E Premte, 04.26.2024, 12:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
FOL, MOS U TUT - GAZETARËT E KOSOVËS SHËNOJNË DITËN BOTËRORE TË LIRISË SË SHTYPIT

E Djelë, 05.03.2015, 07:29am (GMT+1)


Në të gjithë botën por edhe në Kosovë do të shënohet sot Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë është themeluar me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t'u kujtuar qeverive se është detyrë e tyre të respektojnë dhe mbështesin të drejtën e lirisë së shprehjes.

Një gjë të tillë do ta bëjnë sot edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i cili do të zhvillojë një aktivitet simbolik para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, me moton "Fol mos u tut".

Data e 3 majit është vendosur që të jetë si Ditë Botërore e Lirisë së Shtypit në vitin 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Kosova, në bazë të raportit të organizatës Freedom House për lirinë e shtypit në vitin 2014, renditet në vendin e 97, nga 199 vendet e përfshira në raport, duke u vlerësuar si pjesërisht e lirë.

Vendi me lirinë më të madhe të shtypit në rajon është klasifikuar Sllovenia, duke u renditur e 41-ta, pas saj më shumë se 30 vende më poshtë vjen Mali i Zi, në vendin e 78-të, Kroacia dhe Serbia në vendin e 80, Kosova dhe Shqipëria në vendin e 97, e me gjendjen më të keqe në rajon është vlerësuar Maqedonia, e cila renditet e 125-ta.

Raporti konstaton se shumë vende në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të tregojë një model shqetësues të shkeljes së lirisë së shtypit në vitin 2014.

Nga 199 vende, 63 janë vlerësuar si të lira, 71 si pjesërisht të lira dhe 65 si jo të lira.

Me gjendjen më të keqe janë vlerësuar vendet, si Bjellorusia, Krime, Irani, Koreja e Veriut, Siria, Turkmenistani dhe Uzbekistani, ndërsa vendet më të lira, janë ato si Norvegjia, Suedia, Finlanda, Holanda, Danimarka, Zvicra dhe Luksemburgu./KosovaPress/

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËR TRE MUAJ - 190 RASTE ME KANCER (05.02.2015)
PUNËT NË AUTOSTRADË - SIPAS RITMEVE TË PARASHIKUARA (05.02.2015)
KOSOVË - QEVERIA SHPËRFILL KËRKESAT, OPOZITA PARALAJMËRON PROTESTË (05.02.2015)
TIRANË - KUVENDI MIRATOI LIGJIN MBI DOSJET E SIGURIMIT TË SHTETIT (05.01.2015)
SHBA - SEANCË DËGJIMORE MBI ZHVILLIMET NË BALLKANIN PERËNDIMOR (05.01.2015)
FREEDOM HOUSE - NË SHQIPËRI BIZNESET KONTROLLOJNË TREGUN E MEDIAS (04.30.2015)
BELUL BEQAJ - LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS NDODHET NË UDHËKRYQIN MË TË RREZIKSHËM (04.26.2015)
PËR SHQIPTARËT KA DY RRUGË - OSE TA PRANOJNË GJENDJEN E TANISHME, OSE TË MARRIN FATIN NË DUART E TYRENga ELEZ BIBERAJ, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë, Zëri i Amerikës (04.26.2015)
KOSOVË - FAMILJARËT KËRKOJNË QË NË LISTAT E DËSHMORËVE TË PËRFSHIHEN EDHE ATA PARA VITIT 1998 (04.25.2015)
FUNDAMENTALIZMI FETAR - 'I KEQKUPTUAR' NË KOSOVË (04.25.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]