E Shtunë, 05.11.2024, 01:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Emrat e shqiptarëve përmbysin pretendimet e historianëve serbë
SKËNDER GASHI - KUR U BËMË MYSLIMANË, ISHIM ORTODOKSË, NUK ISHIM KATOLIKË

E Enjte, 09.25.2014, 02:45pm (GMT+1)



Prishtinë, 25 shtator - Historiografia serbe përplaset fort me dokumentet kishtare serbe. Përderisa e para i konsideron shqiptarët si pushtues të Kosovës, e dyta nxjerr të kundërtën.

Kjo përballje bashkë me emrat e shqiptarëve janë sqaruar në librin "Emrat e shqiptarëve në shekujt XIII-XIV në dritën e burimeve kishtare serbe", të filologut Skënder Gashi, që është promovuar të mërkurën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Krahas këtij libri është botuar edhe libri "Intervistë me dr. Skënder Gashin", që është realizuar nga Fehmi Cakolli dhe vjen si botim i Asociacionit për Zhvillimin e Gallapit.

Në "Emrat e shqiptarëve..." Gashi nxjerr në pah se shumica e popullit shqiptar kanë pranuar fenë islame duke qenë ortodoksë. Akademiku Rexhep Ismajli ka thënë se Gashi që jeton e vepron në Vjenë është bazuar në radhë të parë në studimin e materialeve shqipe të onomastikës në Kosovë dhe përreth, qysh në vitet '80.
"Me studime ai ka arritur të nxjerrë praninë e shqiptarëve në këtë hapësirë në shekujt XII - XIV", ka thënë akademik Ismajli. Ai ka thënë se të gjitha gjetjet në kishat serbe dhe dokumentet osmane paraqesin "reliktet e fundit të korpusit emëror të shqiptarëve".

"Në dokumentacionin pronësor mund të hasim se kryefamiljari mban emrin Gjon e i biri Dabizhiv ose kryefamiljari Dabizhiv e i biri Gjon. domethënë kjo dëshmon një proces të thellë të shkrirjes apo përzierjes", ka thënë Ismajli. Vetë Gashi ka thënë se me anë të librit "Emrat e shqiptarëve..." nuk është se ka hedhur vetëm dritë sa u përket emrave si fenomen. Por studimi i tij kishte edhe një qëllim tjetër.

"Jam mbështetur në dokumentacionin kishtar serb. Jam nisur nga një bazë që kam pasur për qëllim me ia thye kryet dikujt me guri të vet", ka thënë ai, tek ka shtuar se ka dashur të tregojë se pikërisht dokumentet kishtare serbe përbëjnë materiale e lëndë që e demantojnë atë që e thotë historiografia serbe. Sipas tij, gjatë gjithë kohës historianët serbë kanë thënë se shqiptarët e kanë pushtuar Kosovën.

"Nëse shqiptarët nuk paskan qenë këtu, atëherë nuk paskan marrë pjesë as në Betejën e Kosovës", ka pyetur ai. Sipas profesorit të Universitetit të Vjenës, në pjesën më të madhe të dokumentacionit kishtar serb dalin raste ku gjatë mesjetës së vonë shqiptarët ishin sllavë po aq sa do të jenë turq pas islamizimit.
"Është shumë vështirë që në bazë të emrave personalë të njerëzve të identifikohen shqiptarët", ka thënë ai. E pas islamizimit, sipas tij, shqiptarët filluan t'i pagëzojnë fëmijët me emrat si Ramadan, Islam e Idriz.

"Problemi që e përshkon librin si një fjollë e kuqe është ai se nga cili rit i krishterë janë islamizuar shqiptarët", ka thënë ai. Për të pjesa dërrmuese e shqiptarëve u islamizuan nga riti ortodoks i krishterimit. Ai ka thënë se sigurisht që kjo tezë do të ngjallë diskutime dhe është mirë të diskutohet.
"Ka shumë ithtarë edhe në premisa patriotike se ne shqiptarët jemi islamizuar nga katolicizmi. Në shkencë nuk ka pikë", ka shtuar Gashi. Si një vepër interdisiplinare për të gjitha kohërat e sidomos për ata që merren me onomastikë, e ka cilësuar veprën e Gashit historiani Jahja Drançolli.

"Si e tillë kjo vepër mund t'u shërbejë jo vetëm studiuesve të gjuhës, historisë, kulturës dhe religjionit, por edhe një rrjeti shumë më të gjerë lexuesish që kërkojnë maturi e sens të veçantë në trajtimin e një çështjeje", ka thënë profesori i Universitetit të Prishtinës. Sipas recensentit Drançolli, ky libër ka edhe përshtatshmërinë e stilit publicistiko-shkencor me atë intelektual ku çdo temë paraqitet në strukturë të veçantë.

