E Hënë, 04.29.2024, 02:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PËR NJË PARTI DEMOKRATIKE POST TRANZICION!
Nga BARDHYL UKCAMAJ

E Premte, 07.05.2013, 03:03pm (GMT+1)



Tashme kemi kandidaturat e perzgjedhura nga Kryetari i dorehequr i PD-se, dhe nje date per te votuar, 22 Korrik. Procesi nuk mbeshtetet mbi statutin e PD-se, as formalisht. Thjesht e sakte, deri me tash ky eshte nje proces jashte statutor. Eshte njefare riorganizimi i partise nga kryetari, kur statuti u perdor vetem si argument per te penguar disa kandidatura te garojne. Mund te thuhet se ideja e votimit nje anetar nje vote eshte e dobishme si ide (e praktikuar me pare nga kundershtaret politike), por e zhvleresuar (jo teresisht e pavlere) nga menyra e realizimit praktik te ketij procesi deri me tash. Sot kemi dy figura serioze, te perzgjedhura nga kryetari, qe mund te diskutohen, por nje proces jo transparent. Kryetari i terhequr i PD-se drejton fushaten e zgjedhjes se kryetarit te ri. Eshte ndaluar perkrahja publike e kandidatit nga drejtues te PD-se, gjate kohes para dhe gjate votimit. Ky direksion e ben fushaten unike jo vetem ne historine e politikes shqiptare por edhe nderkombetare. Fushate ne heshtje! Me kete kryetari synon te shmange debatin i frikesuar nga perçarja brenda partise. Mendoj se nuk do te funksionoje pozitivisht! Ne heshtje dhe pazar ne seli pas dyerve te mbyllura mund te zgjidhen drejtuesit e nje fraksioni por jo udheheqesia e nje partie politike. Zakonisht punet e kryera pa transparence e rregulla te pranuera nga antaresia (stauti i miratuar) hapin telashe edhe me te medha. Arroganca ndaj bazes idealiste (jo asaj "pragmatiste" ish pjese e administrates) te PD-se, eshte prezente edhe ne kete proces.
Ne gare kemi dy drejtues te larte te PD-se, dy anetare te kryesise, qe kane humbur shume ne zonat e tyre, pavaresisht se me nje pergjegjesi relative ne kete rast. Megjithese besoj se nuk ishte arroganca ne vetvete shkak i bragtisjes elektorale, por mungesa e nje morali politik, korrupsioni, mungesa e demokracise ne funksionimin e partise, shkeputja e lidhjeve te qeveritareve me bazen, mosorjentimi pro apo kunder LSI-se, konsumimi i lidershipit ne dy mandate, statura mjerane intelektuale e disa ministrave apo administratoreve partizane, etj,etj.

Se paku gjate ketij procesi pritej dhe pritet, qe keto gabime te korrigjohen dhe demokracia e brendshme ne PD te funksionoje ne limitet e se mundshmes. PD-ja, parti e dyte ne vend, mund te rritet por mund te rrezikoje edhe kete renditje pas jo me larg se dy vjetesh, nese nuk reagon si duhet, sot. Me fort se histori, ajo duhet te reflektoje vizionin e ri te se ardhmes, me shume se kurdohere tjeter.

Dhe bash ne keto kushte eshte koha te reagohet. Tani eshte koha per nje angazhim historik te aktivisteve jashte kryesise se PD-se, per te parqitur kandidatura ose nje kandidature dhe per ti kerkuar antaresise (jo kryesise) ti votoje duke i shtuar ne fleten e votimit. Ativistet e njohur dhe antaresia e PD-se, nese deshirojne mund ti imponohen kryesise qendrore permes ketij aksioni politik.

Thjesht, shkohet ne votim, merret fleta dhe shenohet emri i nje personaliteti edhe pse nuk eshte ne liste. Nese ky emer merr nje numer te konsiderueshem votash athere zyrtaret e tashem te PD-se detyrohen te reflektojne. Ne kete menyre i hapet rruge per tu rritur nje formacioni politik, qe para 21 vitesh fitoi dy te tretat e elektoratit, e sot eshte tkurrur ne 1/3, per krejt te tjera shkaqe, e jo se populli nuk arriti te kuptoje gjenialitetin e udheheqjes dhe reformat.

