhe se ç'munt të bëhej për shpetimin e saj nga ay rezik, kërkoj nga mbledhja zgjedhjen e një çairmani. Për çairman u-zgjoth Kostaq Lepeishti, përfaqësonjës' i kollonisë shqipëtare Jamestown, N.Y. Cairmani lëvdoj më fjalë të zjarrta organizatorët e Mitingut, dhe hapi Flamurin e Skenderbeut duke thënë:

"Këtë Flamur të shëntë do t'a shpjemë shpejt t'a ngulim në dhe të bukur të Shqipërisë!"  Ajo dekllaratë atdhetare e çairmanit u-prit me brohoritje të madhe nga populli i mbedhur atje.

 

Të gjithë folësit stigmatizuan sjelljet e egëra, çnjerëzore dhe barbare të Grekëve dhe të Serbëve kundrë popullit shqipëtar, i cili ndenji neutral n'atë luftë! Në fjalen e tij, Fan Noli dha ca shpjegime mi politikën e Austrisë dhe lëvdoj Perandorin Franc Josef edhe Kryeduken Franc Ferdinand t'Austrisë për dashurinë e tyre kundrejt kombit shqipëtar. Ajo Mbledhje e Madhe Shqipetarësh hoqi disa kabllograme dhe telegrame protestimesh si ne London, në Viene, në Berlin, në Romë, në Vatikan, në Paris dhe në Washington kundrë barbarive greke dhe serbe në Shqipëri. Tekstet e atyre protestëve, të shkruara prej Faik Konitzes dhe t'aprovuara nga Mbledhja, u-botuan në Dielli, në koleksionin e Nëntorit 1912, dhe janë shëmbëlla për studentët e historisë. N'atë mbledhje u-përfaqesua shtypi i huaj, dhe gazetat amerikane, veçanërisht të Bostonit, i dhanë një buje mjaft të madhe atij Mitingu Shqipëtaresh.

 

Dhjetë ditë më von pas atij Mitingu, me 28 Nëntor 1912, u-ngrit Flamuri i Skenderbeut dhe u-kasnecua Independenca e Kombit Shqipëtar prej përfaqësonjësve të popullit të mbledhur në Vlorë nënë kryesin' e Ismail Qemalit. Menjëherë Federata Vatra uroj me kabllo Guvernën Provizore të Ismail Qemalit për shpalljen e Lirisë, dhe u-lutej përfaqesonjësve të popullit për zgjedhjen e një princi evropian për mbret të Shqipërisë. Ay urim i Vatrës dolli në Diellin me daten 5 Shën-Endre 1912, i nënëshkruar nga Faik Konitza, i cili fliste n'emër të Komisionit Qendral.

 

Për çudi, Dielli i datës 28 Nëntor 1912 botonte një lajmë të marë nga shtypi i huaj i cili thosh se flamuri i Shqipërisë u-ngrit në Durrës me 23 t'atij muaji. I bazuar në lajmin e shtypit të huaj, editori shkrojti një artikull të bukur në Dielli, nga i cili heqim këto radhë.

 

"E 23-ta ditë e këtij muaji do të mbetet e pavdekur në histori të Shqiperise . . . Pas 444 vjet roberie, Kombi yne mer perseri fryme. Flamuri i shëntë i atdheut valon përseri në male të Shqipërisë. Le t'a hapim sot zemrën t'onë të gëzimi i kësaj dite të madhe. Nesër, na presin hidhërime të tjera, nesër do t'dëgjojmë të lehurat e çakajve që duan të na copëtojnë. Po sot jemi tërë shpresë, tërë kurajë, tërë gëzim.

"Kasnecimi i Lirisë në Durrës ushtoj në zemër të çdo Shqipëtari, edhe Ismail Qemali u-bë një fytyre historike." (Dielli: 28 Nentor 1912.)

 

Ay lajmë u-hap gabimisht nga gazetarë të huaj, të cilet e dijin qellimin e Ismail Qemalit përse vinte në Shqipëri, dhe pandehnë se misioni i tij u-mbarua kur dolli në Durrës.

 

Me shpalljën e Independencës dhe formuarjën e guvernës provizore, u-desh dhe një mbret. Ishin disa princër nga dyer mbretërore si kandidatë për fron të Shqipërisë, po midis tyre Shqipëtarët e Misirit, disa atdhetarë si poeti kombëtar Andon Zako-Çajupi, Jani Vruhu dhe shokët e tyre deshnë princ Ahmet Fuatin e Egjyptes dhe kërkuan nga Federata Vatra që të përkrante kandidaturën e tij për mbret të Shqipërisë. Atdhetarët e atjeshmë e proponuan kandidaturën e atij princi për aresyen se "ay rrithte nga gjak Shqipëtari."

