VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DO TË JEM ME TY DERISA YJET TË MOS NDRIÇOJNË MËKëngë të zgjedhura për DITËN E SHËN VALENTINIT

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 06:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

DO TË JEM ME TY DERISA YJET TË MOS NDRIÇOJNË MË

Këngë të zgjedhura për DITËN E SHËN VALENTINIT


E Hënë, 02.14.2011, 08:35am (GMT+1)

BRYAN ADAMS: A KE DASHURUAR NDONJËHERË NJË GRUA (Have You Ever Really Loved a Woman)

Ta dashurosh vërtetë një grua

Ta kuptosh atë - ta njohësh botën e saj

Të dëgjosh çdo mendim të saj - të shikosh çdo ëndërr të saj

T'i japësh asaj krahë - kur ajo dëshiron të fluturojë

Atëherë ti do ta gjesh veten të pushtuar nga krahët e saj

Kështu do kuptosh se vërtetë e do një grua. Kur e do atë

Ti i tregon asaj se vërtetë ajo është e dëshiruar

Kur ti dashuron një grua tregoi asaj se vërtetë e do

Sepse ajo ka nevojë të dijë se dashuria është e përjetëshme

Prandaj më thuaj mua a ke dashur vërtetë ndonjë herë një grua?

Ta dashurosh vërtetë një grua

Lere atë të prehet në ty - ti e di sa e domosdoshme është për të

Kështu ajo frymon në ty - përgjërohet në ty

Gjersa atë e ndjen tek lëviz në gjakun tënd

Atëherë do t'i shikosh fëmijët e tu të palindur në sytë e saj

Kështu do të kuptosh se vërtetë e dashuron një grua

Kur ti dashuron një grua tregoi asaj se vërtetë e do

Kur ti dashuron një grua tregoi asaj se vetëm atë e do

 

Sepse ajo ka nevojë të dijë se ju gjithmonë do të jeni bashkë

Prandaj më thuaj mua a ke dashur vërtetë ndonjë herë një grua?

Jepi asaj besim - jepi asaj

Mirësi dhe butësi - sillu denjësisht

Ajo do të jetë tërësisht jotja, do të kujdeset për ty

Dhe do ta kuptosh se vërtetë ti do një grua...

 

BRYAN ADAMS: ÇDO GJË QË BËJ E BËJ PËR TY(Every Thing I Do I Do For You)

 

Duke parë në sytë e mi - ti do të shohësh

Ç'do të thotë kjo për mua

Kërko në zemrën tënde - kërko në shpirtin tënd

Dhe kur të më gjesh mua nuk do të kërkosh më

Mos më thuaj mua se kjo nuk ia vlen

Mos më thuaj se nuk ia vlen të flijohesh për të

Ti e di është e vërtetë

Çdo gjë që e bëj, e bëj për ty

Shiko në zemrën time - do të kuptosh

Nuk kam asgjë të fshehtë atje

Më shiko kështu siç jam - jetën time

Të tërën ta kushtoj - do të sakrifikoja

Mos më thuaj se nuk ia vlen

Për mua nuk ka asgjë më të shtrenjtë

Ti e di se është e vërtetë

Çdo gjë që e bëj - e bëj për ty

Nuk ka jo dashuri - si dashuria jote

Asnjë tjetër sa ajo nuk buron dashuri

Nëse nuk je ti - askush tjetër nuk është në botë

Gjithë kohën - gjithë jetën

Oh ti s'mund të më thuash se nuk ia vlen

Mos më thuaj është e kotë

Asgjë më shumë nuk ia vlen të luftosh

Sa të luftosh për ty - të gënjej për ty

Të shkoj në telin e akrobatit për ty, të vdes për ty

Ti e di se është e vërtetë

Gjithçka që e bëj - e bëj për ty

 

LIONEL RICHIE: HELLO

Unë isha vetëm me ty në mendjen time

Dhe në ëndërrat e mia, unë kam puthur buzët e tua mijëra herë

Unë nganjëherë të shikoj ty tek kalon para derës sime

Hello, kështu duket se ti po më kërkon mua?

 

Unë mund ta shikoj këtë në sytë e tu, mund ta shikoj në buzëqeshjen tënde

Ti je gjithçka që kam dashur ndonjëherë, dhe krahët e mi janë të hapur tejetej

Sepse ti di mirë se çfarë të thuash dhe di mirë se çfarë të bësh

Dhe unë dua të të tregoj sa shumë të dua.

