E Enjte, 05.16.2024, 11:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TAYLOR DHE DIAMANTET E PËRGJAKUR, NAOMI CAMPBELL E THIRRUR TË DËSHMOJË
E Shtunë, 05.22.2010, 11:28am (GMT+1)

Procesi zhvillohet në Hagë, ndaj ish presidentit liberian Charles Taylor, zotërisë gjakatar të luftës, i cili më 1997 ia kishte dhuruar një gur të çmuar supermodeles Campbell

Voal-online -Bukuroshja Naomi, i pandehuri Taylor dhe një diamant i pagdhendur që kullon gjak. Rrezikon ta verë në siklet të madh ikonën e Modës së Lartë, kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës të shkojë e të dëshmojë në procesin kundër ish presidentit liberian, akuzuar për krime të tmerrëshme kundër njerëzimti dhe dhunë mizore ndaj dhjetëra mijë burrave e grave. Gozhduar nga qindra dëshmi, nga filmime dhe nga raporte të panumërta të hetuesve, Charles Taylor do të gjykohet si protagonist absolut i asaj që është quajtur "lufta e diamanteve". Ish zotëria e luftës liberiane është akuzuar se ka shitur diamante dhe ka blerë armë për i rebelët e Revolutionary United Front (RUF) - Frontit të Bashkuar Revolucionar - të Sierra Leones, duke ushqyer një luftë brutale civile, e cila ka rrënuar vendin afrikan nga viti 1991 deri 2000.

Midis dëshmive të mbledhura nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është edhe ajo e aktores Mia Farrow. Ajo ka treguar se në shtator të vitit 1997, gjatë një darke në shtëpinë e Nelson Mandelës, Naomi Campbell i ka rrëfyer se kishte marrë, natën e mëparshme, një diamant të madh të pagdhendur nga ana e njerëzve që e shoqëronin presidentin Taylor, edhe ai midis të ftuarve në darkë. Supermodelja nuk ka folur kurrë për këtë temë. E ka shmangur edhe ftesën e Hagës. Gjatë një pranie të saj të fundit në Oprah Winfrey Show ka replikuar e inatosur, me njëfarë reagimi sikur asaj po i kërkonin llogari: " Nuk dua të kem të bëj aspak me rastin e atij njeriu. Ka kryer krime të tmerrëshme, nuk dua të vë në rrezik familjen time."


Por përfaqësuesi i akuzës publike të Hagës këmbëngul. Thotë se dëshmia e zonjës Campbell është e nevojshme për ta mbërthyer përfundimisht gjeneralin gjakatar. Para dy ditësh prokuroria i është rikthyer prapë kësaj teme dhe ka kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës që të merret parasysh kërkesa e saj. "Kemi nevojë për një pozicion të qartë," ka shpjeguar prokuroria. Por këtu përfshihet edhe publiciteti dhe dukja. Prania e një personazhi kaq të njohur në një proces për dhunë dhe tmerre, do ta tërhiqte vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Naomi që pranon një diamant në kulmin e një lufte civile të provokuar pikërisht nga ata gurë të çmuar dhe plot gjak nuk mund të mbeten jashtë vëmendjes. Me një shoqërim përfytyrimesh aspak zbavitëse./Elida Buçpapaj

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA: LINDSAY LOHAN NUK DO TË ARRESTOHET PAS KTHIMIT NGA KANA (05.21.2010)
CANNES, MICK JAGGER VËRSHON SI ORTEK NË CROISSETE (05.20.2010)
LOTËT E JULIETTE BINOCHE PËR REGJISORIN JAFAR PANAHI (05.19.2010)
CANNES: BIUTIFUL, DUARTROKITJE DHE EMOCIONE (05.18.2010)
MIRË SE TË GJETA KOSOVË! FALEMINDERIT FAMILJA E NDERUAR SALIU!Mbresa të vizitës në Kosovë, maj 2010, nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (05.14.2010)
FËMIJËT E MICHAEL JACKSON BËHEN YJE TË INTERNETIT (05.14.2010)
I BIRI I ESKOBARIT, BOSIT TË DROGËS TREGON: "ËSHTË FERR TË JESH BOS I DROGËS DHE I BIRI I BOSIT TË DROGËS" (05.11.2010)
VDIQ LENA HORNE, AJO QË ME BUKURINË DHE TALENTIN E SAJ UA HAPI RRUGËN PËR NË HOLLIVUD YJEVE AFRIKANOAMERIKANË (05.11.2010)
KREMTONI: SHPËTOJENI NJË NËNËNga NICHOLAS KRISTOF, New York Times (05.09.2010)
SILVIO BERLUSCONI - VERONICA LARIO: MARËVESHJA E DIVORCIT FARE AFËR (05.09.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]