E Hënë, 04.29.2024, 11:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KOSOVË - DËNOHET KËRCËNIMI ME VDEKJE I VEPRIMTARES HUMANITARE NAZLIE BALA
Është dënuar gjerësisht kërcënimi me vdekje i veprimtares Nazlie Bala, pas angazhimit të saj në mbrojtje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

E Shtunë, 03.23.2013, 03:11pm (GMT+1)




Përfaqësues institucionesh e organizatash vendase e ndërkombëtare, dënuan gjerësisht një porosi kërcënuese drejtuar kundër veprimtares së lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Bala.

Kërcënimi me tekstin "mos e mbrojë turpin, se të pret plumbi", ishte vënë në derën e banesës së zonjës Bala, pak ditë pas paraqitjes së saj publike në mbrojtje të ndryshimeve të ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, personave të dhunuar gjatë luftës, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre.

Parlamenti i Kosovës miratoi mes debatesh të rrepta këto ndryshime që synonin trajtimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kërcënimi ndaj veprimtares Balaj u dënua sot nga kryeministri i Kosovës  Hashim Thaçi, i cili nëpërmjet në komunikate për opinion thekson se "të gjithë qytetarët e Kosovës me sakrificën dhe përkushtimin e tyre të madh me dekada të tëra kanë kontribuar për të ndërtuar shtetin e lirë, të pavarur dhe demokratik të Kosovës. Bazuar në këtë sakrificë dhe në këtë vizion të realizuar, për qeverinë e Kosovës është i papranueshëm dhe i dënueshëm cenimi i lirisë së shprehjes dhe i jetës së secilit qytetar të vendit".

Ai kërkon nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme, që kryesit e këtij akti të kërcënimit të përgjigjen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Kërcënimi është dënuar edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Në reagimin e saj thuhet se "gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet me vdekje nuk i takojnë Kosovës e cila qartazi është përkushtuar ndaj vlerave evropiane për të drejtat e njeriut. Njerëzit që u dërgojnë kërcënime me vdekje veprimtarëve për të drejtat e njeriut, punojnë kundër Kosovës dhe vlerave të saj evropiane".

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International është shprehur "e shqetësuar dhe e tronditur nga kërcënimet e fundit që i janë bërë veprimtares për të drejtat e njeriut, Nazlie Bala në Kosovë", ndërsa u ka bërë thirrje kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë që publikisht ta dënojnë këtë kërcënim.

Në Kosovë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, krahas dënimit kërkon që organet e hetuesisë të ndërmarrin veprime të shpejta për hetimin e këtij rasti si dhe sjelljen e përgjegjësve para organeve të drejtësisë. Këshilli kërkon po ashtu që zonja Balaj të merret në mbrojtje nga policia e Kosovës në mënyrë që të parandalohet ndonjë veprim i dhunshëm ndaj saj.

Lëvizja Vetëvendosje, ndërkaq ka theksuar se kërcënimet e tilla nuk do të ndalin përpjekjet për të siguruar trajtim institucional për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

"Futja e kategorisë së personave të dhunuar gjatë luftës në ligj, do të kontribuonte në rehabilitimin e këtyre viktimave dhe do t'ua mundësonte qasjen në drejtësi. Prandaj, kushdo që ka kryer këtë akt të shëmtuar të kërcënimit është dashakeqës ndaj kësaj kategorie dhe i kontribuon drejtpërdrejt fshehjes së krimeve ndaj popullatës civile", thuhet ne reagimin e kësaj lëvizjeje".


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI OBAMA VIZITON QYTETIN ANTIK TË PETRËS (03.23.2013)
ZBULIM I RËNDËSISHËM MBI MOSHËN E GJITHËSISË (03.23.2013)
JU FTOJMË TË NËNSHKRUANI PETICIONIN PËR RRUGËN E ARBËRIT (03.23.2013)
'PLEASE PLEASE MI' E BEATLES MBUSH 50 VJET (03.23.2013)
SHQIPËRIA MPOSHT NORVEGJINË - NJË KRYEVEPËR E HAMDI SALIHIT, NJË ETRIT BERISHA I KTHYER NË HERO (03.23.2013)
NË QENDËR TË PRISHTINËS MARSHUAN ME MOTON 'KUNDËR HAJNISË' (03.23.2013)
NGA PLAVË-GUCIA NË AMERIKË, ME NJË TUFË ËNDRRASH PËR KOMBIN E TIJNjeriu që sfidoi aksidentin e invaliditetin në SHBA duke pasë shembull frymëzimi Presidentin amerikan, Franklin RuzveltNga DUKAGJIN HATA, Gazetar (03.22.2013)
CHOMSKY - ÇËSHTJE DITE KUR SERBIA DO TË LËSHOJË PE (03.22.2013)
LEONARD DEMI - ARBEN IMAMI TË LEJOJË KONTROLLIN PARLAMENTAR TË MINISTRISË SË MBROJTJESThellohet kriza e marrëdhënieve të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami me Kryetarin e Komisionit të Sigurisë Leonard Demi (03.22.2013)
NE, (MENDER) GAZETARËTNga IVA TIÇO, Mapo (03.21.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]