E Premte, 05.10.2024, 07:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
GANI AZEMI, VEPRIMTAR QË JETON NË KUJTIME
Nga FARUK TASHOLLI

E Djelë, 11.16.2014, 05:31pm (GMT+1)





Për ta kujtuar Gani Azemin, mësues,gazetar, diplomat, i arratisur nga Kosova në fund të viteve tetëdhjetë derisa ishte ushtar në ish armatën jugosllave dhe i kyçur në emigracionin politik shqiptar që vepronte për çështjen kombëtare shqiptare në Bruksel të Belgjikës, bisedojmë me mësuesin Xhemail Hamiti nga Babushi i Muhaxherëve, bashkëvendas, bashkëfamiljarë nga e ëma dhe bashkëstudentë në Fakultetin Filologjik të Prishtinës. Xhemail Hamiti, tashmë një mësues i pensionuar, e risjell atmosferën kur Gani Azemi braktisi Kosovën, duke na rikthyer në një histori edhe të fshatit, që u popullua nga shqiptarët e dëbuar me dhunë nga trojet etnike në Nish, Prokupje, Kushumli, Leskovci etj. nga pushteti serb i kohës.

NJË HISTORI E DHEMBSHME
KOMBËTARE E FAMILJARE


Mësuesi Xhemail Hamiti, rrëfen me mjeshtri të rrallë, madje duke i bartur edhe kujtimet e më të vjetërve për fshatin Babush, që mbiemin i Muhaxherëve, e mori pikërisht nga vetë banorët që zbritën nga toka e tyre që i dëboi Serbia. Fshati, thotë mësuesi Xhemail, ka qenë i banuar nga një etnitet i quajtur çerkezët, të besimit islam, të dyndur diku nga viset aziatike, përtej Detit të Zi, diku rreth Rusisë, që aso kohe ishin pjesë e Perandorisë Osmane. Çerkezët këtu i kishin të ndërtuara shtëpitë dhe objektet ndihmëse me materialet e kohës. Përreth fshatit kanë pasur tokat e bukës dhe kullosat e buta. Në mes të fshatit kanë pasur xhaminë dhe një objekt ndihmës, ku hoxha iu ka dhënë mësim fetar fëmijëve Por me dobësimin e Perandorisë Osmane, fillojnë edhe dyndjet e popujve, ndërsa Serbia, e shfrytëzon këtë kohë në shekullin nëntëmbëdhjetë që shqiptarët etnikë t'i dëbojë nga fushat e gjera të Nishit.Në këtë kohë çerkezët ikin nga Babushi ne drejtim të panjohur, ose andej nga kishin ardhur si pjesë e perandorisë. Një pjesë shqiptarësh të përndjekur nga Serbia qendrore dhe jugore , zënë vend në shtëpitë e braktisura të çerkezëeve në Babush.Midis disa familjeve, zë vend edhe familja Sopa. Ardhacakët, menjëherë i përvishen punës duke ngritur shtëpi të reja ma materialet e kohës, duke ndihmuar në çdo punë njër-tjetrin. Por, brezi i ardhur prej Serbisë qendrore, derisa është shuar, ka ëndërruar të kthehet andej, sa edhe varret nuk i ka caktuar me kohë në katund.Kalimi i kohës dhe rrethanat politike në disfavor të shqiptarëve, bënë që të ardhurit, apo muhaxherët, të mbesin përgjithmonë pjesë e Kosovës.

Ndër njëzet familjet e gjera që vendosen në Babush, ishte edhe familja e Hajdin Sopës, me djemtë Rrustemin dhe Azemin.Rrustemi i kishte pesë djem dhe Azemi kishte, po ashtu, kater djem:Dautin dhe Hshimin nga martesa e parë dhe Jakupin, Hashimin (e dytë) dhe Ramizin nga martesa e dytë. Jakupi ishte babai i Gani Azemit. i cili kishte ndjekur mësimet për hoxhë dhe pas përfundimit të tyre, kthehet imam në xhaminë e fshatit të lindjes, në Babush të Muhaxherëve, si u emërua pas vendosjes së të ardhurve, ku punoi derisa u pensionua. Jakupi si udhëheqës shpirtëror i bashkfshatarëve mbahet mend për mençuri të rrallë dhe sjellje të mira, i cili pos shërbesave fetare, ndihmoi shumë në organizimin e dasmave dhe varrimeve njëkohësisht. Ai dhe të tjerët pranë tij kanë ndikuar që marrëdhëniet mes bashkfshatarëve të jenë vëllazërore. Jakup (Azem) Hajdini, sipas traditave të kohës, martohet me zejnepe Petrovcoin nga Talinofci i Muhaxherëve të Ferizajt dhe patën këta fëmijë: Haxheren, Ramushin, Ganiun, që ka qenë binjak me një vëlla tjetër i cili vdes pas lindjes dhe Sabriun. Nga mesi i viteve shtatëdhjetë, familja shpërngulet në Prishtinë, por lidhjet e forta nuk i ndërpren me fshatin.


