VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Reflektime: Si manipulohet me përqindjen e shqiptarëve në MaqedoniNga Rahmi Veliu

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 03:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Reflektime: Si manipulohet me përqindjen e shqiptarëve në Maqedoni

Nga Rahmi Veliu


E Premte, 10.30.2009, 05:20pm (GMT+1)

Në Maqedoni gjithnjë është tentuar se si numrin e shqiptarëve ta minimizojnë, ndërsa atë të popullsisë maqedone ta hiperbolizojnë. Kështu është vepruar, por edhe tash veprohet në mënyrë të njëjtë. Në vitin 2002, një "demograf" maqedonas, anëtar i ASHAM-it, Todor Petrovi do të deklarojë se në Maqedoni nuk ka më shumë se 15 për qind shqiptarë. Për këtë u reagua me kohë në të përditshmen "Flaka" e titull "Kush dhe pse jep të dhëna kuturu për numrin e shqiptarëve të Maqedonisë".

Tani përsëri paraqiten "ethet" e regjistrimit të vitit 2012. Dhe tani dy parti politike maqedonase të afërta me pushtetin dolën me deklaratë se shqiptarët përbëjnë 17 për qind të popullatës së Maqedonisë. E injorojnë të dhënën zyrtare prej 25,2 (25,17) për qind. Sidoqoftë, këta të dhëna bien ndesh me të dhënat zyrtare të vendit.

Së drejti edhe këta të dhëna zyrtare janë të minimizuara (25,2%) ndaj atyre reale të bazuara në shtimin natyror të kësaj popullate, e cila sillet mbi 33 përqind (1994), që do të thotë se përqindja e kësaj popullate është dukshëm më e lartë nga ajo zyrtare.

Mu për këtë, do të mundohem që në bazë të të dhënave të disa fakteve demografike, një të dhënë të tillë ta demantoj se përqindja e popullsisë shqiptare nuk është 17 përqind dhe as ajo zyrtarja nuk përputhet me atë të shtimit natyror. Për këtë do të marrë të dhënat e BBC-së dhe atë të CIA-s, të cilët vërtetojnë se numri dhe me të edhe përqindja e kësaj popullate është dukshëm më e lartë se sa vërtetojnë të dhënat zyrtare, dhe mos të fasim për të dhënat e disa partive politike ose disa "demografëve" maqedonas.

Për fillim do të marrë lëvizjen e numrit dhe me të edhe të përqindjes së popullsisë shqiptare gjatë regjistrimeve të zhvilluara: 1948, 1953, 1961, 1981, 1994, 2002. kjo lëvizje do të dukej kështu:

Viti i regjistrimit

1948

1953

1961

1971

1981

1994

2002

Nr. i popullsisë

197.389

162.594

183.108

279.871

377.208

441.104

509.083

Përqindja (%)

17.1

12.4

13.0

17.0

19.8

22.8

25.2

Nga tabela shihet se fjatë periudhës së viteve 1953, 1961 dhe nga gjysma e vitit 1971 të regjistrimit, kjo popullatë ka pasur një përqindje prej nën 15% (e dhënë e Todorovit). Përqindje të ulët të shtimit natyror kjo popullatë do të ketë në periudhat e viteve 1953 (12.4%) dhe 1961 (13.0%). Këto janë periudhat më të hidhura të shqiptarëve, periudha kur një numër i madh i shqiptarëve, nën trysninë slave u detyruan të migrojnë në Turqi. Kjo njihet edhe me emrin: Periudha Rankoviçiane, kur shumë fshatëra shqiptare të Manastirit, Prilepit, Krushevës, Velesit mbetën me disa apo pa asnjë banor shqiptar.

Me Kongresin e Brioneve, kur veprimtaria e këtij ministry të punëve të bredshme u kritikua nga mbarë popullata e idh Jugosllavisë dhe si e tillë u dënua edhe vet Rankoviqi. Pas Kongresit të Brioneve, për shqiptarët e ish Jugosllavisë filloi një jetë më e qetë dhe shumë shqiptarë e braktisën migrimin për në Turqi. Mu për këtë, në regjistrimet e pas Brioneve, numri dhe përqindja e shqeiptarëve ne Maqedoni filloi të rritet edhe atë prej 12.4 dhe 13.0 (1953 dhe 1961) në 17.0 përqind në viti 1971.

I njohur na është edhe getoizimi i shqiptarëve gjatë periudhës së viteve 1981-1991. Kjo ishte periudhë e diferencimeve, periudhë më e hidhur e këtij populli. Periudhë kur kritikohej nëna shqiptare vetëm e vetëm pse lind shumë fëmijë. Mu për atë do ta quajnë "lavatriçe", "fabrikë lindjesh", nacionaliste, shoviniste, iredetiste dhe mori etiketimesh tjera njerrë nga arsenali më i fëlliquri nacional-shovinistë maqedonas. Ndër masat më drastike për zvogëlimin e numrit të të lindurve-natalitetit, ku u garantohej shtesa fëmijnore vetëm fëmisë së parë dhe të dytë, ndërsa tjerët, i treti, i katërti e me rradhë nuk kishin shtesa fëmijnorë. Edhe kontrolli mjekësor për të me mbi dy fëmijë ishte me para dhe masa tjera antinjerëzore dhe anticivilizuese. (http://www.ina-online.net)
Rahmi Veliu


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARRITJA E NJË JETENga AMIRA HASS, "Haaretz" (10.29.2009)
GJYKIMI I KARAXHIÇIT(New York Times, editorial i sotëm) (10.27.2009)
LETËRSIA ËSHTË BOTË RIVALE NDAJ BOTËS REALENga ISMAIL KADARE (10.26.2009)
MAGJIA E MISHELËSNga CHARLES M. BLOW (The New York Times) (10.24.2009)
SI DUHET TË BISEDOJNË GJENERALËT ME PRESIDENTËTNga JOHN S. D. EISENHOWER (New York Times) (10.22.2009)
Editorial: Shqipëria duhet të ndikojë sa më pozitivisht në Kosovë (10.22.2009)
MAQEDONIA NË VIZIONIN SHQIPTARNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.18.2009)
Një Izrael normalNga ROGER COHEN (New York Times) (10.17.2009)
Letër nga Evropa: Një reformator në shtrofullën e NATO-sNga JUDY DEMPSEY (10.15.2009)
Çmimi i Paqe (ruajtësve)Nga THOMAS L.FRIEDMAN (The New York Times) (10.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]