VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - OPINONE-EDITORIALE

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 03:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

A NUK ËSHTË IRONIKE?

Nga MAUREEN DOWD, New York Times


E Hënë, 06.14.2010, 08:25am
 


UASHINGTON

Është për të qeshur se si gjërat shtjellohen ndonjëherë.

Të dy burrat në krye të Shtëpisë së Bardhë, kanë marrëdhënie shumë të ndryshme me shtypin; njëri është i ngrohtë dhe tjetri është i mbuluar me brymë.

Marrëdhënia e njërit është më shumë si e JFK, dhe e tjetrit ka jehonat e vetëmëshirës të Niksonit.

KOSOVA E EMANCIPUAR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 06.09.2010, 12:00pm

Nervozizmi ndaj EULEX-it apo KFOR-it nuk shpreh emancipim, paçka se Kosova duke mos qenë plotësisht shtet i pavarur, vuan pasojat e këtij tranzicioni dhe ndihet e frustruar. Në fund të fundit, jemi njerëz dhe procesi i bërjes së shtetit kërkon energji dhe breza të tërë. Por këtij fataliteti nuk i ka shpëtuar asnjë nga shtetet që sot përfaqësojnë thelbin e Perëndimit. Natyrisht, ka edhe vend për nervozizëm. Nervozizëm kanë ata që vuajnë. Por nuk janë politikanët e Kosovës që vuajnë, është populli i Kosovës që i vuan pasojat e kohës së zgjatur prej njohjes së ngadalshme të shtetit të ri të Kosovës dhe nervozizmi i popullit të Kosovës nuk është as ndaj KFOR-it dhe as ndaj EULEX-it, por ndaj  politikanëve, sepse kërkohet që politika të zhdërvjellësohet, që partitë të bashkëveprojnë, që bipartizanizmi të aktivizohet, që mëritë të lihen mënjanë, dhe gjithçka të funksionojë për njohjet e reja. Nuk është koha për përjashtime. Sot Kosovës i duhen të gjithë. Në çdo kohë Kosovës do t'i duhen të gjithë qytetarët e saj. Nëse duam të jemi të pavarur, duhet të jemi të emancipuar, të gjejmë gjuhën e duhur për të komunikuar me partnerët. Gjuhën e luftës e kemi pasur për pushtuesin. Për ata që na ndihmuan të çlirohemi, sepse vetë nuk do t'ja dilnim dot, ka vetëm komunikim të emancipuar dhe partneritet të emancipuar

KATINI SHQIPTAR DUHET TË DALË NË DRITËN E DIELLIT

Nga SALI BERISHA


E Mërkurë, 06.09.2010, 09:58am
  .
VRANË PAMËRSHIRSHËM ANKOHEN PËR USHQIMIN
KRIMINELËT E BALLKANT QË NË HAGË KREKOSEN SI KLIENTË HOTELESH
Nga DOREEN CARVAJAL, THE NEW YORK TIMES

E Martë, 06.08.2010, 05:54pm

E para për të cilën u caktuan fonde të udhëtimit për tërë familjen, në vitin 2006, ishin gruaja dhe pesë fëmijët e Thomas Lubanga Dyilo, 49 vjeç, një ish-udhëheqësi rebel nga Republika Demokratike e Kongos, ish Zaire, i cili është akuzuar për skllavërimin e fëmijëve ushtarë, të cilët u detyruan të përdhunonin, vrisnin dhe plaçkitnin. Gjykata pagoi më shumë se 16 mijë dollarë shpenzime për të mbuluar fluturimin nga Kinshasa, dy dhoma hoteli për 15 net, sigurim të përkohshëm mjekësor, pasaporta dhe pagesat e vizave dhe pagesë ditore për "kompensim të dinjitetit" prej 24 dollarë për të rriturit dhe 12 dollarë për fëmijët.

EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Martë, 06.08.2010, 06:49am

Çështja nëse Kosova do të afirmohet në arenën ndërkombëtare me a apo me o ka qenë vija ndarëse e dilemës se a do të triumfojë e vërteta apo e kundërta e saj, qysh kur në horizont përvijohej lëvizja kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, lëvizje që mban emrin e Ibrahim Rugovës. Deri tash e për kohë më vonë, ajo që do të quhet lufta për një zanore, mbetet në themel të frontit mediatik dhe atij intelektual midis dy linjave deri në triumfin e plotë dhe përfundimtar të së vërtetës së Kosovës dhe asaj shqiptare në tërësi.

.

