VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Hena 1969, 40 Vjet me pare zbarkimi

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 07:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Hena 1969, 40 Vjet me pare zbarkimi

E Premte, 07.10.2009, 03:32pm (GMT+1)



Kur sonda LRO (Lunar Reconnaissance Orbiter) lëshuar nga NASA më 18 qershor do të fillojë të vëzhgojë dheun hënor, mund të shikojë atë çka ka mbetur nga misionet Apollo të cilat 40 vjet më parë e kanë dërguar për herë të parë njeriun në Hënë. Mund të shikojë, për shembull, modulin e atterrimit Eagle me të cilin më 20 korrik 1969 komandanti i misionit Apollo 11, Neil Armstrong, e Buzz Aldrin prekën dheun hënor, e mund të shikojë edhe modulet e pesë misioneve të tjera të programit Apollo, të cilat e kanë çuar njeriun në hënë.


ZBARKIMI: Përpjekjet e kryera prej vitesh nga 400 000 veta kulmuan në misionin Apollo 11, i cili më 16 korrik 1969 nisi nga Kennedy Space Center i Cape Canaveral (Florida) e më 19 korrik 1969 arriti orbitën hënore. Në orën 22:17 (me orën tonë) të 20 korrikut 1969 Armstrong e Aldrin preknin dheun hënor në bordin e modulit Eagle, teksa kolegu i tyre Michael Collins kontrollonte modulie komandës Columbia. Ndërkaq, nga Toka, mbi 500 milionë njerëz shikonin pamjet e zbarkimit transmetuar drejtpërdrejt nga televizionet në të gjithë botën.


RRUGA PËR NË HËNË: Në 40 vjet nga zbarkimi, të 170 tonelatat e objekteve lënë nga njeriu mbi dheun hënor tregojnë historinë e një udhëtimi për në Hënë shumë të ndryshme nga ajo e sotme. Prekja e dheut hënor ishte objektivi i sfidës midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, lindur në kulmin e Luftës së Ftohtë dhe në të cilën BRSS kishte afirmuar më 4 tetor 1957 primatin e tij në sytë e botës duke lëshuar me sukses satelitin e parë artificial, Sputnik. Dëshmitë janë ende të shpërndara mbi dheun hënor, midis Detit të Reve dhe Detit të Qetësisë, ku kanë rënë sondat sovjetike të lëshuara në fund të viteve 1950. Në Detin e Kthjelltësisë është simboli i një tjetër primati sovjetik, sonda Hëna 2, objekti i parë ndërtuar nga njeriu që ka prekur për herë të parë dheun hënor. Por në Kraterin Kopernik e në Oqeanin e Stuhive gjenden simbolet amerikane, sondat Surveyor lëshuar midis 1966 e 1977. Liqeni i Shkëlqesës tregon ndërkaq një histori shumë më të afërt e shumë më të ndryshme, në të cilën udhëtimi për në Hënë shfaqen protagonistë të rinj, si Europa: pikërisht më 2006 është "zhytur" këtu sonda Smart 1, e Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA).


NJË HESHTJE E GJATË: Njeriu i fundit që ka ecur mbi Hënë ka qenë, në dhjetor 1972, Eugene Cernan, anëtar i misionit të Apollo 17. Pastaj udhëtimi është ndalur për një kohë shumë të gjatë. Një heshtje që, sipas ekspertëve, mund të shpjegohet me materialet e pamasa
që janë marrë (382 kilogramë gurë hënorë) dhe sjellë në Tokë nga misionet Apollo dhe Hëna. Por ndërkohë arritja e Shuttle dhe lindja e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) kishin përqëndruar gjithë vëmendjen, ndërsa misionet shkencore janë përqëndruar mbi planete të tjera të Sistemit Diellor, ende thelbësisht të panjohura.


PROTAGONISTË TË RINJ: "Nga epoka e zbarkimit mbi Hënë gjërat kanë ndryshuar shumë; nuk ka më kundërvënie midis dy blloqeve, por një garë midis kombeve që duan të afirmojnë rëndësinë e tyre në nivel teknologjik, si Kina e India, e kombe, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kërkon të mbajë lidershipin e fituar para 40 vjetësh," vënë re ekspertët e sotëm të vëzhgimit të universit. Mbi këtë bazë janë duke lindur aleanca të reja, të cilat janë larg logjikave të para 20 viteve, me një optikë krejt të ndryshme.



www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vera Bekteshi: Blloku i dhunës dhe njerëzit e mirë të Vodëzës (06.30.2009)
Majkëll Xhekson iku kur ndihej ende i ri (06.27.2009)
Mbreti i Popit Majkëll Xhekson (06.26.2009)
Kameron Diaz ka yllin e saj në Shetitoren e Famës të Hollivudit (06.24.2009)
Figurë epokale e liberalizmit - Largohet nga jeta Lord Ralf Dahrendorf (06.21.2009)
Abraham Linkoln një burrë që fliste vetëNga Theodore C. Sorensen (06.20.2009)
Visar Zhiti: Poezia ime më e fortë se diktatura (06.18.2009)
Horhe Luis Borhes mjeshtri i fantazisë dhe trillimit (06.14.2009)
Gruaja e Tuk Jakovës: Fjalia për të cilën Enver Hoxha urdhëroi zhdukjen e tim shoqi (06.09.2009)
Irrashai Massè: Mirsevini në Tokio kolosal (06.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]