VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MBRETËRESHË BËHU MBI BJESHKËN E BLERTË QË SHËRON ZEMRËN E KALLUR FLAKËPoezi të zgjedhura nga NAFI ÇEGRANI

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 05:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

MBRETËRESHË BËHU MBI BJESHKËN E BLERTË QË SHËRON ZEMRËN E KALLUR FLAKË

Poezi të zgjedhura nga NAFI ÇEGRANI


E Mërkurë, 02.23.2011, 04:29pm (GMT+1)

 

NË QEPALLËN E VASHËS

 

Në kupat e virgjëra të epshit

miliona dashuri me etje i thitha

e jam shndërruar thjeshtë në ekstazë...

E çuditërisht dashuritë të gjitha

e kanë një strehës në zemrën e pastër!

Në buzët e vashës së mirë

shkrihëm si pika e vesës kur bie mbi petale.

Bekim pa gjuhë në ashtin e saj të dlirë,

I etur dhe i dehur në të tek heq vallen...

Dhe kënga e pikës së lotit merr udhë

e vdekja befas në ardhtë

le të më gjejë të shkrirë përmbi ato buzë!

Dy kupat e mbushura me verë

shprazen virgjër në buzët

e kuqe të nuses

epshet shkrihen si vesë

në ekstazë dashurie

që pështjellon prore

me harkun qepallë...

 

KËNDUAR KËNGËN E DASHURISË

 

Sa mëkat është ta kujtojë dikush belin tënd,

bukurinë tënde si zefire që shkëlqen prore,

epshet i kall në flakë dashurie,

lotin e veton në bebzat e njomësisë.

Këngën e shëndrron në melodi jete

dashurinë në këngë të përjetshme...!

- O dhembje dashurore!

Në kërthizën e vjetër u rrite,

si lule e njomë në livadhe,

u kurorëzove me duvak të bardhë

mbi krye ornisur me drandofille të kuqe -

Bëhu përkëdhelje në gjakun tim,

rreze bujarie që agon n'konak ;

Mbretëreshë bëhu mbi bjeshkën e blertë

që shëron zemrën e kallur flakë

shëron dhimbën e kengës së gjaktë

duke mugulluar zefirët e dashurisë...!

Dhe çdo shpresë në zemër kalitet,

çdo lule e njomë ngjyrë behari rritet

duke jehuar me këngën e bardhë -

me dashurinë e ëmbël në krahëror

me këngën e shkëlqyer të jetës me verë...!

 

PRITJE...!

 

Si pirg e prita ardhjen tënde,

aty në prag të kullës së Babilonit!

Por, oh, skelat u thyen një e nga një

dhe unë mbeta si gjeth në pëllëmbë të ciklonit.

U shndërrova në fantazmë, pa emër, pa zë,

dhe pse klithmat m'i piu pusnaja e honit!

E ti ende qëndron në majë të kullës,

e unë më kot të pres në stinët e mia bjonde:

t'i kurrsesi nuk i përvidhe dot udhës,

përrallat u bënë krejt të vërteta sonte!

E grisa delirin e ëndrrës e të pëshpërita gjatë:

"Jam dashnor i nuses... i nuses pa duvak!"

* * *

Të pres në dashuritë e pashpallura

që verbohen nga dhimbja e yjeve në univers

në lotin, që gabimisht harron të më njohë

kam qindëra vjet që të pres.

Të pres në ankthin e vyshkur të shtratit të ftohtë,

Në hënën që u helmua prej qiellit gri,

Në magjinë e heshtjes antike,

Të pres si robi, që s'kërkon kurrë liri.

Të pres në ditët e mia që s'marrin frymë,

Në ëndrrat me nuse dhe pa dhëndurrë,

Kështu do të zvarritem deri në pragun e vdekjes,

Dhe të betohem, pas kësaj

S'do të pres më KURRË.

 

LIRIKË STINËSH

 

Ma mbyte shpirtin në ujvara dritash

dhe trupin e shoh si përpëlitet në zjarr.