IMPAKTI POZITIV I SHQIPËRISË

Nga MARK FITZGERALD


E Hënë, 06.07.2010, 10:58am
 

Teksa i afroheshim Hotelit "Tirana International" vetëm pak kohë më parë, kisha një bindje tjetër kështu që besoj se nuk do të ofendoheni nëse harxhoj vetëm pak kohë për të folur rreth kësaj liste të gjatë. Në një ditë kur ne festojmë progresin drejt paqes, sa bukur është që gjithashtu fluturojmë drejt një aeroporti që mban emrin e një prej figurave më inspiruese të paqes në histori dhe gjithashtu të një mikeshe shqiptare si Nënë Tereza. Kjo grua e mrekullueshme ka qenë e aftë të sjellë aq shumë paqe dhe dashuri në botë nëpërmjet mjeteve më të theshta… një pjatë me oriz dhe dy krahë të hapura për të varfërit e shumë vendeve. Ajo themeloi Misionerët e Bamirësisë vetëm me 12 anëtarë dhe është një koincidencë interesante fakti që edhe NATO është themeluar në fillim vetëm me 12 anëtarë. Ngjashmëritë nuk përfundojnë me kaq. Të dyja këto organizata janë zotuar që të ndihmojnë të tjerët në nevojë. Megjithatë, misionerët e saj u zotuan të ndihmojnë të tjerët ndërkohë që jetonin gjithashtu në varfëri.

IMITUESIT E PËRNGUTUR TË TREGUT - KAPITALIZMI POST SOVJETIK

Nga SERGIO ROMANO, Corriere della Sera


E Djelë, 06.06.2010, 12:55pm

  .

Skenari hungarez i ngjason atij grek. Në të dyja vendet opozita (socialiste në Greqi, liberal-konservatore në Hungari) i fitoi zgjedhjet dhe e kupton se nuk mund t'i mbajë premtimet e bëra gjatë fushatës. Për t'i shkundur nga vetja përgjegjësitë dhe sakrificat që duhet t'ua kërkojnë bashkëqytetarëve të vet, denoncojnë mëkatet e paraardhësve të tyre; ndonëse një taktikë e tillë i alarmon bursat, komplikon menaxhimin e krizës dhe e detyron qeverinë në Budapest të bëj shpejt korrigjimin për të qetësuar tregjet, prognozën negative të një prej eksponentëve të tyre. Nga të dy pacientët, Hungaria, me një borxh publik të barabartë me 78% të prodhimit të brendshëm bruto, është më lehtë se Greqia (115%) dhe paraqet për ne avantazhin se nuk është anëtare e eurozonës. Por vështirësitë e saj mund të paralajmërojnë ato të vendeve të tjera të cilat ishin satelite sovjetike. Ekonomia polake, pavarësisht nga kriza, vazhdon të rritet dhe vendet e Balltikut janë të aftë për një disiplinë të fortë sociale. Por në secilin prej ish satelitëve që zbarkoi në plazhet e BE-së në vitin 2004 kemi një kapitalizëm post-Sovjetik të ndërtuar me ngut pas rënies së murit. Ekziston rreziku për një krizë rajonale, shtrirë sidomos në vende të tjera të Evropës danubiane-ballkanike?

DEMOKRAT I ANATEMUAR - PROFESOR SEFULLA MALËSHOVA

Nga NAUM PRIFTI

KUTELI - MJESHTËR I FJALËS SHQIPE

Kujtime dhe kritikë letrare nga NAUM PRIFTI


KUJTIME: LASGUSHI - POET I BUKURISË MAGJIKE

Nga NAUM PRIFTI

KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 06.05.2010, 09:34am

Rëndësi jetike për Kosovën ka konsolidimi rajonal. Në këtë kontekst ka rëndësi të madhe njohja nga fqinjët e drejtpërdrejtë. Këtu duhet dalluar njohja nga Maqedonia, përcaktimi i kufijve tokësorë dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike, si një nga sukseset më të mëdha të konsolidimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Plotësimi i këtij procesi dhe me Malin e Zi, i cili e ka njohur Kosovën, do të ishte një sukses vendimtar në këtë drejtim. Kjo do t'i lehtësonte edhe marrëdhëniet e Kosovës dhe të shqiptarëve me Serbinë dhe serbët. Nga ana tjetër, integrimet e Kosovës me Shqipërinë, hapësirat shqiptare dhe me fqinjësinë konstruktive të Kosovës e të shqiptarëve do të merrte rëndësi jo vetëm për konsolidimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës por për të gjitha proceset integruese rajonale, perëndimore dhe globale.

Pa asnjë dyshim, gjithçka që shkon brenda ose jashtë linjës së njohjes së Kosovës, që është në favor apo kundër saj, vetëm sa e përforcon rregullin se vërtet koha punon për Kosovën dhe shqiptarët, Shekulli XXI është i Kosovës dhe i shqiptarëve në përgjithësi. Kjo na i jep ne të gjitha arsyet që të punojmë për kohën, pra për vetveten. Duke zotuar guxim dhe vizion brenda dhe jashtë skemave.


MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KUR MIQTË PRISHEN

Nga PIERO OSTELLINO, Corriere della Sera

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Është një e vërtetë absolute se në Kosovë ka një inflacion të tejskajshëm të pranisë ndërkombëtare. E tillë është edhe e vërteta se në praktikën botërore nuk ka pasur dhe nuk ka një shembull të tillë të llojshmërisë së panumërt të pranisë ndërkombëtare të natyrës ushtarake dhe civile, si dhe të hibrideve të dala nga shartimet e ndërthurjet mes këtyre.

TEORIA DHE PRAKTIKA

Nga PATRICK MOORE

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Hënë, 06.07.2010, 06:25am
Gazetarët e një shteti demokratik, që posa ka dalë nga një diktaturë mizore, përpiqen me gjithë profesionalizmin e tyre, ta ruajnë të gjallë në kujtesën e publikut tmerret dhe vuajtjet e viktimave, si dhe mbajnë qëndrime të prera ndaj ekzekutorëve. Në çdo shtet të Europës Lindore që ka dalë nga diktaturat, ish diktatorët janë ekskluduar nga jeta publike e një vendi. Ky obligim vlente edhe për Shqipërinë. Sepse, ashtu si çdo qytetar, edhe gazetarët kanë të drejtat dhe liritë e tyre të pacënueshme, nga ana tjetër - edhe detyrimet e tyre të patjetërsueshme ndaj opinionit publik, si edhe ndaj shtetit të së drejtës. Por, megjithëse Shqipëria është anëtare e NATO-s, një pjesë e mirë e mediave të saj janë nën vasalitetin e plotë të Ramiz Alisë, të cilin e kanë shndërruar në një "yll të kuq" duke i bërë presion opinionit publik, çka bie ndesh me kushtetuetshmërinë e vendit, ku shënohet se diktatura komuniste e Shqipërisë është përmbysur....Nëse këto media e kanë kthyer Ramiz Alinë në hero të tyre, nga pozitat e atij që mund të japë vlerësime ex catedra për këdo, njëkohësisht këto e trajtojnë Sali Berishën si një "diktator", duke i bërë presion psikologjik publikut që të mësohet me realitete aluçinante, sa makabre edhe të papranueshme për mendjen dhe ndërgjegjen e opinionit shqiptar që e di mirë se kush është Ramiz Alia.
Duke bërë këtë panoramë të gjendjes të mjerë së gazetave dhe televizioneve të Tiranës, është emergjente rehabilitimi i shtypit të lirë dhe liria e shprehjes, pa të cilën nuk mund të ekzistojë shteti i së drejtës. Ky rehabilitim nuk mund të jetë i njëanshëm, nuk mund të bëhet vetëm nga njëri krah i politikës, qendra e djathtë, aq më pak e majta, por kërkon një angazhim bipartizan, larg politikës së rrugës. Nëse në Shqipëri funksionon shteti i së drejtës, nëse në Shqipëri funksionojnë institucionet e sigurisë kombëtare, nëse në Shqipëri funksionon kushtetuta, atëhere Ramiz Alia, duhej të mbetej brenda sferës së tij private dhe jashtë kontekstit të sferës që ka të bëjë me publikun. Nga ana tjetër mediat kanë të drejtë të merren me Ramiz Alinë, jo duke e glorifikuar, siç bëjnë, por në kontekstin e rolit që ka pasur në diktaturë. Ramiz Alia nuk ka asnjë të drejtë sot të bëjë pretenca dhe aq më tepër të marrë rolin e prokurorit.

5 VJET PA BARDHYL AJETIN !

SHQIPTARË KUDO QË JENI MBËSHTETNI DIOGUARDIN TË ZGJIDHET SENATOR I SHBA !


IMITUESIT E PËRNGUTUR TË TREGUT - KAPITALIZMI POST SOVJETIK

Nga SERGIO ROMANO, Corriere della Sera


E Djelë, 06.06.2010, 12:55pm
  .