DEZERTIMI NGA ARMATA JUGOSLLAVE,
FYES PËR PUSHTETEIN


Mësuesi Xhemail Hamiti, kujtimet i ka të shumta për Gani Azemin.U kthehemi viteve shtatëdhjetë, kur megjihatë, rinia shqiptare në Kosovë po shkollohej, e ndërkohë po e njihte edhe më shumë identitetin komëtar, por edhe pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi.
Gani Jakup Azemin, organet përkatëse të Komunës së Lypjanit, e caktojë që shërbimin ushtarak ta kryejë në Shtip,qytet ky i Maqedonisë. Ai kishte bindjen se ata muaj të shërbimit do të kalonin shpejt dhe, pas obligimit, do t'u kthehej punëve të veta. Mirëpo, si duket, krahas Ganiut, në komandën e garnizonit, shërbimet e fshehta shtetërore ia dërgojnë edhe karakteristikat e dyshimta për orientimin e tij intelektual, kombëtar e politik. Prandaj, edhe eprorët, si duket, nuk u sollën mirë me të. Ganiu, shpesh ka rënë ndesh me qëndrimet e komunistëve të kohës dhe në institucionet ku ka punuar, nuk ka pasur frikë t'i shpreh qëndimet e veta, pa llogaritur edhe pasojat. Ndoshta një "njollë e zezë" familjes së Jakup Azemit i kishte mbetur edhe nga Lufta e Dytë Botërore, nga që një kushëri i tij i parë, që e thërrisnin Nuradin Rrustem Sopa. Ai kishte qenëi rreshtuar në radhët e Ballit Kombëtar, që u printe Adem Selim Reçica, ose Gllavica, si e kanë quajtur bashkëkohanikët, në bazë të emrit të fshtait nga vinte. Ai me shokë kishte qëndruar derisa luftën e fitojnë të tjerët, pra komunistët, që vunë pushtet të egër në Kosovë. Nga pamundësia për të vepruar, Nuradini me shokë, kalojnë kufirin Maqedini-Greqi dhe prej aty shkojnë në Turqi ku qëndroi gjatë tërë jetës, pa pasur mundësi të çmallet me tokën ku u rrit, për të cilën nuk kurseu asgjë. Të shtoj këtu se trupat e Ballit, të këtij rreshtimi patriotik, rezistuan që në Kosovë të mos hynin partizanët nga Serbia, kështu që bënë luftime të rrepta. Nje zmbrapsje të madhe ballistët e Adem Gllavicës ua bënë partizanëve në luftën në malet mbi Gadime të Epërme.

Preteksti për ta ndjekur ushtarin e ri, gjithsesi që gjendej në Armatën Jugosllave, qoftë nga historia e familjes, qoftë nga biografia e tij personale. Pra, të kthehëmi, te dezertimi i Ganiut nga armata, ndërhymë te rrëfimi i mësuesit Xhemail.

Gani Azemi, që në fillim e nuhati se puët nuk qëndrojnë mirë, duke menduar njëkohësisht si të dilte nga ajo situatë pa pasoja. Ai një ditë paraqitet te mjeku i kazermës, të cilit i ankohet se ka pagjumësi, ndihet i lodhur dhe kështu ra nga pesha e trupit, dukuri kjo e rrallë ndër ushtarët e kohës. Mjeku ia jep një rekomandim për në Spitalin Ushtarak të Shkupit për një ekzaminim më detal shëndetësor. Por Ganiu, praj atje,me lejen e udhëtimit në xhep, kthehet drejt në Prishtinë te familja. E zhvesh uniformën ushtarake për të mos e veshur më kurrë dhe del Prishtinës të takohet me njerëzit e vet. Pas dy a tri ditësh, Ganiu, me një person të besueshëm, udhëtojnë për në Turqi dhe prej aty, në Gjermaninë perëndimore. Për stacion të fundit, ai nuk zgjodhi rastësisht Brukselin.Në gusht të vitit 1973 kishte qenë aty me një bshkëfshatar të vetin ku kishin qëndruar dy javë në banesën e Qemajl Ahmetit nga Shtimja, që aso kohe kishte marrë qëndrim në Belgjikë dhe punonte. Të shtojmë këtu se Qemajli, ishte dhëndërr i Feim Jupës nga Gadimja, mikut të ngushtë të fëmijërisë dhe rinisë së Ganiut. Qemajli i priti mirë ata duke iu bërë vend në banesë dhe duke i udhëzuar si të veprojnë nëse kanë dëshirë të qëndrojnë aty. Mirëpo personi që shoqëronte Ganiun, kësaj herë ndërroi bindjen dhe vendosi të kthehej në Kosovë, ani që Ganiu e kishte lutur të rrinë bashkë, duke i thënë se këtu qenka mirë. Ndoshta pikërisht kjo vizitë e parë do ta cyste Gani Azemin që pas dezertmit sërish t'ia mësynte Brukselit, të gjente strehë të përhershme.