Para disa ditesh publikova nje shenim ne faqen time ne Facebook, qe u be shkas i reagimeve pozitive: "Une mendoj se ne krye te PD-se duhet te vije nje personalitet politik, qe perfaqeson ne menyre te kthjellet vokacionin politik mbi te cilen u themelua kjo parti, vokacionin prendimor. Duhet te zgjidhet nje figure politike i cili/ e cila nuk eshte perzier ne punet e pista te korrupsionit dhe abuzimit shteteror. Duhet te zgjidhet nje figure motivuese, intelektual energjik me nje personalitet jo te dyzuar, qe reflekton qytetari dhe i sherben ushqimimit te dashurise kombetare. Nje personalitet, qe te reflektoje vizionin e nje Shqiperie te zhvilluar, jo vetem me kostum, por edhe brendi te modes e botes se oksidentit".

Une mendoj se Partia Demokratike, edhe per arsye te humbjes se madhe elektorale, por jo vetem asaj, duhet te demokratizohet dhe modernizohet ne kuptimin e plote te fjales. Te riorganizohet mbi bazen e nje modeli te ri te nje bashkesie demokratike. Anetari te votoje per kryetarin por edhe per vendimet e rendesishme te partise, padiskutim per statutin dhe programin e saj. Rregulloret te zbatohen e korrigjohen sipas rendit e nevojes. Ne keto kushte duhet te realizohet mundesia per nje votim partiak me te shpeshte, elektronik dhe te pamanipuluar (teknikisht i realizueshem).

Partia Demokrtaike duhet te behet transparente per anetaresine dhe publikun. Kryetari i ri te vendose nje menyre te re komunikimi me forumet e bazes se Partise. Kryetari i ri duhet te komunikoje rregullisht me strukturat lokale. Psh. te kete konferenca te rregullta javore (conference call) me kryesite e vogla te rretheve njeheresh. Por edhe disa mbledhjet (psh. dy here ne vit) te kryesise te jene te hapura per antaresine. Antaresia duhet te kuptoje pozicionet politike te antareve te kryesise per ceshtje te rendesishme.

Ne parti duhet te funksionojne ne menyre te rregullt sondazhet per te gjitha çeshtjet e rendesishme, sociale dhe politike te vendit, qe prekin ne menyre te drejtperdrejte votuesin. Pra te kete nje analize shkencore te aksionit politik.

Para se gjithash ne parti duhet rivendosur jo vetem besimi, por respekti dhe dashuria per njeri-tjetrin. Anetaret e nje force politike nuk i mban se bashku vetem programi, statuti dhe shpresa e nje fitorje te neserme, por edhe respekti, mirenjohja. Duhet nje kod etike i shkruar dhe i miratuar nga forumet e partise, qe te rregulloje komunikimin publik brenda partise. Psh. nuk la shije te mire shprehja e Patozit (kryeartikull i RD-se)" Sharlatane larg duart nga PD-ja". Per ke e kishte fjalen kryetari i grupit palamentar te PD-se? Per Aleksander Biberajn?! Z. Biberaj eshte ish anetar kryesie i PD-se, deputet, etj, etj. Une nuk do te kisha votuar pro kesaj kandidature, mund edhe te mos e pranoja si kandidature pa rimarre teseren e partise, por do ta falenderoja publikisht ate dhe gjithe te tjeret, qe ne kushtet e kalimit ne opozite jane te gatshem ti rikthehen PD-se. Sulmi ndaj Biberajt nuk ishte vetem kunder Biberajt por sidomos paralajmerim per te tjere me te "rrezikshem" qe mund te futeshin ne gare.

