VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - OPINONE-EDITORIALE

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 09:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DUHET "MARRËVESHJE OHRI" MIDIS VETË FAKTORIT SHQIPTAR NË MAQEDONI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Shtunë, 05.22.2010, 10:27am
Andaj unifikimi i faktorit politik shqiptar në Maqedoni, pa cënuar spektrin politik, është sot i domosdoshëm si uji dhe ajri. Faktori shqiptar vetëm i bashkuar, si koalicion politik, mund të funksionojë në të mirë të shqiptarëve, faktorit shtetformues të Maqedonisë. Vetëm të bashkuar mund të jenë të fuqishëm në aleanca me faktorin politik maqedon. Prej këtu, duhet të fillojë politika e partive shqiptare në Maqedoni, prej unifikimit të tyre. Mjaft me broçkulla dhe teori. Ajo që duhet të bëjë faktori politik shqiptar është se pa e zgjatur duhet të bashkohet dhe të  faktorizohet, sepse vetëm kështu mund të arrijë të realizojë ato që i ka premtuar elektoratit kur ka marrë votën e tij. Pasi në pushtet nuk ka ardhur për romanca apo për politika të tipit triller, por për të bërë politikë shtetformuese, dhe politika shtetformuese mund të bëhet vetëm kur faktori politik shqiptar do të jetë i unifikuar, pasi ne e dimë se çfarë ka sjellë përçarja midis tyre. Këtë e ka vërtetuar lufta e 2001, pasojë e së cilës ishte edhe Marrëveshja e Ohrit, që do të mbetet në letër për sa kohë faktori politik shqiptar në Maqedoni do të jetë njëri duke i rënë gozhdës e tjetri patkoit. Prandaj e them që në krye se për faktorin politik shqiptar në Maqedoni duhet një "Marrëveshje Ohri", që të paqtohen dhe të unifikohen mes vedi. Sa të mos kryhet ky akt - le ta themi historik, - nuk do të ketë stabilitet në Maqedoni dhe fati i shqiptarëve do të jetë i krahasuar me ato skena ngjethëse që i kemi parë të gjithë, një furgon i bardhë, i bërë shoshë nga plumbat me katër shqiptarë të vrarë brënda tij dhe të etiketuar si trafikantë armësh.

KUJTIME: LASGUSHI - POET I BUKURISË MAGJIKE

Nga NAUM PRIFTI


E Shtunë, 05.22.2010, 07:08am
 

"…se qeveria është si ai hajvani i madh që shkon rrugës dhe i shkel marauzhgat me këmbë pa i vënë re."

Lasgush

LASGUSHI NË QYTETIN E VET

Nga qershori deri në fund të nëntorit Lasgushi veronte në Pogradec, në mjedisin ku ishte lindur dhe rritur. Në qytet ai kishte një shtëpi të vogël, të modelit të vjetër, ndërtuar nga babai, ose gjyshi i tij, me cilën e lidhnin shumë kujtime. Për shkak se vuante nga një hernie kronike, Lasgushi i përballonte me vështirësi udhëtimet e gjata, por ai e mirrte në sy sakrificën, kur mendonte se pas një dite të lodhshme, do të pushonte disa muaj në klimën e mrekullueshme të vendlindjes. Ai u besonte fiziologëve modernë se klima e vendlindjes ka veti rigjeneruese për qelizat e trupit.

EDHE NJË PAQYRIM TJETËR I TERRORIT KOMUNIST:
GRABJANI RREZE KODRAVE
 LIBER I ZOTIT LEKE TASI  
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 05.19.2010, 07:10pm