Skenari hungarez i ngjason atij grek. Në të dyja vendet opozita (socialiste në Greqi, liberal-konservatore në Hungari) i fitoi zgjedhjet dhe e kupton se nuk mund t'i mbajë premtimet e bëra gjatë fushatës. Për t'i shkundur nga vetja përgjegjësitë dhe sakrificat që duhet t'ua kërkojnë bashkëqytetarëve të vet, denoncojnë mëkatet e paraardhësve të tyre; ndonëse një taktikë e tillë i alarmon bursat, komplikon menaxhimin e krizës dhe e detyron qeverinë në Budapest të bëj shpejt korrigjimin për të qetësuar tregjet, prognozën negative të një prej eksponentëve të tyre. Nga të dy pacientët, Hungaria, me një borxh publik të barabartë me 78% të prodhimit të brendshëm bruto, është më lehtë se Greqia (115%) dhe paraqet për ne avantazhin se nuk është anëtare e eurozonës. Por vështirësitë e saj mund të paralajmërojnë ato të vendeve të tjera të cilat ishin satelite sovjetike. Ekonomia polake, pavarësisht nga kriza, vazhdon të rritet dhe vendet e Balltikut janë të aftë për një disiplinë të fortë sociale. Por në secilin prej ish satelitëve që zbarkoi në plazhet e BE-së në vitin 2004 kemi një kapitalizëm post-Sovjetik të ndërtuar me ngut pas rënies së murit. Ekziston rreziku për një krizë rajonale, shtrirë sidomos në vende të tjera të Evropës danubiane-ballkanike?

DEMOKRAT I ANATEMUAR - PROFESOR SEFULLA MALËSHOVA

Nga NAUM PRIFTI


E Shtunë, 06.05.2010, 10:00am
 

Sefulla Malëshovën nuk pata rast ta takoja asnjëherë, por qëkur lexova poezinë "Si e dua Shqipërinë," në antologjinë e klasës I të shkollës unike, kisha simpati të madhe për të. Poezinë e mësova përmendësh, pa na e dhënë detyrë mësuesi. Më vonë, nga mesi i viteve ’50, dëgjova se Sefulla Malëshova ndodhej në Patos dhe punonte si magazinier te një nga depot e ndërmarrjes së naftës. Këtë ma tha kunati im Dhori Çaushi, i emëruar ndihmësmjek-dentist në Patos. Në fakt Sefullain e kishin internuar në Patos dhe sipas rregullit duhet të flinte në dhomë më vete, po për ngushticë strehimi, e rrasën tok me 5-6 djem të rinj beqarë. Kjo ishte një tjetër shëpërfillje për të. Flinin si në konvikt, me shtrate druri ala-marinarçe, një poshtë, tjetri sipër. Dhori më tregonte se në stinën e ftohtë të dimrit, profesori mbështillej me batanie dhe kërrusur mbi shtrat lexonte ose shkruante.

KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 06.05.2010, 09:34am

Rëndësi jetike për Kosovën ka konsolidimi rajonal. Në këtë kontekst ka rëndësi të madhe njohja nga fqinjët e drejtpërdrejtë. Këtu duhet dalluar njohja nga Maqedonia, përcaktimi i kufijve tokësorë dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike, si një nga sukseset më të mëdha të konsolidimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Plotësimi i këtij procesi dhe me Malin e Zi, i cili e ka njohur Kosovën, do të ishte një sukses vendimtar në këtë drejtim. Kjo do t'i lehtësonte edhe marrëdhëniet e Kosovës dhe të shqiptarëve me Serbinë dhe serbët. Nga ana tjetër, integrimet e Kosovës me Shqipërinë, hapësirat shqiptare dhe me fqinjësinë konstruktive të Kosovës e të shqiptarëve do të merrte rëndësi jo vetëm për konsolidimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës por për të gjitha proceset integruese rajonale, perëndimore dhe globale.

Pa asnjë dyshim, gjithçka që shkon brenda ose jashtë linjës së njohjes së Kosovës, që është në favor apo kundër saj, vetëm sa e përforcon rregullin se vërtet koha punon për Kosovën dhe shqiptarët, Shekulli XXI është i Kosovës dhe i shqiptarëve në përgjithësi. Kjo na i jep ne të gjitha arsyet që të punojmë për kohën, pra për vetveten. Duke zotuar guxim dhe vizion brenda dhe jashtë skemave.

  » ME RASTIN E DITËS TË SHTYPIT NË KOSOVË NUK KUJTOHET BARDHYL AJETI !Nga ELIDA BUÇPAPAJ
  » MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJENga SKËNDER BUÇPAPAJ
  » KUR MIQTË PRISHENNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
  » DËSHTIMI I FLOTËSEditoriali i Washington Post
  » MË PAK SHTET MË SHUMË SHOQËRINga PIERO OSTELLINO, Corriere della Sera
  » KUTELI - MJESHTËR I FJALËS SHQIPEKujtime dhe kritikë letrare nga NAUM PRIFTI
  » MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ
  » TEORIA DHE PRAKTIKANga PATRICK MOORE
  » EsseNAUM PRIFTI, NE DHE PANAIRI I LIBRIT NË BRONX NË NEW YORKNga ELIDA BUÇPAPAJ
  » GËNJESHTRAT SI DËSHIRANga MAUREEN DOWD, New York Times



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]