VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - O ZOT! GJITHË AJO QË SHIKOJMË, AJO QË DUKEMI A NUK ËSHTË VETËM NJË ËNDËRR BRENDA ËNDËRRËS?Poezi nga EDGAR ALLAN POE (1809-1849)

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 04:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

O ZOT! GJITHË AJO QË SHIKOJMË, AJO QË DUKEMI A NUK ËSHTË VETËM NJË ËNDËRR BRENDA ËNDËRRËS?

Poezi nga EDGAR ALLAN POE (1809-1849)


E Shtunë, 03.26.2011, 09:58am (GMT+1)

 


(Lindi më 19. Janar 1809 në Boston, Massachusetts, USA; "  7. Tetor 1849 në Baltimore, Maryland)

LUMIT

 

Lum i bukur! Në rrymën tënde farfuritëse

Prej kristalesh të ndritshme, uji të harbuar,

ti je emblema e një bukurie llamburitëse

- zemër e mbajtur fshehur, e ngujuar -

shtjellë e pafund arti e pikëzuar krejt

në të bijën e plakut Albert;

po kur valën tënde ajo e kundron e heshtur -

si fërgëllon atëherë ai e si xixëllon,

oh, atëherë lumi më i paepur

bëhet njëlloj me atë që e adhuron:

sepse në zemrën e atij, si në rrjedhën

tënde përfytyrimi i asaj është ngjizur:

në atë zemër që dridhet në rrezen

e syve që kërkojnë me etje shpirtin.

 

BROFJET E FRIKSHME

 

Brofjet e frikshme ku në ëndërr më faniten

Zogjtë këngëtarë më të magjishëm,

Janë si buzët e tua - janë si melodia hyjnore

E fjalëve të cilat buzët e tua i formojnë.

Sytë e tu, gonxhe në qiellin e zemrës sime,

të mjeruar atëherë tulaten, për çudi,

O Zot, mbi mendjen time të përzishme -

Drita yjesh mbi një qefin të zi.

Zemra jote - zemra jote! Ringjallem shpejt

Dhe marr frymë, dhe fle për të ëndërruar prap

Për atë të vërtetë të cilën s

'e blen dot ari i botës krejt -

E për ato kotësi të cilat, mund t

'i blesh me çfarëdo, ndërkaq.

 

KËNGË

 

Të pa ai në ditën tënde të dasmës

E fytyra nga turpi ngjyrë all të mori ty,

sado që lumturia vezullonte rreth e qark

e për ty bota buronte e gjitha dashuri.

E vetëtima që u ndez në sytë e tu

(a thua se për mua vetëtima ishte),

Qe kur në Bukurinë më të pranueshme

Mund të shpalosej në pamjen time të dhimbshme.

Ishte ajo skuqje në fytyrë, besoj, turp i çupërlinës -

E shumëçka bën të kuptosh se ashtu ishte gjithsesi.

Por një zjarr më krenar ajo vetëtimë

Zgjoi - medet! - në kraharorin e atij

Që të pa në ditën tënde të dasmës,

kur befas të krijoi në fytyrë atë përskuqje ty,

sadoqë lumturia të vezullonte rreth e qark

e bota për ty buronte e gjitha dashuri.

 

NJË FARË VALENTINE

 

Janë thurur këto rima për atë sytë shprehës

Dhe dritëbërës të së cilës si dy binjakët e Ledës,

do të gjejnë emrin e saj të ëmbël të fshehur

në faqen e librit, nga sytë e çdo lexuesi tjetër.

Vini re vargjet me vemendje! Është aty

Një thesar hyjnor - një udhërrëfyes - një hajmali -

Që duhet mbajtur në zemër. Vëzhgoje pastaj

Masën e tyre

fjalët - rrokjet me radhë!

Asgjë mos anashkalo, përndryshe kot e ke!

E për më tepër, asnjë nyjë gordiane nuk është atje

E cila pa një shpatë nuk mund të zgjidhej dot,

Ta marrësh me mendje subjektin kjo thuajse mjafton.

Gjurmoje në fletë, hetoje në sytë papërtuar

Në vetëtimën e shpirtit të cilëve, fshihen, humbur krejt

Tre fjalë domethënëse, shpesh thënë e shpesh dëgjuar

Nga një poet një poeti tjetër - dhe një poet ka aty emrin e vet.

