CIKËL ME POEZI HAJKU Nga ADEM ZAPLLUZHA, nga libri “Një grusht dashuriâ€
E Hënë, 04.28.2014, 02:12pm (GMT+1)
Pas shpinës digjeshin lulet çdo gjë mbeti vetëm një kujtesë. *** Kur zbardhi agullima në degët e mollës ti mbete harresë...! *** Ajo i përngjante ëndrrës kur nga baladat ikën zogjtë pretarë. *** Trëndafilat çelin pëllumba prej argjile dielli perëndon në veri.
*** Pareshtur dënesin mjellmat në lotin tim, përmbyten varkat e dehura. *** Mbi hinoren time si qentë endacak mbrëmë lehën mjegullat. *** Aq shumë kisha uri sa që leha në kuartet me yjet. *** Ti s'ishe askund kur dje ikën zogjtë e mendjes. *** Isha i uritur kur e kafshova ditën, befasisht lehte nata. *** Pas larjes së dhëmbëve putha brushën ngarkuar me lot.
ADEM ZAPLLUZHA
|