VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AJO KALON DRITËPLOTË, SI NATA ME AJËR TË KULLUAR NËN QIEJ TË YJESUARPoezi nga GEORGE GORDON BYRON (Xhorxh Gordon Bajron, 1788-1824)

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 04:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

AJO KALON DRITËPLOTË, SI NATA ME AJËR TË KULLUAR NËN QIEJ TË YJESUAR

Poezi nga GEORGE GORDON BYRON (Xhorxh Gordon Bajron, 1788-1824)


E Shtunë, 01.29.2011, 03:26pm (GMT+1)

 


 

 

TË PASHË TEK QAJE

 

I
Të pashë tek qaje: loti i madh shëndritës
mbuloi atë sy të kaltër
E pastaj m'u duke si një manushaqe
me vesë spërkatur.
Të pashë tek qeshje: flakëritja e safirit
në praninë tënde nuk vezullonte më;
Nuk mund t
'i njëjtësoja rrezet që buisnin

Plot jetë atë shikimin tënd.

II
Sikurse retë nga dielli i largët

Marrin një ngjyrë të thellë e të nxehtë

Të cilën me pahir hija e mbrëmjes së afërt

Mund ta përzërë nga qielli shpejt,

Ato buzëqeshje çojnë thellë në shpirtin

Më të trishtë gëzim të mirëfilltë;

Dielli i tyre lë pas një flakë

Që mbi zemër shëndrit.

 

KUR NE U NDAMË

 

Kur ne u ndamë

Në lotë e në dënesje pa zë,

Pëlcitur zemra përmes

Për të mos u parë për vite e vite më,

Faqet e tua u bënë të ftohta e të zbehta

Dhe më e ftohtë puthja jote ishte;

Ai çast vërtetë qe parandjenjë

E kësaj dhimbjeje.
Vesa e mëngjesit

Krejt e akullt ra mbi ballin tim:

E ndjeva atë si paralajmërim

Të kësaj që po ndjej tani. 

Janë harruar përbetimet e tua

Ke etje për ndryshime, moj,

Kur emrin tënd ma thonë

Më vjen turp ta dëgjoj.

Emri yt në veshët e mi

Tani tingëllon i vdekur;
Një ngjethje më përshkon:
Pse ishe aq e dashur dikur?

Të tjerët nuk e dinë sa mirë të njoh,
Nuk e dinë se të njoh më shumë se të gjithë:
Përjetë do të kem një peng në zemër për ty

Që fjalët për ta thënë nuk arrijnë.

Në heshtje ndjej se zemra jote

mund të më ketë harruar,

Me dhimbje ndjej se shpirti yt

Mund të më ketë tradhtuar.

Nëse do të të shikoj

Pas vitesh të tëra prapë,

Si të të përshëndes?

Me heshtje a me lotë, vallë.

 

AJO KALON DRITËPLOTË

 

I

Ajo kalon dritëplotë, si nata

Me ajër të kulluar e qiej të yjesuar;
Gjithë më e mira e territ dhe shkëlqimit

Pikëtakohet në shikimin e saj e sytë e saj

Kështu të ëmbëlsuar në atë dritë të kulluar

Që në madhështinë e ditës mohon qiellin.

II
Një hije më shumë, një rreze më pak, do kishte

Cënuar sadopak nurin pa emër

Që valëzon mbi gërshetin e saj zi si korb

Apo ëmbëlsisht i bën dritë në fytyrë,

Ku mendime të kthjellëta dhe të ëmbël

Pastër shpalosen dhe mrekullisht banojnë.

III
Mbi atë faqe, sipër atij balli,

kaq të ëmbël, kaq të qetë por kuptimplota,

Ngjyrat e ndezura, buzëqeshjet e paskajshme,

Flasin për ditët e jetuara mirësisht,

të një shpirti që këtu me të gjithë është në paqe,

të një zemre që dashuron pafajsisht!

 

STROFA PËR MUZIKËN

 

Nuk ka bijë të Bukurisë

Me një joshje kështu si tënden;

Si muzika sipër ujërave

Zëri yt është për mua i ëmbël:

Kur, sikur të kishte rënë fashë

Oqeani nga ai tingull rri magjepsur,

shkëndijojnë të qeta valët,

Duket se ëndërrojnë erërat heshtur:

Dhe hëna e mesnatës

Lëshon një fjollë drite mbi det

Që ndagalë lëviz kraharorin e tij

Si një djalosh në gjumë të qetë:

Kështu shpirti të përulet

Të të dëgjojë e adhurojë përherë

Si një emocion i thellë dhe i ëmbël

Si një valë oqeani në verë.