 

Unë papushim shoh dritën e diellit në flokët e tu

Dhe ta dëshmoj gjithnjë kujdesin tim dhe përkujdesjen

Nganjëherë them se zemra ime do marrë flatra

Hello, vetëm tani unë po të tregoj ty

 

Sepse hutohem se nuk di ku ndodhesh ti dhe çfarë po bën

A ndjehesh ti vallë e vetmuar apo dikush po të dashuron?

Më trego si ta fitoj zemrën tënde, sepse unë s'di nga të filloj

Por më lejo të nis duke të thënë se të dua.

 

Hello, vërtetë ti ke dalë të më kërkosh mua?

 

Sepse hutohem se nuk di ku ndodhesh ti dhe çfarë po bën

A ndjehesh ti vallë e vetmuar apo dikush po të dashuron?

Më trego si ta fitoj zemrën tënde, sepse unë s'di nga të filloj

Por më lejo të nis duke të thënë se të dua.

 

Të kam thënë së voni se të dua ty ?

Të kam thënë se askush tjetër s'është si ti ?

Mbushe zemrën time me gëzim, hiqma trishtimin prej saj,

Qetësoi shqetësimet e mia, këtë bëj ti.

Sepse dielli i mëngjesit në kulmin e lavdisë së tij,

E takon ditën me shpresa dhe me kënaqësi,

Ti e mbush jetën time me buzëqeshje, disi e bëni atë më të mirë,

Qetësoi shqetësimet e mia, këtë bëj ti.

Nëse ka në botë një dashuri të dlirë,

Ajo është dashuria ime dhe dashuria jote,

Janë krejt si diell.

Dhe në çdo mbarim dite,

Ne të jemi mirënjohës dhe lutës,

Ndaj dashurisë, dashurisë.

Të kam thënë se askush tjetër s'është si ti?

Mbushe zemrën time me gëzim, hiqma trishtimin prej saj,

Qetësoi shqetësimet e mia, këtë bëj ti.

Sepse dielli i mëngjesit në kulmin e lavdisë së tij,

E takon ditën me shpresa dhe me kënaqësi,

Ti e mbush jetën time me buzëqeshje, disi e bëni atë më të mirë,

Qetësoi shqetësimet e mia, këtë bëj ti.

Nëse ka në botë një dashuri të dlirë,

Ajo është dashuria ime dhe dashuria jote,

Janë krejt si diell.

Të kam thënë se askush tjetër s'është si ti?

Mbushe zemrën time me gëzim, hiqma trishtimin prej saj,

Qetësoi shqetësimet e mia, këtë bëj ti.

Sepse dielli i mëngjesit në kulmin e lavdisë së tij,

E takon ditën me shpresa dhe me kënaqësi,

Ti e mbush jetën time me buzëqeshje, disi e bëni atë më të mirë,

Qetësoi shqetësimet e mia, këtë bëj ti.

 

BONJOVI: GJITHMONË (ALWAYS)

 