Partia Demokratike ne menyre te qarte duhet te ndahet nga trashegimia komuniste ne perfaqesim, jo duke bere diferencim per ish anetaret e thjeshte te PPSH-se, por duke u ndare nga ish drejtuesit e larte te PPSH-se. Ne menyre te thjeshte kryetari i ri i PD-se, duhet ti kerkoje ish ministrit te Ramiz Alise, z. Kastriot Islami( jo nje te majti qe erdhi ne PD) te lere mandatin e PD-se, ne PD. Nese Islami nuk e ben kete (sigurisht qe nuk do ta beje), athere duhet lene jashte grupit parlamentar. Edhe ne menyre pragmatiste, pazari midis Kryetarit te PD-se dhe Islamit rezultoi se u refuzua nga elektorati. Kur une e disa te tjere e kundershtuam kete pazar dhe media botoi edhe nje shenim tim ne rrejtet sociale, Genc Pollo u shpreh se bashkepunimi midis ish kundershtareve do te kishte rezultat elektoral (megjithese marrveshje makiaveliste). Po, pati rezultat elektoral, por kunder interesave te PD-se! Me kete nuk dua ti ngjis pergjegjesi qe nuk i ka Pollos, se nuk e ka pyetur kush, por ai dhe gjithe kryesia e PD-se mban pergjegjesi per heshtjen. PD-ja nuk mund te kishte kandidat te saj Kac Islamin e te linte jashte Fatos Bejen, Mark Markun, Visar Zhitin, Selami Xhepen, Ilir Rusmajlin, e shume intelektuale te njohur e te pakorruptuar! Partia Demokratike duhet te lirohet nga barra e rende e kompromiseve te pamoralshme politike. Morali politik mbetet i rendesishem. Ky eshte nje nga leksionet e ketyre zgjedhjeve, qe duhet lexuar me kujdes. Ne kete pike teorikisht jam dakort me Olldashin.

Partia Demokratike duhet ti afrohet nje zgjerimi te ri dhe duhet te kete kujdes me ish burokratet e korruptuar (qe i emertuan arrogante). Te gjithe ish aktivistet e shquar te levizjes demokratike te perfshire apo te paperfshire ne vite ne strukturat dhe forumet e partise duhet te ftohen per te kontribuar dhe te kene hapesire perfaqesimi. Biles edhe ata te angazhuar ne parti te tjera per njemije e nje arsye. Ndryshe do te shkojne tek Bamir Topi, pragmatistet (emertim i perdorur nga analistet prane PD-se) tek Ilir Meta e formacione te tjera politike, biles edhe me shume se ne keto zgjedhje. Po ju kujtoj sot, se rreziku i rritjes se Ilir Metes duhet ta shqetsoje me shume lidershpin e se djathtes. LSI do ti marre edhe me shume elektorat PD-se, e pse jo edhe te pozicionohet pas zgjedhjeve te tjera parlamentare si nje parti e qendres e sigurisht te bashkeqeverise me PS-ne.

Partia Demokratike mund e duhet te perfshije kontributin e mijera aktivisteve te saj jashte vendit, duke i perfshire ne vendim marrjen politike, sidomos te shkolluarit ne perendim. Keshtu PD-ja mund te rimarre jo vetem energji te re por edhe nje force te konsiderueshme elektorale. PD-ja duhet te kthehet ne nje shtepi derehapur per inteligjencen shqiptare, pa paragjykime.

Partia Demokratike duhet te kthehet ne nje force atraktive per intelektualet, te rinjte, politikanet dhe te gjitha shtresat e shoqerise permes organizimit te klubeve te ndryshme, jo vetem politike. Te organizoje aktivitete te shumta te te gjitha natyrave. Pjesmarrja ne nje forum partiak duhet te te krijoje kenaqesi. Partia nuk ka pse konceptohet vetem si nje formacion luftarak elektoral.

Partia Demokratike duhet ta konsolidoje plotesisht dhe ta kete parim numer nje aleancen e saj prendimore. Bashkepunimi me partite e qendres dhe te se djathtes europiane duhet te rritet. Praktikat me te mira te organizimit dhe funksionimit te ketyre partive duhet te implimentohen edhe tek ne. Duhet te krijohen mundesi per bashkepunim te drejtueseve te te gjitha niveleve te PD-se, prane ketyre partive simotra.