 

Kandidaturen e Princ Fuatit nuk e pëlqeu Vatra, dhe e kundërshtoj rreptësisht Faik Konitza i cili drejtonte Diellin, kryesonte Vatrën dhe fliste me autoritet n'emër të Komisionit të Vatrës. Kundërshtimin e atij dhe të Vatrës ay e bazonte më tepër në këto dy pika:

1) Me një princ arap në fron të saj si mbret, Shqipëria do të shikohej me sy të keq prej botës së qytetëruar të Perëndimit, dhe munt të quhej si një Shtet i vogël Oriental në mes t'Evropës nga armiqt' e saj; dhe

2) Shqipërisë, thosh ay, i duhej për mbret një princ evropian i kulturuar dhe i pajosur me parimet e Perëndimit, edhe me një mbretëreshë të vetem të qytetëruar e cila të fitonte respektin dhe dashurin' e popullit shqipëtar, dhe jo një mbret Asiatik me hareme dhe Arapë të tredhur në Pallat!

 

 Më në funt, fuqit' e huaja që interesoheshin për punët e Shqipërisë, më tepër Austria dhe Italia, jo se ato e deshnë me shumë po patnë interesat e tyre, pëlqyenë kandidaturën e Princ Wied-it i cili u kurorëzua si "Wilhelm I, Mbret i Shqipërisë." Ay arriu në Durrës me 7 Mars 1914, dhe iku nga Shqipëria në Shtator t'atij viti. Princ Wied-i pati 100 për qint përkrahjen e Vatrës, i cili fitoj shpejt dhe dashurin' e Vatranëve, shkaku përse s'munt të meret me mënt, po ndothta për arësyen se ay që i pari mbret i Shqipërisë që nga koha e Skenderbeut.

 

Një javë pas Mitingut të Math, më 23 të muajit, u-mbloth Komisioni i Vatrës në zyrë të saj. Mbledhjën e kërkoj Fan Noli, anëtar i Komisionit, i cili deshi të shkonte n'Evropë dhe kërkoj një kartë zyrtarishtë nga Vatra në të cilën të njihej si përfaqësonjes i kollonisë shqipëtare t'Amerikës. Vatra nuk i dha kartën që kërkoj, dhe ay iku nga mbledhja i zemëruar. Ikja e tij n'atë mënyrë që një mosmarëveshje e vogël, po njerës që e bëjnë mizën buall i dhanë kuptimin "përçarje"! Për atë shkak, Dielli me datën 28 Nëntor 1912 botoj një artikull pakëz t'ashpër, i cili fillonte kështu:

"At Fan Noli iku nga Amerika me 27 të Vjeshtës Tretë (1912). Vendin ku shkon, qellimin për të cilin shkon, nukë munt t'i çfaqim, se nuk i dimë as vetë, me qenë që At Fan Noli iku pa u-marë vesh me njeri edhe pa i lënë njeriu mëshëndet.

"Kjo ikje për një destinatë të panjohur, përhapi në Boston dhe rrethet fjalën që qenka bërë një "˜përçarje' në mes t'onë. Fjalë si këto sjellin dëm shumë, dhe kemi venë re qe sa më tëpër të heshtim, aqë më tepër u japim shesh që të riten dhe t'udhetojnëe. Qëe t'i presim këto fjalë përçarjeje në rrënjë, deshmë të rrëfejmë të vërtetën, pa të shtuar dhe pa shkurtim. Nga këto që thamë, patë se ngjau një mosmarëveshje në mes t'onë për një pikë të veçantë, po as fare përçarje për punët e përgjithëshme.

 

"Dielli i uron At Fan Nolit një udhë të mbarë dhe të gëzuar."

 

Më këto fjalë mbaronte artikulli i Diellit, i cili ish pakë i gjatë. Fan Noli ahere shkoj në Shqipëri, dhe dolli në Vlorë.

 

Në fillim, për tre a katër vjet, kuvendet e Vatrës mblidheshin dendur se shumica e degëve të saj ishin afër Boston-it, dhe për çdo gjë më pakë rëndesi thërriteshin kryetarët e tyre në zyrë të Federatës për një "kuvent të posaçmë". Për shëmbëll, që me 14 Korrik dhe gjer me 8 Shën-Endre 1912 u-mbajtnë katër kuvende të Vatrës.

 

Në mbledhjën që ka patur Komisioni i Vatrës në zyrë të saj më 15 të Vjeshtës Parë 1912, shikojmë se Sekretari i Përgjithëshm ka dhënë një raport të shtetit të degëve mi përparimet e tyre, edhe pengimet që kanë sjellë armiqt' e çështjes në ca qendra shqipëtare; se Vatra kurdoherë ka patur armiq, disa prej tyre miaft të fortë, dhe është për të habitur se si kjo Fortesë Kombëtare ka qëndruar më këmbë gjer sot!

Gjith'ashtu n'atë mblëdhje të Komisionit Sekretari i Përgjithëshm ka kënduar një letrë të dërguar nga shoqëria shkollare e Korçes e cila tregonte mundimet që pati vitin e shkuar dhe kërkonte ndihmen financiare të Federatës për të mbajtur hapur shkollen shqip. Komisioni e bisedoj kërkesën e shoqërisë në fjalë, dhe i dërgoj 100 dollarë nga arka e Vatrës, sido që arka e saj në fillim ish miaft e varfër. (vijon me DELEGATI I VATRËS NË KONGRESIN E TRIESTES)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VIII (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI. HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX2 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X2 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X3 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI1 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI2 (08.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]