SITUATË E VËSHTIRË NË FAMILJE

Pasi organet përkatëse, e sidomos Komanda e Garnizonit e kuptojnë se Ganiu nuk u kthye në afatin e paraparë në Shtip në shërbim të armatës, e thërrasin urgjentisht babain e tij Jakupin që të deklaronte për vendndodhjen e djalit apo veprimit që kishte vërë. Sipas ftesës, Jakupi shkon në Qendrën e Sigurimit të Brendshëm, ku nëpunësi i autorizuar, sillet shumë keq me të, ani që faji nuk i takonte atij. Prej aty e urdhërojnë që të shkojë në Komandën Ushtarake në Prishtinë ku e pret Gjeneral Ethem Reçica, që me të sillet në mënyrën më korrekte duke i ofruar edhe kafe dhe duke biseduar për hallin që e ka sjell aty. Babë Jakupi i tregon rastin dhe i thotë se ai nuk din ku është djali i tij. Mirëpo ata të Sigurimit, si i ka njohur edhe populli me sjelljet e tyre të liga, nuk e lënë që nuk e lënë të qetë babë Jakupin. Ata sërish e thërrasin në zyrat e tyre dhe ky shkon me përtesë, por sërish të njëjtat fjalë. Asnjë gjurmë për Ganiun. Sërish e detyrojnë të shkojë në Komandën e Korpusit të Prishtinës të Armatës Jugosllave. Jakup Azemi shkon sërish te Gjeneral Reçica, duke i thënë se ata të Siguriit po i bëjnë presion, ani që nuk di kah është djali. Dhe , për këtë punë po e drejtojne në organet e këtushme ushtarake. Në këtë moment Gjenerali Ethem Reçica, i drejtohet Jakup Azemit: Kur djalin e ke pasur të vogël e ka mbajtur për dore dhe e ke ditur ku ka shkuar, ndërsa tash nuk mund ta mbajsh më, as ta dish ku shkon. Sa për këtë punë je i lirë dhe tash e tutje, mos shko as në Organet e Sigurimit, as këtu mos eja më. Pastaj gjenerali e përcjell Babë Jakupin me" udha e mbarë" dhe më nuk e thërrasin. Në ndejat e ndryshme, Jakup Azemi, për mirësjelljen e Gjeneralit Ethem Reçica, fliste vetëm fjalë miradie.


SYNIME TË PARRESHTURA TË SIGURIMIT
JUGOSLLAV PËR ARRESTIMIN OSE
LIKUIDIMIN E GANI AZEMIT


Njëri nga shokët më besnikë të fëmijërisë, rinisë dhe punës së Gani Azemit, ishte edhe Feim Jupa nga Gadimja. Këta të dy kishin mbarauar shollën fillore në Gadime, Normalen në Ferizaj dhe ishin kthyer mësues po në të njëjtën shkollë, pra në Gadime. Feim Jupa ishte edhe një këngëtar i shkëlqyeshëm ku deri në vdekje këndoi në gazmende e festa të ndryshme, duke kultivuar sidomos këngën qytetare, me grupin e tij të përbërë nga disa instrumentistë, si ishin Agim Ejupi, vëlla i Feimit, Adem Tasholli, Gani Komorani, ku ndonjëherë si violinist bashkangjitej edhe Milazim Grainca dhe Agim Gashi si solist. Feim Jupa ishte edhe sportist i pasionuar. Ai ishte një nga themeluesit dhe lojtar ne Klubin Volejbollistik "Shpella e Mermerit" në Gadime, që shumë kohë ishte kamopion në Kosovë. Feim Jupa vdiq në Gadime më 1987 pas një sëmundjeje të rëndë. Në njërën nga mbledhjet e kolektivit shkollor, rikujton Xhemail Hamiti, po ashtu mësues në Gadime, Feim Jupa e gjen rastin të bisedojë me të, duke ditur se ai ishte në lidhje familjare nga e ëma me Ganiun.