Pasi renja e komunzimit ne Shqiperi nuk u shoqerua nga ngritja e muzeumeve qe do te deshmonin terrorin dhe krimet komuniste, nderkohe qe nuk u ngriten peremendore ne kujtim te viktimave te komunzimit dhe nuk u ruajten kampet e perqendrimit si kujtese te krimeve komuniste per brezat e ardheshem, libri i Zotit Leke Tasi eshte nje permendore tjeter qe i dokumenton keto shtypje dhe krime kunder njerezimit. E lexova kete liber nderkohe qe Ramiz Alia me shoket e vete, duke perfshire edhe Nexhmije Hoxhen, po i serviret popullit shqiptar me "kujtimet" e tyre duke paraqitur veten dhe perkrahesit e regjimit te tyre si  "heroje te idealit".  Rendesia e deshmise se fuqishme e te gjalle ne kujtimet e Zotit Tasi, si edhe deshmite e te tjereve me pare per krimet e komunizmit, si Pater Zef Pllumi, eshte se ajo perben nje pergjigje te drejte per drejte ndaj atyre ne Shqiperi, por edhe jashte, qe gjithnje jane nostalgjike, paraqesin argumenta falso dhe perpiqen qe tani te minimizojne krimet e komunizmit ne Shqiperi.

KUR ATDHEU TË VRET

Nga KIM MEHMETI


E Martë, 05.18.2010, 04:38pm
 

Shqiptarët e Maqedonisë më 10 maj, edhe një herë dolën në rrugë dhe protestuan. Kësaj radhe ata kërkonin drejtësi, hapjen e dyerve të burgut për shqiptarët e dënuar në procese të montuara gjyqësore dhe treguan se ç’është ajo që e çon këtë popull të ndihet i rrezikuar nga institucionet e shtetit.

Ende pa kaluar as një orë nga përfundimi i protestave, pushtetarët shqiptarë dolën e thanë se numri i vogël i protestuesve (rreth 5.000 veta) tregon se populli e përkrah veprimin institucional të BDI-së. Që do të thotë, derisa të mos dalë i gjithë populli në rrugë, Ali Ahmeti dhe shokët e tij besojnë se janë duke shkuar rrugës së duhur. Pra, pushtetarët e BDI-së, të entuziazmuar nga numri "i paktë" i protestuesve, u zotuan se edhe më tej do të bëjnë çmos që t’u dëshmojnë skeptikëve shqiptarë se si shkohet në NATO dhe BE, thuajse skepticizmi ka të bëjë me naivitetin që të çon të besosh se vlerat dhe aftësitë personale janë proporcionale me modelin dhe ngjyrat e kollares.

NJË SUPERFUQI - DHE NJË PRESIDENT - ME NDIKIM NË RËNIE

Nga RICHARD COHEN, Washington Post


E Martë, 05.18.2010, 10:09am
 

Në fillim të këtij muaji Barak Obama zbriti në Luiziana për të parë me sytë e tij dëmin e mundshëm nga shpërthimi i naftës i BP (British Petrolium, shënim përkthim), të takonte drejtpërdrejt ekipet e pastrimit - nuk pati diçka si "Brownie, ju jeni duke bërë një dreqopunë" prej tij - dhe ua tregoi shteteve të Bregut të Gjirit dhe pjesës së tjetër të kombit shqetësimin e tij. Më 3 maj, faqja në internet e Washington Post dha një histori pikërisht atje ku i takonte -mu në mes të faqes. Në vendosjen e saj, gazeta tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara, në këtë rast, nuk ka të bëjë shumë me çështjen.

Gjithkush e dinte se Obama thjesht po tregonte se ai nuk ishte Xhorxh W. Bush. Ai nuk po injoronte një fatkeqësi, veçanërisht një të tillë që ndikon në New Orleans dhe Bregun e Gjirit. Nga ana tjetër, ne të gjithë e dinim se ai nuk mund t'iu kundërvihej erërave apo të mbyllte derdhjen e naftës. Në fakt, ai mund të bënte pakgjë të çmuar me përjashtim që të tregonte se po kujdesej.