 

KËSHTU NE NUK DO TË KALOJMË MË

 

I
Kështu ne nuk do të kalojmë më kaq vonë

Duke u endur nëpër natë, edhe pse zemra

Si gjithmonë ende dashuron e si gjithmonë

Na ndrit hëna.

II
Sepse shpata e vjetëron millin

Dhe nga shpirti kraharori vjetërohet

Do të duhej që të merrte pushim zemra për të rijetuar

E dashuria për t'u çlodhur.

III
Edhe sepse nata është bërë për të dashuruar
E tepër shpejt dita prapë rikthehet si ëndërr,
Ne nuk do të shkojmë më duke u endur

Nën dritë të hënës.

 

NËSE AJO BOTË E LARTË

 

I
Nëse ajo botë e lartë, përtej sonës,
Është e shtrenjtë sepse dashuria mbijeton

Nëse zemra e dashuruar është plot me qetësi

E syri është i njëjtë, por s'ka më lotë,

Sa mirëpritëse ato sfera virgjërore në lartësi!

Sa bukur të vdesësh edhe në këtë orë!

Nga toka të ngresh sytë lartë e të shikosh si çdo drojtje

Tek humb në dritën tënde, Përjetësi!

II
Kështu duhet të jetë: jo për ne që kaq shumë

Dridhemi mbi bregun, e në përpjekjen

Për të lundurar në vorbullën kapemi

Prapë në ankorën e dobët të Ekzistencës.

Oh të besosh se çdo zemër në atë të ardhme

Mbetet zemër e dashuruar, bashkë të pimë

ujëra pavdekësie, gjithnjë të bashkuar

Përtej vdekjes, shpirt në shpirt!

 

I shqipëroi Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DASHURI E NJOMË E VAJZËRISË, MË FAL, NËSE TË HARROJ, NDËRSA MË FSHIJNË RRYMAT E BOTËSPoezi nga EMILY BRONTË (Emili Brontë, 1818-1848) (01.13.2011)
DUKE U DRIDHUR, DUKE NGRIRË AKULL, NË TREMBJE TË FRIKSHME, AH! AJO SHKOI E VAJTIPoezi nga WILLIAM BLLAKE (Uilliam Blleik, 1757-1827) (01.06.2011)
MË TORTURON TMERRUESE ËMBËLSIA E ASAJ FYTYRE ENGJËLLOREPoezi nga JOHN KEATS (Xhon Kits, 1768-1821) (12.31.2010)
BALADË PËR NJERIUN QË MBANTE GURIN E RRUFESËPoezi nga ANTON PAPLEKA (12.29.2010)
LËRI PAK, VENERË, DASHNORËT E TU ME ZEMRA KURORASH MBRETËROREPoezi nga ARTHUR RIMBAUD (Artur Rembo, 1854-1891) (12.24.2010)
TË LUTEM, MËSO TË LEXOSH HESHTJEN E ZEMRËS SIMESonete nga WILLIAM SHAKESPEARE (Uilliam Shekspir, 1564-1616) (12.15.2010)
ASHTU EDHE MBI MENDIMET E TUA, KUR TË JENË TRETUR, DASHURIA VETË DO TË BJERË TË FLERËPoezi nga PERCY BYSSHE SHELLEY (Persi Bisshi Shell, 1797-1851) (12.05.2010)
E DIJA QË E KAM MALLKIM TË KUNDROJ YJET NË NATËN STERRË TË ZEZËPoezi dhe përkthime të përzgjedhura nga ÇEZAR KURTIMe rastin e 75 vjetorit të lindjes të përkthyesit tonë të madh (12.02.2010)
 KE QENË PRANË MEJE MIJËRA HERË, TË SHIKOJA TY ME GËZIM FËMINORPoezi nga FRIEDRICH VON HARDENBERG - NOVALIS (Fridrih fon Hardenberg -Novalis, 1772-1801)  (11.25.2010)
MË SHPËTOI SI NEGRE NATA(Shqiptarëve që ikën nga Atdheu për një jetë më të mirë)Nga Elida BUÇPAPAJ (11.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]