Diçka të re nga Ganiu?, e pyet Feimi.

Thonë se është në Bruksel dhe merret me punët e veta, përgjigjet Xhemail Hamiti. Ata të familjes sikur nuk dëshirojnë të flasin me të tjerët për Ganiun. Mbase kanë arsye, Feim. Vepra e Ganiut për pushtetin konsiderohet e rëndë dhe mund të ketë pasoja.
Më takoi një profesor i yni nga Normlja e Ferizajt, i rrefen Feimi Xhemail Hamitit. Ai para disa viteve ka marrë detyra me rëndësi në një ambasadë jugosllave dhe, a din çka më tha?! Ganiu dezertoi nga armata dhe atje në Bruksel bashkë me të tjerët që i ka pranë vetes merret me propagandë armiqësore ndaj Jugosllavisë. Flitet se e paskan një helikopter në disppzicion dhe enden gjithandej nëpër Europë për të përfituar edhe punëtorët pas vetes, që atje kanë shkuar në mënyrë të rregullt dhe, veprimet e Ganiut e kanë kaluar vijën e kuqe. Ti Feim, më tha pastaj, i ke dy vëllezër atje, e nuk ka qene keq të shkosh për një vizitë në Belgjikë. Shpenzimet për këtë udhëtim i mbulojmë ne, ndërsa atje, ti duhet të takohesh me Ganiun. Duhet ta bindësh që ta vizitoni Parisin, ku aty, Ganiun e arrestojmë më lehtë dhe nga andej, e sjellim në Beograd për gjykim. Duhet t'i kesh parasysh aty edhe lehtësimet që do t'i bëjmë gjatë gjykimit. Në Belgjikë nuk mund ta arrestojmë se atje janë të tjera rrethana kur janë në pyetje raportet ndërshtetërore. Profesor i nderuar, i thashë, transmeton Xhemail Hamiti fjalët e Feimit. Me Ganiun dhe të tjerët ka kush të merret, kurse unë një gjë të tillë nuk e bëj kurrë. Është me rreziqe puna e tyre, vazhdon Feimi. Ka mundësi edhe ta vrasin, e më vjen keq për Ganiun, se isha shok i mirë me të edhe gjatë shkollës e edhe më vonë.

Pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës më 17 janar 1982, në një takim tjetër, Feimi i drejtohet Xhemail Hamitit: E dëgjove çka ndodhi atje? Të kam pas thënë se këta të Sigurimit Jugosllav i mbulojnë ato vende gjithandej me njerëzit e vet dhe kanë ndikim te qeveritë ku veprojnë.

FARUK TASHOLLI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A ËSHTË ALTERNATIVË PAS SITUATËS SË KRIJUAR POLITIKE QEVERIA E SHPËTIMIT KOMBËTAR?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (11.16.2014)
MARRËDHËNIET SHQIPTARO-JUGOSLLAVE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËSBotuar për herë të parë në East European Quarterly (Boulder, Colorado), vëll. 16, nr. 4 (janar 1983), f. 485-510.Nga ELEZ BIBERAJ (11.16.2014)
SHQIPTARËT, KËTA NJERËZ TË LINDUR PËR LUFTË!Nga ANDRÉ ORDIONI (11.16.2014)
ARKIVAT AMERIKANE NXJERRIN FILMIME TË AHMET ZOGUT DHE SHQIPËRISË SË VITIT 1930 (11.16.2014)
LUFTA E FTOHTË NËPËRMJET 30 FOTOGRAFIVE (11.15.2014)
GEORGE WASHINGTON - LEGJENDA E PACËNUESHME (11.15.2014)
FOTO E DITËS - RAMA SHËTIT SI QYTETAR I THJESHTË NË STOKHOLMNdryshe nga Beogradi ku delegacioni shqiptar u desh të shoqërohej nga mijëra policë (11.15.2014)
NË TURQI JETOJNË 700 MIJË ÇAMË (11.14.2014)
HUMBJA E DYTË E DIPLOMACISË SERBE NË BEOGRADVështrim nga SKËNDER MULLIQI (11.14.2014)
KOSOVA - BETEJA PËR NJOHJE* Botuar për herë të parë në Conflict Studies (Londër), nr. 137/138 (1982), f. 23-43.Marrë nga libri 'Shqipëria dhe shqiptarët në rrugën e rimëkëmbjes' i ELEZ BIBERAJT (11.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]