E Mërkurë, 05.01.2024, 02:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TRASHËGIMTARJA E ANNA NICOLE SMITH NUK MERR GJË NGA PASURIA E INDUSTRIALISTIT MILIARDIER TË NAFTËS
E Shtunë, 03.20.2010, 06:47pm (GMT+1)

 

Voal-online Një gjykata federale apeli vendosi dje që trashëgimtarët e Anna Nicole Smith të mos marrin asnjë cent nga më shumë se $300 milionë që ajo pati kërkuar nga pasuria e të shoqit të saj industrialist miliardier nafte.

 

Në kthesën më të fundit të betejës 15 vjeçare për pasurinë e vlerësuar me $1.6 miliardë të teksanit Texan J. Howard Marshall, gjykata e apelit e rajonit të 9-të vendosi në të mirë të djalit të tij, Pierce.

 

Vendimi do të thotë që e vetmja e mbijetuar e Anna Nicole Smith, vajza trevjeçare Danielyn, nuk do të marrë asgjë, thanë avokatët e Pierce Marshall.

"Kjo do të thotë se çështja është përfunduar, dhe se E. Pierce Marshall fiton. Shpresojmë se ky është vërtet fundi i çështjes," tha për Reuters Eric Brunstad, avokat i Marshall-it.

 

Smith u martua me industrialistin e naftës J. Howard Marshall më 1994 kur ajo ishte 26 vjeçe dhe ai ishte 89.

Marshall vdiq një vit më vonë, duke pasuar një betejë e rëndë lidhur me pasurinë midis artistes dhe djalit të industrailist, Pierce, i cili vdiq më 2006. Me këtë çështje u muar edhe Gjykata Supreme e SHBA më 2006.

 

Smith vdiq nga një mbidozë barnash më 2007 dhe u mbijetua nga Danielyn, e cila u atësua nga fotografi Larry Birkhead. Djali i artistes, Daniel, nga martesa e saj e parë, vdiq në moshën 20 vjeç nga një mbidozë droge. As Birkhead, as avokati i saj nuk komunikuan me mediat për komente.

 

Në seancat e mëparshme, Smith kishte argumentuar se i shoqi i saj ia kishte premtuar asaj më shumë se $300 milionë pas vdekjes së tij, dhe se Pierce Marshall ka ndërhyrë në dëshirat e e të shoqit të saj. Por i biri tha se $7 milionë që Smith i mori dhuratë gjatë martesës ishin gjithçka që babai i tij donte t'ia jepte asaj.

Vendimi i djeshëm thotë se gjykata federale duhet të respektojë vendimin e vitit 2001 nga një gjykatë në Teksas e cila gjeti se Marshall nuk kishte ndërmend t'i linte para artistes pas vdekjes së tij.

 

Brunstad tha se avokati i Anna Nicole Smith mund ta kundërshtojë vendimin në Gjykatën Supreme të SHBA, pro ai mendon se çështja tashmë është mbyllur.

E veja e Pierce Marshall, Elaine, e vazhdoi çështjen në emër të të shoqit të ndjerë dhe familja Marshall tha se përpjekjet e tyre kishin dhënë fryte./Elida BUÇPAPAJ

(http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SPIUNI "VICTOR" DHE DETYRAT E TJERA TË CROMES (03.19.2010)
LETRAT E JEROME DAVID SALINGER: "JA PSE UNË E URREJ BOTËN" (03.16.2010)
CARLOS SLIM, FYTYRA NJERËZORE E MË TË PASURIT TË BOTËS (03.14.2010)
COREY HAIM VDES NGA MBIDOZA (03.10.2010)
"Washington Post": SHISNI ISHUJT DHE AKROPOLIN (03.09.2010)
RIKTHEHEN FANTAZMAT E LUFTËS SË BOSNJËSNga Ron Synovitz (03.06.2010)
KUJTIMI I DËSHMORIT BESNIK HIDRI, RESPEKT PËR HISTORINËNga SHEREFEDIN SHEHU (03.05.2010)
NJË ZA USHTON EDHE SOT: "A KA SHQIPNI EDHE PËR MUE...?!"Nga FRITZ RADOVANI, Melbourne (03.04.2010)
TEHERANI ARRESTON JAFAR PANAHIN (03.02.2010)
SEJDIU: I GATSHËM TË TAKOHEM ME TADIÇIN (02.27.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]