VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ME POETIN ALEKSANDËR ESENINNga ROZI THEOHARI

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 08:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

ME POETIN ALEKSANDËR ESENIN

Nga ROZI THEOHARI


E Djelë, 08.01.2010, 03:24pm (GMT+1)



 
  " VEÇ NJË QËLLIM KAM TË QARTË,
 SYNIMIN E ÇMENDUR: LIRINË!"
 
Fundjanari 2008. Shëtisim tok me poetin rus Aleksandër Esenin bregut të Atlantikut në Reverë, pranë Bostonit. Tash jemi bërë miq pas intervistës që i mora shtatorin e vitit të kaluar. Poeti plak 83-vjeçar reciton ngadalë poezitë  e tij:  /Vetëm vargje përmendësh/ Këndova një jetë të tërë.../


Aleksandër Sergejeviç u lind në Petërsburg në maj të vitit 1924 nga dy prindër poetë, e ëma, Nadjezhda dhe i ati, poeti i famshëm rus Sergei Aleksandroviç Esenin. Aleksandri është i vetmi fëmijë i Eseninit mbetur gjallë. Ai ishte në moshën 14 vjeç kur lexoi për herë të parë poezitë e të atit, Eseninit, dhe, rreth kësaj moshe filloi të shkruante edhe poezitë e veta antisovjetike. Ai studioi ne Universitetin e Moskës, u bë një matematikan i dëgjuar e filozof dhe kurrë nuk i besoi materializmit dhe kurrë nuk e zbatoi metodën e realizmit socialist.


Jeta e poetit të ri vazhdoi në dekada me dënime ekstreme nga qeveria sovjetike, i burgosur disa herë, i torturuar, i internuar, pesë herë i mbyllur në institucionet psikiatrike, por ai mbeti njeri i fortë, i vendosur në bindjet e tij dhe i patrembur. Në vitin 1965 Aleksandër Esenini organizoi mitingun e parë të Glastnostit në Moskë dhe personalisht u cilësua "simboli i lirisë" e "lidër". Emri i Aleksandrit si filozof, matematikan, poet, disident e bashkëpunëtor i Saharovit u kthye në legjendë në mbarë Rusinë. Tashmë ishte krijuar një lëvizje disidente në opozitë me rendin sovjetik dhe e vetmja zgjidhje ishte dëbimi i elementëve të padëshirueshëm jashtë kufijve të vendit.
 

Aleksandri emigroi në SHBA, në maj të vitit 1972 dhe u emërua profesor matematike në Universitetin e Bostonit. Që prej asaj dite deri më sot poeti, filozofi, shkencëtari vazhdon punën e tij intelektuale duke zhvilluar më tej idetë e tij filozofike e politike, pa iu ndarë vjershërimit. Aleksandër Esenini me profilin e tij qytetar dhe demokrat shquhet për talentin poetik, si një poet lirik i ndjeshëm dhe i kreshpëruar shpirtërisht ndaj padrejtësive dhe vuajtjeve që ka hequr nga përndjekja e sistemit komunist, si një shpirt që kërkon lirinë dhe lufton me fjalën e tij për të, me guxim dhe vetëmohim.

Në vargun e tij eseninian dallohet sarkazma e tij therëse ndaj sistemit totalitar komunist dhe lirizmi i tij i ashpër dhe i pakompromis, si një nga stigmatizuesit e parë e të guximshëm të atij regjimi, si një nga poetët qe perçon në poezinë ruse të fundit të shekullit të njezetë stafetën e poetëve martirë sovjetikë që u bënë pre e sistemit stalinist. Ai lidh kështu këtë traditë poetike me frymën e re të poezisë ruse të viteve gjashtëdhjetë e më tej, është , tamam, siç e kanë titulluar vëllimin e tij poetik të botuar në Perëndim: "Gjethi i  pranverës". Ky libër poetik e profetik me emrin e Aleksandrit u botua në vitin 1961 jashtë kufijve të Rusisë në gjuhët ruse e angleze. Ishte libri i dytë pas "Doktor Zhivagos" të Pasternakut që botohej jashtë kufijve sovjetike, pa pëlqimin e qeverisë.
 Në kopertinën e përparme të librit është shkruar nga dora e Aleksandër Eseninit: " Në Rusi nuk ka liri të shtypit, po kush mund të thotë se nuk ka liri të mendimit?" Në shpirtin e tij të lirë eseninian lulëzon përherë "gjethi i pranverës", pa njohur kufij te lodhjes, të moshës e të mospajtimit.

