VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DËSHIRËPoezi nga DEEPAK CHOPRA

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 11:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

DËSHIRË

Poezi nga DEEPAK CHOPRA


E Hënë, 03.21.2011, 08:16am (GMT+1)

Një i dashuruar njeh vetëm nënshtrimin, nuk ka tjetër zgjedhje.

Ai shkon vjedhurazi në rrugicën tënde gjatë natës, tjetër zgjedhje nuk ka.

Ai ka mall të puth çdo fije të flokut tënd, mos e prishni qejfin,

ai zgjedhje tjetër nuk ka.

 

Në dashurinë e tij të tërbuar për ju, është i etur t'i thyejë zinxhirët e burgimit të tij,

por ai zgjedhje tjetër nuk ka.

 

Një i dashuruar pyeti të dashurën e tij:

A e doni veten më shumë se mua?

E dashura përgjigjet: Unë jam e vdekur për veten dhe jetoj për ty.

Unë i kam ikur vetvetes, cilësive të mia,

Unë jam këtu vetëm për ty.

I kam harruar të gjitha ç'kisha mësuar,

por duke të njohur ty i jam thelluar dijes.

Unë kam humbur gjithë fuqitë e mija, por prej pushtetit tënd jam aftësuar.

 

E dua veten... të dua ty

Të dua ty ...veten e dua


Unë jam i dashuri yt, eja pranë meje,

Do t'ja hap portat dashurisë tënde.

Eja tek unë, dhe pastaj le të bëhemi fqinjë me yjet.

Ti ke qenë fshehur kaq gjatë, pafundësisht je në detin e dashurisë sime.

Edhe kështu, ke qenë gjithmonë lidhur me mua.

Fshehur, zbuluar, në të panjohurën, në të padukshmen.

Unë jam vetë jeta.

Ti ke qenë e burgosura e një pellgu të vogël,

Unë jam oqeani dhe rrjedhat e tij të trazuara.

Vijnë të bashkohen me mua,

largohu nga kjo botë e injorancës.

 

Të jesh me mua, unë do t'i hap portën dashurisë tënde.

Të dëshiroj ty më tepër se bukën e ujin

Trupi im shqisat e mia mendja ime ka uri për shijen tënde

Unë i jap kuptim pranisë tënde në zemrën time

edhe pse i takon gjithë botës

Unë pres me pasionin tim të heshtur për një gjest o një shikim nga ty.

-

Deepak Chopra është mjek dhe shkrimtar Amerikano-Indian i "New Age". Arriti famën prej 1981 kur u bë lider i lëvizjes të meditimit transhendent, të cilën pastaj e la më 1993, duke besuar në një teknikë tjetër alernative të quajtur meditimi i tingullit të hershëm, zanafillor, të lashtë, hyjnor..

Ka shkruar shumë libra në anglisht, duke pasur në qendër të tyre raportin mendje-trup dhe shpirt. Ka qenë për 20 vjet rresht mik i ngushtë i Michael Jackson. Chopra ka deklaruar se është dishepull i Jiddu Krishnamurti dhe filozofizë të lashtë indiane Vedanta, tek të cilat sheh ngjashmëri të madhe me fizikën kuantike.

 

Shqipëroi: Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
T'I E DASHURA IME, NË VEGULLIMIN PËRBALLË MEJE. DITË DIMRI, PA NJOLLA, E TEPASHME SI QELQIPoezi nga NAZIM HIKMET (1902-1963) (03.14.2011)
BUZËQESHJA JOTE ËSHTË UJË I KULLUAR NISUR PËR AVENTURË MIDIS GURALECËVE TË ZALLISHTES SË BARDHËPoezi nga EUGENIO MONTALE (Euxhenio Montale, 1896-1981) (03.09.2011)
VETËM TË VDEKURIT NUK VDESINPoezi nga RACHEL BLUWSTEIN (1890 - 1931) (03.04.2011)
LAURESHA DOLI PREJ KËNGËS DHE HYRI NË DIELLIN E GABUAR TË ËNDRRËSPoezi nga QAZIM SHEHU (03.02.2011)
TË MARTAT ME MORINFragment nga romani Bestseller i MITCH ALBOM, përkthyer nga ALBANA M. LIFSCHIN (02.25.2011)
MBRETËRESHË BËHU MBI BJESHKËN E BLERTË QË SHËRON ZEMRËN E KALLUR FLAKËPoezi të zgjedhura nga NAFI ÇEGRANI (02.23.2011)
RRUGA ISHTE HAPUR NËPËR SYTË DREJT ZEMRËS, RRUGË KREJT KRIJUAR PREJ LUMENJSH TË LOTËVEPoezi nga FRANCESCO PETRARCA (Françesko Petrarka, 1304-1374) (02.21.2011)
DO TË JEM ME TY DERISA YJET TË MOS NDRIÇOJNË MËKëngë të zgjedhura për DITËN E SHËN VALENTINIT (02.14.2011)
JE GRUAJA QË KALON SI NJË GJETHE. DHE LË NË PEMËT NJË FLAKË VJESHTEPoezi nga GIUSEPPE UNGARETTI (Xhuzepe Ungareti, 1888-1970) (02.07.2011)
AJO KALON DRITËPLOTË, SI NATA ME AJËR TË KULLUAR NËN QIEJ TË YJESUARPoezi nga GEORGE GORDON BYRON (Xhorxh Gordon Bajron, 1788-1824) (01.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]