MANDELA VUAN NGA INFEKSIONI NË MUSHKËRI
E Martë, 12.11.2012, 02:03pm (GMT+1)
Ish presidenti i Afrikës Jugore, Nelson Mandela po vuan nga një infeksion në
mushkëri.
94 vjeçari është shtruar në spital që nga e shtuna.
Në një deklaratë presidenciale thuhet se ai po vuan nga "përsëritja e një
infeksioni të mëhershëm të mushkërive".
Mandela, një simbol i rezistencës kundër racizmit dhe padrejtësisë, ka
udhëhequr luftën kundër minoritetit të bardhë në pushtet në Afrikën Jugore.
Ai ka qëndruar 27 vjet në burgjet e aparteidit.
Ai është shpërblyer me çmimin Nobel për Paqe në vitin 1993 dhe ka qenë
presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës Jugore nga viti 1994 deri me 1999.
www.voal-online.ch
|