O Babagjysh fisnik ! I drejtë dhe besnik sa s'ka.
Pse s'u tregove pak dinak e pak i mençëm?
Pse u besove këngëve dhe ëndërrave të mëdha
Dhe deshe që të jesh deri në varr i ndershëm?
O Babagjysh Bujar, trim si askush dhe horr!
Pse more shtatë plagë,sulm më sulm
dhe s're në sulm dëshmor ?
S'do thinjesha unë i ziu ! I shkuari në satër
Pa krande do ta kisha të shkretën biografi
Gjith'jetën përmbi krye do të më rrije çadër...
Dhe çdo 5 Maj do të ngjalleshe përsëri !
O babagjysh Hero, që ike si kusar:
E ku të gjenden kockat, pa emër e pa varr !
(Marrë nga libri "Bëjmë Sikur"1995)