...Ditë e ftohtë. Ecim buzë oqeanit me poetin plak rus..."Babai im, poeti brilant Esenini e pati jetën të shkurtër, - thotë Aleksandri,- por nëna ime jetoi gjatë, e ndoshta i ngjaj edhe unë asaj... Kam shumë plane për studimet e mia...Do ta kaloj pleqërinë këtu në Amerikë duke u marrë me studimet e duke shëtitur pranë oqeanit."
                                                                    
 
Vijojnë më poshtë katër poezi të Aleksandër Eseninit përkthyer nga rusishtja prej poetit tonë dhe përkthyesit të mirënjohur  VANGJUSH ZIKO, me banim në Kanada.
 
NË PARKUN ZOOLOGJIK
 
Në parkun, që namin ia japin luanët,
Në gropën kafaz krokodili po qante,
Ai piramidat dhe Nilin paanë
Kujtonte Egjiptin dhe thellë ofshante.
Mua më pa pas kafazit të hekurt,
Drejt meje provoi t'afrohej ngadalë,
Shkau pas xhamit ashtu i mbështetur,
I trembur me sytë e tij të dalë.
..U drodh edhe dhëmbët m'i kërcëlliti
Edhe nën ujë rrëshqiti, u zhduk...
U zverdha dhe sytë i përpëlita,
I zura me dorë dhe ika tëhu.
..Dielli gazmor në dritare dhe sy
Me lojën e tij më joshi dhe mua.
Vendosa me mur dritaren ta mbyll,
Por rrezet e diellit atë ma rrëzuan.
Nuk desha as Qiellin, as Tokën ta shihja
Nuk desha hakmarrje, vec gjumit të humb,
I pashë në ëndërr dy sytë e tija,
Më kërcënoi, nën ujë e u zhduk.
..Dielli i mbrëmjes shtëpitë përflaku
Dhe, kur i gëlltiti ato errësira,
U zgjova dhe sytë e mi të përgjakur
Mbetën mbi muret e ashpra, të ngrira.
 
4 shkurt 1941
 
KURRË S'KAM ZËNË PARMENDË
 
Kurrë s'kam zënë parmendë,
Punë krahu s'kam bërë,
Vetëm vargje përmendësh
Këndova një jetë të tërë...
Gjersa kërkojnë prijsat
Veç fjala e tyre t'ushtojë,
Ushtari, pylltari, amvisa
Mua po ma mësojnë:
"Stalini thotë me ngulm,
Të lir'e të njëjtë jemi,
Veç komunizmin mburr,
Pushtetin tonë qe kemi."
..Dhe kur si ligj të shenjtë
Këtë ëndërr të paparë
Ma japin në pjatë t'ergjëntë,
Më thonë, ta duash, i marrë.
E di c'është burgu për mua,
S'është dënim, por vdekje,
Unë bërtas:"nuk dua
Bajgën me erë të keqe!"
..M'e mençur se fjal'e ushtarit,
Mendimi i tij tyryfyç,
Më ësht'i shtrenjtë arti,
Dëshira që njerëzit t'i cyt...
..Ç'të bësh,erdh pranvera prapë,
S'e ndal askush këtë stinë;
Veç një qëllim kam të qartë,
Synimin e çmendur: lirinë.
 
31 gusht 1946
 
ME FËMIJËT, I VOGËL, NUK LOJTA
 
Me femijët, i vogël, nuk lojta,
Fëminia u zgjat gjer në burg...
Lodrat janë, e dija, të kota,
Duhet rritur, të bëhesh me tru.
 
..Duke rritur u binda se
Patjetër do gjej të vërtetën.
Lavdia me kohë të qesh,
Në Hënë do vdes patjetër.
 
Sa kam pritur! Tashti s'e di
Pse rroj e vërtitem në botë.
Kudo bisha, kudo egërsi
Nëpër udhët e bishës Moskë!
 
