PRESIDENTI OBAMA VIZITON QYTETIN ANTIK TË PETRËS
E Shtunë, 03.23.2013, 03:00pm (GMT+1)
Presidenti Obama e mbyll turneun e tij 4-ditor në Lindjen e Mesme me një vizitë
në qytetin antik të Petrës, të ndërtuar mbi gurë.
Presidenti vlerësoi Mbretin e Jordanisë Abdullah për qëndrimin që ka mbajtur
kundër Presidentit sirian Bashar al-Assad, duke thënë se Uashingtoni do t'i
japë edhe 200 milionë dollarë Jordanisë për ta ndihmuar të përballojë situatën
e refugjatëve që po hyjnë në atë vend.
Mbreti Abdullah, që vuri në dukje se deri në 460 mijë sirianë janë në Jordani,
tha se vendi i tij nuk do ta mbyllë kufirin për refugjatët. Ai theksoi nevojën
që komuniteti ndërkombëtar të ndihmojë për zgjidhjen e asaj që ai e quajti
"katastrofë njerëzore".
Përveç çështjeve dypalëshe dhe strategjike, dy udhëheqësit thanë se diskutuan
edhe çështjen izraelito-palestineze gjatë bisedimeve me dyer të mbyllura.
Zyrtarët amerikanë thonë se Sekretari i Shtetit John Kerry ka në plan sot të
takohet veças me udhëheqësit izraelit dhe palestinez, për të vazhduar bisedën
që ata patën me presidentin Obama.
www.voal-online.ch
|