Ky Romeo po gjakon

Po ti s'mund ta shikosh gjakun e tij

Sepse ai është vetëm prej ndjenjash

Të një qeni të rrahur të braktisur

Shiu vazhdon papushim qëkur ike

Tani unë po fundosem në vorbulla

Ti e di që unë gjithmonë kam qenë luftëtar

Por pa ty unë dorëzohem pa kushte

Tani unë nuk mund të këndoj këngë dashurie

Sikur ato të mos ekzistojnë fare

Unë më nuk ndjehem sikur jam në këtë jetë

Por unë kështu jam, e dashur

Po, unë do të të dua ty, e dashur - Gjithmonë

Dhe do të jem pranë teje ditë e natë - Gjithmonë

Do të jem me ty derisa yjet të mos ndriçojnë më

Derisa qiejt të digjen shkrumb e flakë

Derisa fjalët të mos rimojnë më

Dhe kur të vdes, e di, ti do të jesh në mendjen time

Dhe unë do të të dua ty - Gjithmonë

Tani fotografitë që t'i m'i pate dhënë

Janë kujtime të një jete krejt tjetër

Që dikur na bënte të qeshnim, që dikur na bënte që qanim

Një jete që të bëri ty të thuash mirupafshim

Çfarë nuk do të jepja që të shkoja gishtat e mi në flokët e tu

Të prekja buzët e tua, të të afroja pranë

Kur t'i i lutesh Zotit

Përpiqu të më kuptosh

Unë kam bërë gabime, unë jam njeri

Kur qëndroj ngjitur teje, kur qëndroj larg teje

Kur them fjalë për të cilat ti je e etur

Unë do të doja të isha përsëri, sepse fjalët janë të miat

Të t'i them ato deri në fund të jetës

Po, unë do të të dua ty, e dashur - Gjithmonë

Dhe do të jem me ty përgjithnjë - Gjithmonë

Dhe nëse më thua të qaj për ty

Unë qaj

Nëse më thua të vdes për ty

Unë vdes

Më shiko drejt e në sy

Nuk ka çmim që nuk do të paguaja

Të t'i them ty këto fjalë

Por ja që nuk pata fat

Në këtë rrëpirë të thikët

Por nëse ti e dashur më vë prapë në provë

Ne mund t'iu rikthehemi ëndërrave tona të vjetra

Dhe jetëve tona të vjetra

Ne mund të gjejmë vend atje ku ende dielli ndrit

 

EXTREME: MË TEPËR SE FJALË (MORE THAN WORDS)

Duke thënë të dua

Nuk janë këto fjalët që pres të m'i thuash

Nuk janë këto fjalët që nuk dua të m'i thuash

Por nëse ti di vetëm ato fjalë

Sa e lehtë do të jetë të më bësh të kuptoj çfarë ndjen ti

Më tepër se fjalët ti ke plot mundësi ta bësh reale

Sesa të më thuash thjeshtë se ti më do mua

Sepse tashmë unë e di

Çfarë do të bëje nëse zemra ime ndahet dysh

Më tepër se fjalët i tregojnë ndjenjat tua

Se dashuria jote për mua është reale

Çfarë do të thoje nëse unë nuk i pranoja ato fjalë

Atëherë ti nuk do të ndryshoje dot gjë

Vetëm duke më thënë se më do

Më tepër se fjalët

Unë tani dua të të bëj ty të më kuptosh

E vetmja gjë që të bësh është të mbyllësh sytë

Dhe t'i zgjatësh duart e të më afrosh mua

Më mbaj pranë dhe mos më largo kurrë

Më tepër se fjalët ajo që unë kam dashur të tregoj

Është se ti nuk ka nevojë të më thuash se më do

Sepse unë tashmë këtë e di

Çfarë do të bëje nëse zmera ime ndahet dysh

Më tepër se fjalët dua të ndjesh

Se dashuria jote për mua është reale

Çfarë do të thoje nëse unë nuk i pranoja ato fjalë

Atëherë ti nuk do t'i ndryshoje dot gjërat

Vetëm duke thënë se më do

Më tepër se fjalët

 

DAN HILL: NGANJËHERË KUR NJËRI TJETRIN PREKIM (SOMETIMES WHEN WE TOUCH)

 

Ti më pyet nëse të dua

Dhe unë nuk të jap përgjigje

Unë të lëndoj ty dlirësisht

Më mirë se të të gënjej

Dhe kush jam unë të gjykoj

Për ato që ti më thua?

Unë sapo kam filluar të kuptoj se je reale

 

Dhe nganjëherë kur njëri tjetrin prekim

Dlirësia është kaq e pakufi

Dhe unë dua t'i mbyll sytë e të fshihem

Unë dua të të kem pranë deri sa të vdes

Derisa ne të mbytemi në lotë e në dënesje

Unë dua të të kem pranë sa të kem forcë

 

Romanca dhe strategjia e saj

Më bën të luftoj me krenarinë time

Por përmes pasigurisë

Nganjëherë pafajësia triumfon

Unë nuk jam ndonjë shkrimtar

I zënë në grackë nga e vërteta ime

Një luftëtar ngurues drejt trofesë

Ende i zënë në kurth brenda rinisë sime

 

Dhe nganjëherë kur njëri tjetrin prekim

Dlirësia është kaq e pakufi

Dhe unë dua t'i mbyll sytë e të fshihem

Unë dua të të kem pranë deri sa të vdes

Derisa ne të mbytemi në lotë e në dënesje

Unë dua të të kem pranë sa të kem forcë

 

Nganjëherë dua të përulem

Të bie tek gjunjtë e tu

Nganjëherë dua të të marr

Të të mbaj në krah pafundësisht

 

Nganjëherë të kuptoj ty

Dhe e mendoj sa shumë je përpjekur

E kam parë se dashuria të robëron

Dhe kam parë se dashurinë e shpërfill

 

Nganjëherë më duket jemi vetmitarë

Ende në kërkim të një miku në botë

Të një vëllai a të një motre

Por pastaj pasioni prapë shteron

 