Partia Demokratike eshte krijuar si parti e unitetit dhe jo e ndasise kombetare. Lulzim Basha (i shkolluar ne prendim) e kushdo tjeter duhet te jene te kujdeshem ne perdorimin e retorikes dhe elementeve ndares fetare e krahinore. Ed Rames ia kujtuan e sterkujtuan ne menyre te lige, emrin e babait Kristaq e prejardhjen ortodokse te familjes si te ishte nje faj, po ashtu Pandeli Majkos. Nuk paten asnje efekt, perkundrazi! Ky eshte nje leksion tjeter shume i rendesishem dhe pozitiv i shoqerise shqiptare.

Ibrahim Rugova thuhet se u pagezua katolik dhe mbante ne krye te zyres e shtepise fotografine me Papen, e megjithese ne nje elektorat musliman, ai mbeti jo vetem politikani me vizionar por edhe me i votuar i Kosoves ne te gjitha koherat. Fan Noli ishte prift ortodoks nga Jugu kur u be Kryeminister e miku i tij Hasan Prishtina ishte nga Kosova kur u zgjodh deputet e madje per disa dite edhe kryeminister i Shqiperise.

PD-ja duhet te votoje nje nen statuor, qe e pamundeson secilin kryetar partie te zgjidhet me shume se dy mandate dhe sigurisht te jape dorheqje qe ne mandatin e pare nese humb zgjedhjet. Konventa Kombetare e partise duhet te miratoje kandidaturat per deputete dhe sistemi elektoral duhet te ndryshohet per ti rikthyer komunitetit te drejten per te zgjedhur.

Se fundi, PD-ja duhet te jete krenare per historine e saj te viteve 90-te dhe rrezimit te diktatures komuniste, hapjen e vendit ndaj organizatave politike prendimore, antaresimin e vendit ne NATO, orientimin e zhvillimit ekonomik ne drejtim te permiresimit infrastrukturor etj, etj, por edhe shume e vemendshme ndaj gabimeve e fajeve historike gjithashtu.

Pra te ndertohet e nesermja mbi nje trashegimi selektive, pozitive te PD-se, me vizionin e nje Shqiperie te shekullit te XXI-te, antare e familjes europiane. Kryetari i tashem i PD-se, ka merita e deshtime historike me te cilat do te merren studiuesit. Ai e ka bere vete historine e Tij. Ai mund te sherbeje si frymezim per nje pjese te shoqerise shqiptare por nuk do te jete i dobishem si tutor i kryetarit te ri te Partise Demokratike.

PD-ja mund te kete nje te ardhme te mire politike nese lexon si duhet humbjen dhe nis nje epoke te re duke e kuptuar se ka perfunduar tranzicioni, perndryshe do te kthehet ne nje formacion politik edhe me periferik ne zgjedhjet lokale pas dy vitesh.


BARDHYL UKCAMAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROMOVOHET VEPRA E PLOTË E POETIT ALI PODRIMJA (07.05.2013)
NJË PYETJE PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS - A E NJIHINI MARIE LOGORECIN?!Nga Dr. PËRPARIM KABO (07.05.2013)
DYSHIME PËR VARREZË MASIVE ME TRUPAT E SHQIPTARËVE NË BOR TË SERBISË (07.05.2013)
SHBA - SHTETASIT E RINJ BËNË BETMIN (07.05.2013)
PAS KROACISË, I GJITHË BALLKANI NË BEÇdo vend që lidh veten me këtë bashkim çon përpara kauzën e paqesNga JOE BIDEN, nënpresident i Shteteve të Bashkuara (07.04.2013)
POLITIKANI KLAS, ME BRUMË E FRYMË EUROATLANTIKENga RAMIZ LUSHAJ (07.04.2013)
PHILIP REEKER PREJ SOT VIZITË TREDITORE NË KOSOVË (07.04.2013)
O KAPITEN! KAPITENI IM!Nga UOLLT UITMAN, përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ (07.04.2013)
NICK BURNS - MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI HAP NË RRUGËN E DUHUR, NDONËSE NUK SHKON DERI ATY KU TË GJITHË NE DO TË DËSHIRONIM (07.03.2013)
AUTOSTRADA NUK I RRITI SHKËMBIMET TREGTARE KOSOVË-SHQIPËRI (07.03.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]