E Premte, 04.26.2024, 11:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FRANCA: KANDIDATI I ZONËS SË EUROS QË DO TË TRONDITET?
E Mërkurë, 08.10.2011, 08:42pm (GMT+1)

Franca ka deficitin më të madh buxhetor dhe borxhet më të shumta mes vendeve elitare të zonës së euros

10.08.2011

Ndër vendet e eurozonës, Franca është vendi i vetëm që rrezikohet të shkëputet nga grupi elitar i shteteve të vlerësuara me AAA. Franca ka deficitin më të madh buxhetor dhe borxhet më të shumta. Problemet e Parisit mund të ushtrojnë ndikim edhe në ombrellën shpëtuese evropiane, sepse Franca është një nga vendet donatore. Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy theksoi sot se do t'u përmbahet reformave që shkurtojnë deficitin.

Për dy ministra francezë pushimet kanë marrë fund. Atyre u kërkuan të kthehen në Paris dhe tani ata japin intervista çdo orë. Ministrja e buxhetit, Pecresse dhe ministri i Financave, Baroin duhet t'i japin pa pushim përgjigje pyetjes, nëse Franca do ta humbasë notën e saj më të lartë, Triple A. Ministri i Financave i qetëson dëgjuesit: "E njëjta agjenci vlerësimi risku, e cila ia uli notën SHBA sapo i dëshmoi Francës se është në rrugën e mbarë me kursimet dhe me reformat."

Ministrja e buxhetit Pecresse plotëson: "Treshja e A-ve tona ishte rezultat i përpjekjeve shumëvjeçare. Ne kemi bërë reforma, ne do të zëvendësojmë vetëm një nga dy vendet e punës të nëpunësve civilë që shkurtojmë, ne kemi ngrirë shpenzimet shtetërore, ngritëm moshën e pensionit - të gjitha këto e bëjnë Francën të besueshme."

Por, francezët nuk ua besojnë ministrave të gjitha këto. Në një sondazh të ri, më shumë se 88 përqind e të pyeturve nuk besojnë që Franca të jetë e mbrojtur nga falimentimi. Në fakt, në klubin elitar të shteteve të vlerësuara për kapacitetin ekonomik me tri A, Franca zë vendin më të dobët. Ajo ka deficitin më të lartë dhe borxhet më të mëdha. Rritja ekonomike ishte më e dobët, nga ajo që pritej dhe shifrat e të papunëve nuk të japin arsye për entuziazëm. Kjo ishte arsyeja që në muajin qershor të vinte një goditje paralajmëruese nga një agjenci e klasifikimit të riskut. "Nëse Franca nuk do t'ia dalë mbanë që t'i vazhdojë reformat në pensione dhe në sistemin shëndetësor dhe që ta konsolidojë gjendjen e buxhetit, atëherë asaj do t`i ulet shkalla e besueshmërisë," u shpreh Standard & Poors.

Disa ekspertë të ekonomisë franceze e shohin vlerësimin me tri A të rrezikuar. Gazetari i temave ekonomike, Nicolas Doze shprehet: "Vendi ynë ka 1600 miliardë Euro borxhe, gati 85 përqind të produktit social bruto. Me këtë gjendje, Franca as tani nuk e meriton notën më të mirë- por ekziston një marrëveshje midis agjencive të klasifikimit dhe qeverisë. Kjo marrëveshje thotë se Franca, nuk do të deklasifikohet në asnjë mënyrë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012, për të mos rrezikuar rizgjedhjen e presidentit."

Nëse Francën e ulin në klasifikim, kjo do të kishte pasoja serioze për ombrellën shpëtuese të Euros. Franca është një vend donator. Nëse ajo largohet, shpatullat për mbështetje duhet t'i ofrojnë të tjerët- nëse mbetet në familje, i rrit edhe më shumë borxhet. Dhe me një vlerësim të dobët nuk do të jetë në gjendje të marrë para hua me interesa të favorshme.

Autor: Evi Seibert/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RALLY ALBANIA, NJË KARTOLINË E BUKUR NGA "VENDI I SHQIPONJAVE" (08.10.2011)
10 Vjet pas Atentatit George W.Bush tregon përpara kamerave te National Geographic ChannelPRESIDENTI GEORGE W.BUSH TREGON PËR 11 SHTATORIN 2001, KUR MËSOI LAJMIN (08.10.2011)
E BIJA E KRYEMINISTRIT TË ITALISË, BARBARA BERLUSCONI: "ASKUSH NUK MUND TË MË THOTË SE CILIN TË DUA"Ekskluzive e Vanity Fair, ku për herë të parë vajza e premierit të Italisë tregon dashurinë e saj të re (08.10.2011)
SPEKTAKËL ME DRITA NË QIELL (08.09.2011)
JACKIE KENNEDY, INTERVISTË TRONDITËSE: "LYNDON JOHNSON E DONTE VDEKJEN E JFK" (08.09.2011)
PRESIDENTI OBAMA: PROBLEMET EKONOMIKE TË SHBA JANË TË ZGJIDHSHME (08.08.2011)
THAÇI: NDRYSHIMI I KUFIJVE TË KOSOVËS MUND TË SJELLË NDRYSHIM KUFIJSH PËR RAJONIN (08.08.2011)
SOT NË HISTORI - 08.08.2011 - (08.08.2011)
BASHKËSIVE FETARE E ETNIKE IU JEPEN KOMPETENCA KUNDËRKUSHTETUESE (08.08.2011)
"NËSE JE SHQIPTARE MOS SHKO NË RUDARE!" (08.08.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]