Dhe nganjëherë kur njëri tjetrin prekim

Dlirësia është kaq e pakufi

Dhe unë dua t'i mbyll sytë e të fshihem

Unë dua të të kem pranë deri sa të vdes

Derisa ne të mbytemi në lotë e në dënesje

Unë dua të të kem pranë sa të kem forcë

 

BACKSTREET BOYS: MOS LUAJ MË ME ZEMRËN TIME (QUIT PLAYING GAMES WITH MY HEART)

 

Me zemrën time unë shikoj

Ti nuk je e vërtetë ndaj meje

Thellë në shpirtin tim unë ndjej

Asgjë e tillë nuk po ndodh

Nganjëherë do të doja

Kohën ta riktheja prapë

Sado e pamundur duket

Por kështu dua vajzë e keqe

Mos luaj më me zemrën time

Mos luaj më me zemrën time

Mos luaj më me zemrën time

Gjersa ti të na rrënosh

Unë duhej të dija gjithçka

Përpara se të ma rrëmbeje zemrën

Unë jetoja jetën time

Të të rikthej ty tek unë

Do të bëja gjithçka duhej bërë

Kështu që ti nuk e di

Nganjëherë unë do të doja

Ta riktheja atë kohë prapë

Sado e pamundur duket

Por kështu dua vajzë e keqe

Më mirë mos luaj më me zemrën time

Mos luaj më me zemrën time

Gjersa ti të na rrënosh

Unë duhej të dija gjithçka

Përpara se të ma rrëmbeje zemrën

Unë jetoja jetën time

Mos luaj më

E dashur, dashuria jonë ishte aq e fortë

Mos më lërë mua pezull gjithnjë

Oh e dashur, kjo nuk është gënjeshtër, jepi fund

Sonte mos më

E dashur mos luaj më

Nganjëherë unë do të doja

Ta riktheja atë kohë prapë

Sado e pamundur duket

Por kështu dua djalë i keq

Mos luaj më me zemrën time

Mos luaj më

E dashur, dashuria jonë ishte aq e fortë

Mos më lërë mua pezull gjithnjë

Oh e dashur, kjo nuk është gënjeshtër, jepi fund

Sonte mos më

I shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JE GRUAJA QË KALON SI NJË GJETHE. DHE LË NË PEMËT NJË FLAKË VJESHTEPoezi nga GIUSEPPE UNGARETTI (Xhuzepe Ungareti, 1888-1970) (02.07.2011)
AJO KALON DRITËPLOTË, SI NATA ME AJËR TË KULLUAR NËN QIEJ TË YJESUARPoezi nga GEORGE GORDON BYRON (Xhorxh Gordon Bajron, 1788-1824) (01.29.2011)
DASHURI E NJOMË E VAJZËRISË, MË FAL, NËSE TË HARROJ, NDËRSA MË FSHIJNË RRYMAT E BOTËSPoezi nga EMILY BRONTË (Emili Brontë, 1818-1848) (01.13.2011)
DUKE U DRIDHUR, DUKE NGRIRË AKULL, NË TREMBJE TË FRIKSHME, AH! AJO SHKOI E VAJTIPoezi nga WILLIAM BLLAKE (Uilliam Blleik, 1757-1827) (01.06.2011)
MË TORTURON TMERRUESE ËMBËLSIA E ASAJ FYTYRE ENGJËLLOREPoezi nga JOHN KEATS (Xhon Kits, 1768-1821) (12.31.2010)
BALADË PËR NJERIUN QË MBANTE GURIN E RRUFESËPoezi nga ANTON PAPLEKA (12.29.2010)
LËRI PAK, VENERË, DASHNORËT E TU ME ZEMRA KURORASH MBRETËROREPoezi nga ARTHUR RIMBAUD (Artur Rembo, 1854-1891) (12.24.2010)
TË LUTEM, MËSO TË LEXOSH HESHTJEN E ZEMRËS SIMESonete nga WILLIAM SHAKESPEARE (Uilliam Shekspir, 1564-1616) (12.15.2010)
ASHTU EDHE MBI MENDIMET E TUA, KUR TË JENË TRETUR, DASHURIA VETË DO TË BJERË TË FLERËPoezi nga PERCY BYSSHE SHELLEY (Persi Bisshi Shell, 1797-1851) (12.05.2010)
E DIJA QË E KAM MALLKIM TË KUNDROJ YJET NË NATËN STERRË TË ZEZËPoezi dhe përkthime të përzgjedhura nga ÇEZAR KURTIMe rastin e 75 vjetorit të lindjes të përkthyesit tonë të madh (12.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]