Unë digjem e fikem si lëndina në verë,

e si malli në mall...

 

Në sy loti si në curra t'u shter

e gjurmët tona na mbetën në zalle.

Një përroske i dhamë shpirt dhe pse ishim në ferr

e me lot të kaltër ujitëm lulet shtojzovalle...

 

Në sytë e tu loz dielli im i praruar

me zefirët e stinës që ëndërruam gjithmonë.

Për atë diell një mijë këngë patëm kënduar

dhe pse zërin na e piu nata ulkonjë!

 

Buzët i puthitëm tek buzët kaherë

dhe të gjitha ëndrrat i kallëm në zjarr.

Për këtë jetë, që të ngrohej si varfanjaku në verë,

dhe lirikat e dashurisë me ne shkuan ujvarë!

 

KALORËSIT

 

Mbrëmë kaluan një mijë kalorës

dhe shkuan kah shtigjet e djegura.

Karvani ynë sapo ka dalë prej ëndrrës

në frizurën e shekujve i fiksoi legjendat e tretura.

 

Mbrëmë një mijë kalorës e grisën pelerinën e natës

dhe në terrin e saj emrat i shkruan në zall.

I trishtuan këngët me gjuhë plagësh

buzëzhuritur e puthën tokën që vajtonte në mall.

 

Mbrëmë shekujt i morëm me vete,

me një lot e një kujtim të verdhe në sy.

Të vdekurit mallkuan gjumin e thellë

dhe, me vetullën e hënës nën sqetull,

rivdiqën, Kosovë, edhe një herë për ty!

 

* * *

 

(Kushtuar Shemo Fërngovës)

 

Në mbretërinë e trilluar të hijeve

çdo gjë të prishen hajnat e natës

kafshove një dëshirë gjersa ëndërrove

dhe ëndrrat t'i vranë prore

me dhembje e ikje stinësh

loti rrodhi me shpresën tinëzisht

dhe përsëri hajnat e natës

t'i vodhën diamantet e çmuar

të mallit dhe ëndrrës

të dhëmbës për kalorësin

u bënë akull e shkrum zjarri

Ti mbete vraplinkth

me gjogun e shaluar

ti Robin Hud i serenatave të bukura

dhe unë Drajfuz në luginat e gjata

kthehem në tempullin e vjetër

kalorës i agimeve të bardha

t'i çmendim prore profetët

dhe zotërat mëkatarë

ata që bëjnë hata të inatosur

në botën njerëzore

Ti Drajfuz shqiptar me diellin në shuplakë

Robin Hud me plis të bardhë...

 

KEMI MIJËRA VJET

 

Kemi mijëra vjet, mijëra shekuj

që mbajmë mbi supe tokën Nënë.

Kemi mijëra shpirtra dhe, për të vdekur,

sa ç'kemi pandehur, nuk qenka e rëndë!

 

Nëpër tela sharkie i rilindëm epokat

dhe me lulet e plagëve ëndrrat përmbytëm...

Në qiellin e syve lodronin shqiponjat dhe zotat,

nga nderimi për ta vetveten cfilitëm!

 

Mbi konakët e tu të thinjur, të moçme,

prehet vegimi i Gjergj Elez Alisë dhe i kreshnikëve.

Skëndërbeu e gënjeu vdekjen, ribëri shpatën prej kocke,

paçka se Konferenca e Londrës gërryen plagën e viteve.

 

Nënat na lindin sa herë kjo tokë kërkon trima

dhe varret na hapen sipas trilleve mizore.

Kur ka halle Nëna, ne shkrepim vargan vetëtima

dhe ulemi në prehër të saj butësisht si rreze hënore!

 

NË MUZGUN

NGJYRA JARGAVANI

 

Në mëngjes,

dy fluska të kaltra

thithën një pikë dashurie pangjyrë

e kështu foshnjërisht u pëlqen ta luajnë

pa e ditur se në lojën e vdekjes kanë hyrë!

