E Premte, 05.03.2024, 07:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
WESTERWELLE NXIT KOSOVËN DHE SERBINË TË ZBATOJNË MARRËVESHJEN
Shefi i politikës së jashtme të Gjermanisë Guido Westerwele tha se proceset integruese të Serbisë dhe Kosovës varen nga përparimi në terren

E Martë, 05.21.2013, 06:24am (GMT+1)



Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwele u bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të pajtohen për rrugët e zbatimit të marrëveshjes së arritur një muaj më parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Ai qëndroi në Beograd dhe në Prishtinë për të inkurajuar palët që të merren vesh, një ditë para takimit të kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç në Bruksel.

Ministri gjerman tha se pas marrëveshjes së arritur tani duhet të hidhen hapat e në zbatimin e saj në mënyrë të dukshme. Ai tha se zbatimi do të jetë një detyrë e vështirë.

"Kjo do të thotë se strukturat paralele në veri të Kosovës duhet të largohen, që padyshim është një kriter kryesor i marrëveshjes së 19 prillit. Por, nga ana tjetër kjo do të thotë gjithashtu që Kosova do të duhet të ofrojë lehtësira për qytetarët në veri të Kosovës, në mënyrë që të lehtësojë integrimin e tyre", tha ministri gjerman.

Ai kërkoi nga Prishtina dhe Beogradi maturi politike në mënyrë që të mundësojnë miratimit e planit të zbatimit gjatë takimit të nesërm ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiç në Bruksel.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian mund të marrë vendime të rëndësishme për proceset integruese të Serbisë dhe Kosovës dhe varësisht përparimeve në bisedime më pas edhe Bundestagu gjerman, gjatë qershorit, do të vendos nëse do të mbështesë aspiratat e palëve për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Qëndrimi i Gjermanisë rreth kësaj çështjeje vlerësohet vendimtar për shkak të qëndrimeve të saj kundruall kushteve që duhet të plotësohen nga pala serbe për një gjë të tillë.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi shprehu besimin se takimi i nesërm do të sigurojë zbatimin e marrëveshjes.

"Ajo që ka qenë më e vështira është arritur, pra marrëveshja politike. Tash kemi të bëjmë me zbatimin të cilit nuk do të mund t'i largohet as Kosova e as Serbia. Natyrisht që nuk do të ketë ridiskutim të marrëveshjes politike, por opinione se si do të implementohet duhet të respektohen. Unë duhet të potencoj se Kosova ka pranuar propozimet e baroneshës Ashton për procesin e implementimit dhe tani mbetet që edhe Beogradi të pajtohet nesër në Bruksel", është shprehur Thaçi.

Edhe kryeministri serb Ivica Dacic beson në një pajtim për zbatimin e marrëveshjes.

"Do të bëjmë përpjekje të shumta që të gjendet një zgjidhje dhe të miratohet plani i zbatimit i cili bashkë me disa hapa të tjerë është kusht i domosdoshëm për datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian", tha kryeministri serb.

Ai tha se është me rëndësi jetike për Serbinë që të marrë këtë datë.

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore përgjegjësi në fushën e policisë dhe gjyqësisë dhe një shkallë të lartë autonomie në shumë fusha tjera. Por, edhe më tej autoritetet e Beogradit po bëjnë përpjekje për të bindur përfaqësuesit e serbëve në atë zonë që të pranojnë marrëveshjen të cilën në veri e shohin si detyrim për t'u integruar në institucionet e shtetit të Kosovës që ata nuk e njohin.

Marrëveshja është mbështetur nga diplomacia euro perëndimore e cila e sheh atë si një hap të të dyja vendeve drejt integrimeve evropiane.

Komisioni Evropian miratoi propozimin që Serbisë t'i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës ajo e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit.

Por, vendimi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për këtë çështje që do të merret në fund të muajit qershor, varet nga zbatimi i marrëveshjes në terren.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA SQAROJNË SE SERBIA S'KA JURIDIKSION MBI PASURITË E KOSOVËSAmbasada amerikane në Prishtinë thotë se afaristëve nga SHBA-të u është sqaruar se Kosova është shtet sovran dhe Serbia nuk ka juridiksion mbi minierat e Trepçës (05.20.2013)
ARRIN REVOLUCIONI I SMARTFONËVE – DO TË RIKARIKOHEN NË 20 SEKONDARevolucioni i dedikohet një superkondesatori shpikur nga 18 vjeçarja amerikane Eesha Khare (05.20.2013)
VAJZAT QË BËNË HISTORI NË MAJËN E EVERESTIT (05.20.2013)
PRISHTINA DO TË KETË MOMUMENTIN E HOLOKAUSTIT (05.20.2013)
Radio Evropa e Lirë - JETA NËN DHUNË (05.20.2013)
ELVIN LUKU - TALK SHOW ËSHTË FYTYRA E MODERATORIT (05.20.2013)
KRYETARI I SHOQATËS SË KONSUMATORËVE ISLAM CANI FLET PËR VARFËRINË - 30% E FAMILJEVE SHQIPTARE USHQEHEN ME LISTËIntervistoi ERMELINDA HOXHA (05.19.2013)
VEPRIMTARIA ZONALE E SHOQATËS "DARDANIA"- JUBILEU I PAVARËSISË NË MANNHEIMFotoreportazh nga IDRIZ ZEQIRAJ (05.19.2013)
ËSHTË DANIMARKA NË KRYE TË FITUESVE TË FESTIVALIT EVROPIAN TË KËNGËS - EUROSONG (05.19.2013)
KRISTO KIRKA, PATRIOT I DY SHQIPËRIVE!Nga Prof. SAMI REPISHTI (05.19.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]