Të dielën përfundon manifestimi tradicional "Ditët e Agimit 2015", në Zhegër të Gjilanit.
Në ditën e tretë dhe të fundit të këtij manifestimi,
aktivitetet fillojnë në Shkollën që mban emrin e Agim Ramadanit e që
është edhe ditëlindja e tij, pastaj vendosen lule te shtatorja e Agimit
Ramadanit në Gjilan, në mesditë mbahet një program i shkollës, pastaj
është "Krosi i Lirisë" nga varri i Idriz Seferit deri te kroi i Agimit
dhe në orën 16:00 mbahet tubimi qendror "I këndojmë Agimit".