 

Në buzët e gotës

dy dëshira dhe një këngë skeletësh

rilindën dhe u shndërruan në gjeth,

nisën vajtimin për kockën e thyer,

që nëpër fosile kafkash hirin hedh!

 

Në muzgun ngjyrëjargavani

gota u thye,

pigmenti i saj u nda në katër vija,

të venitura ngjyrë deti:

Befas u zgjova prej ëndrrës

dhe në shpirt një zgavër vaji më mbeti!

 

PORTRET

 

- Cucës së Pollogut -

 

Kur sytë e mi shkrepin si agime të bardha

lulja e zambakut hareshëm mugullon

Në pelerinën e natës diç gris pulëbardha

ti vjen e përzishme dhe ëndrrat mi pushton.

 

Dashuria prehet në mijëra ngjyra ylberi,

por unë veç këngë të përvajshme këndoj.

Unë jam njeri, që dua t'i ngjaj Prometeut

dhe në mbretërinë e vdekjes zjarrin tënd kërkoj!

 

Vasha e ka gdhendur portretin në sytë e mi

luleve ua rrëzoi petalet e mallëngjimit.

Si udhëtar i mjerë mbeta rrugëvë përsëri

e pres e pres me shpresë tek drita e agimit!

 

SHKON E VJEN VALA!

 

Shkon nëpër brigje të thata

erëmon tokë e plagë bojëdeti

gjethet dhembjes i pikojnë trishtim

nëpër buzagaz ndalet fjala...

ti erdhe e s'më gjete më

hijen e more për kujtim hyjnor

copa ylberi e pasqyrë të thyer

të mbeten e vetmja dhuratë

në dejtë e mi

si akull si zjarr!

Shkon e vjen vala...

 

* * *

 

Sytë shkrepin si agime të bardha

lulezambaku e prek mugullimin

në shpirt më lë akull zhgëndra

në pelerinën e natës pushon pulëbardha

ti vjen e përvidhesh nëpër ëndrra...

njëmijë ngjyra e një lum psherëtime

vetëm një njeriu Odise

dhe hija ime...

vasha gdhend portretin tim

unë bëhem shkëmb mali

pasi rrëzohet mallëngjimi

në zemër ndizet zjarri

a do zbardhojë sërish agimi

për ta bërë portretin tënd...

 

KOHË E ZËSHME

 

Lehtë e thua ti këtë fjalë

miku kur të të vijë në shtëpi

vërja veshin

dhe jepi bukë e kripë të hajë

prite e përcille ashtu siç kemi zakon

dhe shprehi dashuri në zemër...

Një ditë prej ditësh

çohu kur koha të troket në derë

shikoi mostrat në fytyrë

dhe shpejto andej nga e drejton

gishtin e fjalës që vazhdon

dhe ulu në odë të bukës.

Ta dish

o, të lumtë goja,

lehtë e thua këtë fjalë

në këtë kohë të zëshme!

Një kopsht hesht në diell

plot lule e vragë,

në Lugje të Verdha!

 

* * *

 

Ato vite kanë lënë gjurmë

dhe ti ke rënë dëshmor

Dy shenjëza të sinqerta si kurorë

ndrisin me buzagazin njerëzor.

E prore Rozafa të kërkon

në sheshin e kreshnikëve

në vargjet e mia

baladë Doruntine je

Epos shekujsh

të kësaj toke të thinjur

në historinë e Dardanisë.

 

QESH E QAN TANUSHA

 

Vuajtje dhe vite të humbura

shpresë ndër stinë të vrara

për burrin që dergjet në burgje

për mallin që dhemb prore

qesh e qan Tanusha

lot i ngrirë nën qepallë.

E vërtetë e gjorë është jeta

sa dielli është sa detet

sa shekulli me vragë

sa loti me përmasa globi

qepallat e Tanushës fletë dallëndysheje

loti i saj si gur mali

ajo për dashurinë nuk di ndryshe

thellë në zemër i lind malli

faqet si bukë molle ka

ballin si bjeshkë kurorë

prore sy drenusheje mali

si dy xixa zjarri...