Botuesi i librit "Emrat e shqiptarëve...", Fehmi Cakolli, ka realizuar edhe një intervistë të gjatë me studiuesin Skënder Gashi, që e ka titulluar "Intervistë me dr. Skënder Gashin".
Recensenti i këtij libri Ganimet Klaiqi ka thënë se faktet që autori i nxjerr nga e kaluara, veprimet e tashme të disa qarqeve shkencore dhe tezat që i shtron për çështje të ndryshme hapin porta për studiuesit e rinj.

"Ai porosit që të punohet pa u ndikuar dhe jo siç kishte ndodhur në Shqipërinë e pasluftës, kur "˜dija filologjike ishte shndërruar në platformë e dogmë shtetërore dhe e cila duhej ta dëshmonte origjinën ilire të shqiptarëve dhe autoktoninë e tyre'", ka thënë gazetari e studiuesi i gjuhës Klaiqi. Sipas tij, gjatë intervistës Gashi kritikon ashpër injorimin që shqiptarët ua bëjnë dijetarëve të huaj që u morën me prejardhjen shqiptare. Klaiqi ka thënë se Gashi veçon injorimin bërë Gustav Weigandit, i cili përkrahte tezën e prejardhjes trakase të shqipes dhe sipas të cilit vendformimi i saj ishte Dardania.

"Po ashtu kritikon albanologët, historianët e publicistët "˜patriotë' që në shërbim të "˜shkencës patriotike' i përvetësojnë personalitetet e huaja, si Shën Niketën, Aleksandrin e Madh e të tjerë, të cilëve ua nxjerrin edhe emrat me prejardhje shqipe", ka thënë ai. Sipas Klaiqit, Gashi e vlerëson të imponuar standardin e shqipes dhe kërkon të ndryshohet, si përsëdytje të vitit 1972, me angazhim institucional e shkencor të dy shteteve.

"Nëse kosovarët gegë përcaktohen të kenë për standard toskërishten e diktuar në vitin 1972, atëherë do të dukej se s'paska pasur nevojë për shtet të kosovarëve", ka thënë Gashi në intervistë. Sipas Klaiqit, i intervistuari dallimin midis ilirëve dhe dardanëve e çon në një shkallë të lartë.

Në kërkim të studimit më të thellë të prejardhjes së shqiptarëve ai mendon se nuk ka fakte për t'u krenuar me prejardhjen ilire", ka shtuar Klaiqi, tek ka cituar Gashin që gjatë intervistës thotë se "përse shqiptarët duhet të krekosen me ilirët sa kohë që dihet që qytetet-qendrat kulturore e ekonomike të tyre më të mëdha janë emra me prejardhje greke, si Butrinti, Vlora, Lezha". Si një njëri të kompletuar e ka cilësuar Skënder Gashin kryetari i Asociacionit për Zhvillimin e Gallapit, Islam Velia.

"Edhe pse është shumë i kompletuar, është një njeri tejet i thjeshtë", ka thënë Velia.kd
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI SOT (IX)Nga BRAHIM IBISH AVDYLI (09.25.2014)
VIZITA E PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI U NDERUA EDHE NË MËRGATËN SHQIPTARE!Nga ASLLAN DIBRANI (09.25.2014)
ARENAT E LUFTËS PËR MBIJETESË NUK PO PËRFUNDOJNË KURRËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (09.25.2014)
URIME NË AMSHIM BIJA IME(Në 43 vjetorin e lindjes së Shqipes)Poezi nga AGIM GASHI (09.25.2014)
UNAZA E RE, E MADHE, E PLAVË-GUCISËNga RAMIZ LUSHAJ (09.24.2014)
FOTO EKSKLUZIVE - JOSIF BAGERI NË MESHËN E PARË NË GJUHËN SHQIPE NË DURRËSNga ARBEN LLALLA (09.24.2014)
GJAKOVA I THOTË MIRËSEVJEN 'NERMIN VLORËS' (09.24.2014)
MANIFESTIMI TRADICIONAL'ORA E MALEVE' –ROZHAJË, 20SHTATOR 2014 (09.24.2014)
NJË LIBËR ORIGJINAL I CILI FLET PËR KONTRIBUTIN E MËRGATËS SONË NË GJERMANINga AGIM GASHI (09.24.2014)
BESA IMAMI - YLL I PASHUAR I SKENËS SHQIPTARENga Prof MURAT GECAJ (09.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]