..Jeta gratë shpejt i shëmton.
Tridhjetvjeç ato duken plaka...
Ato burri i rreh, torturon,
Ulërin e shan bërë tapë.
 
Por besojnë ato në ndryshimin,
Në një rend shoqëror të drejtë;
 
Por i pret ato vetëm burgimi,
Bien brenda dhe burrat vetë.
 
..Më vjen keq, por s'kam gjë në dorë
T'i shfaros këta njerëz pa vlerë,
Veç mbi bijtë e tyre kaqolë
Shpagimi i im le të bjerë!
 
Le të hyjnë në rrugë të shtrembër,
Ta kuptojnë se s'ka dashuri,
Nën'e babë për ta janë thjeshtër,
Po t'i vrasësh, nuk është çudi!
 
Në litar ata djem do mbarojnë,
Mua dot s'më gjykon asnjeri,
Këta vargje të mi do lexojnë
Dhe në shekull tjetër të ri.
 
Karaganda-Moske
prill 1952-25.12.1953
 
LOPË DHE DEMA, QYTETARË!
 
Lopë dhe dema,
 qytetarë!
Bolshevikët si ju katandisën...
..Por do nisë luft'e egër prapë
Dhe një kohë tjetër do të nisë...
 
..Po ia hodha luftës dhe urisë,
Mbase, do ta shtyj edhe një vit,
Do hedh sytë nëpër ato vise
Ku u rrita me purtekë e kamxhik.
Do këmbej dy fjalë tok me miqtë
Që tepruan nga kampet e pistë,
Dhe kur trenat të lirë të nisen,
Do ta le Rusin'e këto vise!
Në Bizant dhe në Algjer unë do vete,
Dhe në Kajro pa një lek me vete,
Do ta shoh un' mjegullën e bardhë
Që ka veshur shkëmbin, Gjibraltarë!
..Në kam mbetur pakëz çilimi
Që Luvrin ta shoh pa pikëllim!
Dhe në shpirti nuk më është tharë,
Do shpresoj dhe un'dyzetvjeçari,
Dhe për sa besnik i mbetem vetes,
Katolikët do t'i ftoj të ndeshem!
..Por ç'e do se Perëndimi ësht'i ashpër,
As ia vlen të sfidosh besimtarët.
Me sa duket, dimëri i gjatë
Ma platiti mua zemëratën
Dhe përtej kufijve të Rusisë
S'ka kuptim protesta e rinisë!...
..E ç'do bëj? Nuk kthehem pas,
Do dehem dhe veten do vras
Që mos shoh me sytë zvetënimin,
Vanitetin, që ka kapur njerëzimin.
Që me egërsimin tim të shenjtë
Mos i prish jetën e njomë ndonjë dendi,
Që kështu Rusisë, vendit tim
Mos i mbetet hi nga hiri im.
 
Karagande-Moskë
Prill1952-Tetor 1953

ROZI THEOHARI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARRËZI TË ËMBLA NËN BUKOVILEProzë poetike nga RAIMONDA MOISIU (07.31.2010)
ZHAPIUTregim humoristik nga NAUM PRIFTI (07.16.2010)
NJË TAKSI PËR MACEN TIMETregim nga ALEKO LIKAJ (07.02.2010)
ZOGJTË PREJ LETRETregim nga PIRRO LOLI (06.27.2010)
VIZITA E JAKOMONITTregim nga NAUM PRIFTI (06.23.2010)
HAKËRRIM - KOHA E MASKARENJVE POR ATDHEU I SHQIPTARËVEPoezi nga ALI ASLLANI (1882-1966) (06.21.2010)
DHE ÇDO VIT KA NJË ÇAST TË SHKUTËR TRULLOSËS KUR NE NDALIM FRYMËN NË MES TË UDHËS SË GJATË PËR NË SHTËPIPoezi nga poeti bashkëkohor amerikan EDWARD HIRSCH (05.28.2010)
DIPLOMA UNIVERSITARETregim nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (05.27.2010)
KULLA E PËRGOJUARTregim nga FARUK MYRTAJ (05.25.2010)
AVE MARIAProzë nga BILAL XHAFERRI (05.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]