VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Skeleti i lashtë zbulon të fshehta të prejardhjes së njeriut

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 03:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Skeleti i lashtë zbulon të fshehta të prejardhjes së njeriut
E Djelë, 10.04.2009, 08:49pm (GMT+1)

 

Një ekip shkencëtarësh kanë publikuar të dhëna që tregojnë se njeriu mund të ketë rrjedhur jo doemos nga majmuni, por nga një qënie e lashtë, pararendëse e majmunit. Shkencëtarët i bënë publike të dhënat e studimit 15-vjeçar, që filloi në vitin 1994, me zbulimin e Ardit, një Ardipiteku të zbuluar në Etiopi në vitin 1994.

Një skelet i një femre me gjatësi 1.2 metra dhe që mendohet të ketë peshuar rreth 50 kilogramë përfaqëson zanafillën e evolucionit të species sonë. Ky ekzemplar i zbuluar në Etiopi në vitin 1994, kishte madhësinë e një shimpanzeje dhe me një tru në madhësinë e trurit të majmunit. Por mendohet se kur ecte nuk përdorte gjithmonë 4 gjymtyrët, por mund të rrinte edhe në këmbë.

 

Deri tani skeleti më i lashtë i zbuluar ishte Lucy, që ka jetuar 3.2 milionë vjet më parë. Mendohej se rreth asaj periudhe njerëzit kishin filluar të ecnin më këmbë, por me zbulimin e skeletit të Ardit, shkencëtarët mund të provojnë se njerëzimi filloi të ecte që 4.4 milionë vjet më parë.

 

Zbulimi i ri hedh dritë mbi disa fakte të evolucionit njerëzor, deri tani të paditura nga shkenca. Nga studimi i skeletit të Ardit dilet në përfundimin se njerëzit nuk kanë rrjedhur nga majmuni, por nga një para-ardhës i majmunit, nga i cili evoluan dy degëzime të veçanta gjitarësh, njeriu dhe majmunët modernë. Ardi është hallka lidhëse mes nesh dhe para-rendësve tanë të lashtë që jetonin në këtë planet 7 milionë vjet më parë.

 

"Megjithëse shumë primitive, tek kjo krijesë shohim tipare të veçanta që tregojnë se ajo takon në anën tonë të pemës gjenetike. Këto tipare nuk gjenden në pemën gjenetike të shimpanzesë, as të para-ardhësit tonë të përbashkët. Me këtë skelet kemi arritur më pranë se kurrëpara-ardhësit tonë, që jetoi shumë kohë më parë." - thotë ai

Një tjetër zbulim interesant, para 4.4 milionë vjetësh, njerëzit nuk ishin krejt të ndryshëm nga njeriu i sotëm. Dhëmbët e Ardit tregojnë se dieta e saj konsistonte si nga mishi ashtu edhe barishtet, me një fjalë një larmi ushqimesh. Por mbi të gjitha, ky zbulim thekson edhe një herë prejardhjen tonë të përbashët nga Afrika dhe rrugëtimin e gjatë që ka përshkuar njerëzimi që nga ajo kohë. (http://www.voanews.com/albanian)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rruga e gjatë drejt unitetit të Gjermanisë - Një vështrim retrospektiv (10.04.2009)
Stratfor Institute: E ardhmja e Rusisë, më e errët se e kaluara (10.03.2009)
Zbulohet dorëshkrimi i rrallë i At Gjergj Fishtës (10.02.2009)
25 krimet më të tmerrëshme të Shekullit XX (09.28.2009)
Testamenti i Napoleoni Bonapartit/Trupi i Napoleonit dëshmon vrasjen e tij (09.25.2009)
Pse u lejua të falimentojë Lehman Brothers (09.23.2009)
Kriteret për të qenë një mason, duhet të jesh patjetër mashkullIntervistë e gazetës "Time" nga M.J. Stephey (09.22.2009)
Islami dhe sfidat e globalizmitNga Dr Halef Muhammed el-Xherrad (09.20.2009)
Një rrëfim për islamin/E ardhmja nuk është një sfidë e pamundurNga Ali A. ALLAWI (09.20.2009)
Projekti "E kaluara e hapur": Ja si e spiunonte Praga komuniste Milan Kunderën (09.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]