Gërmat e tij, ndonëse mashtrojnë, natyrisht,

si Kalorësi Pinto - Mendez Ferdinando - ndërkaq

janë, sinonim i së Vërtetës.- Tani mjaft!

Edhe sikur të bësh të pamundurën nyjen nuk e zgjidh.

 

NËNËS

 

Meqë unë ndjej shpesh se në qiejt e lartë

Engjejt duke i përshpëritur njëri tjetrit,

Fjalë nuk gjejnë, mes kumbimeve të tyre hyjnore,

e cila të jetë më e fisme se fjala "nënë"

të cilën unë prej kohësh ta kam dhënë atë emër të dashur-

ty që më shumë se nënë je për mua e që ma mbush plot

zemrën, ku Vdekja ty t'u ngjit, prej shpirtit

duke u çliruar në kohën time të Virgjinisë.

Pikërisht nëna ime, e cila aq shpejt më la jetim,

nuk qe për mua vetëm nënë; por ti je nëna

e atyre që unë aq fort i kam dashur:

gjithsesi ti më e dashur je për mua se tjetra

për atë linjë të pafundme nëpërmjet së cilës nusja ime

ishte për mua shpirti më i shtrenjtë se jeta ime vetë.

 

NJË ËNDËRR BRENDA NJË ËNDËRRE

 

Këtë puthje timen pranoje në ballë !

E, duke u ndarë tani prej teje,

më ler të të them

se nuk gabon po mendove

se ishin një ëndërr ditët e mia;

e, gjithsesi, ngaqë shpresa na braktis

në një natë apo në një ditë,

në një vizion apo në asgjë tjetër,

është ndoshta prandaj më pak e venitur?

Gjithë ajo që shikojmë, gjithë ajo që dukemi

Nuk është gjë tjetër veçse një ëndërr brenda një ëndërre.

Jam në rropamën

E një ranishteje të tronditur nga një saje

Shtrëngoj në njërën dorë
Kokriza rëre të praruar.

Vetëm pak sosh! E megjithatë rrëshqasin e zhduken

Nëpër gishtërinjtë e mi dhe bien prapë në det!

E unë qaj - unë qaj!
O Zot! Nuk mund t'i shtrëngoja pak më shumë ato kokriza në duar?
O Zot! Nuk mund të shpëtoja kurrë

Të paktën një, nga vala e çmendur?
Gjithë ajo që shikojmë, ajo që dukemi

A nuk është vetëm një ëndërr brenda një ëndërre?

 

I shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EPITAF I NIPIT PËR GJYSHIN E VET VETERAN VRARË SI ARMIK I PARTISËNGA VEHBI SKËNDERI (03.23.2011)
VDEKJANGA VEHBI SKËNDERI (03.22.2011)
DËSHIRËPoezi nga DEEPAK CHOPRA (03.21.2011)
T'I E DASHURA IME, NË VEGULLIMIN PËRBALLË MEJE. DITË DIMRI, PA NJOLLA, E TEPASHME SI QELQIPoezi nga NAZIM HIKMET (1902-1963) (03.14.2011)
BUZËQESHJA JOTE ËSHTË UJË I KULLUAR NISUR PËR AVENTURË MIDIS GURALECËVE TË ZALLISHTES SË BARDHËPoezi nga EUGENIO MONTALE (Euxhenio Montale, 1896-1981) (03.09.2011)
VETËM TË VDEKURIT NUK VDESINPoezi nga RACHEL BLUWSTEIN (1890 - 1931) (03.04.2011)
LAURESHA DOLI PREJ KËNGËS DHE HYRI NË DIELLIN E GABUAR TË ËNDRRËSPoezi nga QAZIM SHEHU (03.02.2011)
TË MARTAT ME MORINFragment nga romani Bestseller i MITCH ALBOM, përkthyer nga ALBANA M. LIFSCHIN (02.25.2011)
MBRETËRESHË BËHU MBI BJESHKËN E BLERTË QË SHËRON ZEMRËN E KALLUR FLAKËPoezi të zgjedhura nga NAFI ÇEGRANI (02.23.2011)
RRUGA ISHTE HAPUR NËPËR SYTË DREJT ZEMRËS, RRUGË KREJT KRIJUAR PREJ LUMENJSH TË LOTËVEPoezi nga FRANCESCO PETRARCA (Françesko Petrarka, 1304-1374) (02.21.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]