Hëna e verdhë zbehet e digjet

copëtohet në pellgje horizonti

kujtimet e saj në pritje

Lugje të verdha / 21

kalorësve të vonuar u falin lule

pritjet e gjata braktisen

qan e qesh Tanusha

agimet struken në themele

në Kullë të Babilonit

shekujt përqafojnë lotin

me gjuhë guri lindin gjinitë.

Përtej kufijve të pranverës

shndrrit një rreze dielli

flokët e saj

ngjyrë lulebore

që mugullojnë në shpirtin tim

maje malesh thepore

duket hapësirë e blertë

në sytë e Tanushës

si Doruntinë në vargje!

Brenga ime për fëmijët

dhe gruan e mbetur

trotuareve të trishtimit

një paqartësi gjyqësori

një inskenim i skajshëm

unë në qeli burgu

i pandehur, i pafajshëm

si të isha kurban ballkanik...

 

KUR TË TAKOHEMI PAS VITESH

 

Kur të takohemi pas vitesh diku,

ngre kryet, mos e mba vështrimin si oxhaku tek hiri...

Koha ështe rrjedhë,

unë një pemë

dhe jo gur,

loti i gjelbër kullon

nga sythi i syrit!

Dhe nëse vendose kështu të më braktisësh,

më parë të duhet të harrosh ca ditë, ca net...

S'është faji im Doruntinë,

nëse nga gjumi do të ngrihesh

si grifshë,

të vraposh tek dera,

ku asnjë dorë s'troket!...

NAFI ÇEGRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RRUGA ISHTE HAPUR NËPËR SYTË DREJT ZEMRËS, RRUGË KREJT KRIJUAR PREJ LUMENJSH TË LOTËVEPoezi nga FRANCESCO PETRARCA (Françesko Petrarka, 1304-1374) (02.21.2011)
DO TË JEM ME TY DERISA YJET TË MOS NDRIÇOJNË MËKëngë të zgjedhura për DITËN E SHËN VALENTINIT (02.14.2011)
JE GRUAJA QË KALON SI NJË GJETHE. DHE LË NË PEMËT NJË FLAKË VJESHTEPoezi nga GIUSEPPE UNGARETTI (Xhuzepe Ungareti, 1888-1970) (02.07.2011)
AJO KALON DRITËPLOTË, SI NATA ME AJËR TË KULLUAR NËN QIEJ TË YJESUARPoezi nga GEORGE GORDON BYRON (Xhorxh Gordon Bajron, 1788-1824) (01.29.2011)
DASHURI E NJOMË E VAJZËRISË, MË FAL, NËSE TË HARROJ, NDËRSA MË FSHIJNË RRYMAT E BOTËSPoezi nga EMILY BRONTË (Emili Brontë, 1818-1848) (01.13.2011)
DUKE U DRIDHUR, DUKE NGRIRË AKULL, NË TREMBJE TË FRIKSHME, AH! AJO SHKOI E VAJTIPoezi nga WILLIAM BLLAKE (Uilliam Blleik, 1757-1827) (01.06.2011)
MË TORTURON TMERRUESE ËMBËLSIA E ASAJ FYTYRE ENGJËLLOREPoezi nga JOHN KEATS (Xhon Kits, 1768-1821) (12.31.2010)
BALADË PËR NJERIUN QË MBANTE GURIN E RRUFESËPoezi nga ANTON PAPLEKA (12.29.2010)
LËRI PAK, VENERË, DASHNORËT E TU ME ZEMRA KURORASH MBRETËROREPoezi nga ARTHUR RIMBAUD (Artur Rembo, 1854-1891) (12.24.2010)
TË LUTEM, MËSO TË LEXOSH HESHTJEN E ZEMRËS SIMESonete nga WILLIAM SHAKESPEARE (Uilliam Shekspir, 1564-1616) (12.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]