NUK ËSHTË PUNË E NDERSHME TË DËMTOSH ATDHEUN - LETËR DREJTUAR EDI RAMËS

Nga Akademik MARK KRASNIQI


E Djelë, 05.16.2010, 03:52pm

Ka kohë që po të shohim përditë në ekranin televiziv dhe në faqet e shumë gazetave të përditshme, duke luftuar bashkë me shokët tu socialistë për të marrur pushtetin në mënyrë jo legjitime, madje dhe me dhunë, duke bllokuar rrugët në kryeqytet dhe në disa qytete të tjetra dhe duke organizuar madje, edhe grevë urie të dhjetra deputetëve socialistë. Është e drejtë, madje do të thosha - është detyrë e opozitës në çdo vend që të kritikojë qeverinë në mënyrë të ndryshme paqësore, civilizuese duke respektuar normat ligjore edhe për një veprim të tillë. Por, kjo luftë paqësore e opozitës duhet të zhvillohet në seancat e Kuvendit të Shtetit, duke mbështetur kërkesat dhe kritikat përkatëse me arguumente, për të pasur sukses përpjekjet e tilla. Rruga, greva dhe dhuna nuk mund ta kenë efektin, i cili mund të arrihet brenda Parlamentit.

STANDARDI I DYFISHTE I DREJTESISE NDERKOMBETARE
Nga Faton BISLIMI * 

E Shtunë, 05.15.2010, 05:36pm


“Rreth orës tre të mengjesit të ditës së mërkurë në kufirin Kosovë-Serbi në veri të Leposaviqit, Policia e Kosovës u ndesh me një grup të armatosur që vinte në drejtim të Kosovës nga kufiri me Serbinë. Pas përleshjeve me armë të zjarrit në mes forcave të rendit dhe grupit në fjalë, kanë mbetur të vrarë të katër personat e këtij grupi, kurse nga rradhët e Policisë së Kosovës nuk ka pasur as të plagosur as të vrarë. Nga burime zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Republikës së Kosovës mësohet se fjala është për një grup serbësh që bartnin me vete një sasi të konsiderueshme të armatimit ilegal.  Sipas të dhënave paraprake mësohet se tre nga katër të vrarët ishin serbë të Kosovës kurse njëri ishte serb i Serbisë. Sipas MPB-së së Kosovës, këta janë përshkruar si njerzë që kishin probleme me ligjin.  MPB thekson se Policia e Kosovës kishte tentuar ta ndalonte furgonin me të cilin po udhëtonin këta persona por makina kishte rritur shpjetësinë për t’i ikur policisë dhe personat brenda saj kishin qëlluar drejtë policisë. Policia e Kosovës në mënyrë të suksesshme i është përgjigjur zjarrit duke lënë të vdekur të katër personat në fjalë. 

RADIKALIZIMI ËSHTË KUNDËRPRODUKTIV

Nga LEONARD DEMI


E Premte, 05.14.2010, 10:06am
 

Shpreh keqardhjen time për të gjithë ata kolegë deputetë dhe pasues të tyre që vuajnë grevën e urisë, por në këtë shkrim dua t'iu them se strategjia e një force politike të caktuar materializohet tek përpunimi, organizimi dhe publikimi i të gjitha ideve politike, ekonomike, të mbrojtjes, etj., që kanë si qëllim zhvillimin dhe integrimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike. Në Republikat Parlamentare si vendi ynë, kjo përpjekje, në radhë të parë, bëhet në Parlament, supremacia e të cilit është e pranuar nga të gjitha forcat politike dhe grupet shoqërore në Shqipëri. Sot, opozita jonë po e bën këtë punë në rrugë, duke përdorur metoda dhe mjete ekstreme. Nuk mendoj se kjo është mënyra e përshtatshme që duhet të përdorë një opozitë për të rritur mbështetjen e vet si brenda dhe jashtë vendit. Nuk mendoj se kjo është mënyra që një opozitë zgjedh për të arritur dhe për të realizuar objektivat e veta. Mendoj se bashkëpunimi është më i mirë se konfrontimi. Por, Partia Socialite në vend të bashkëpunimit ka zgjedhur konfrontimin, të cilin kërkon ta shtrijë në të gjithë territorin e vendit.

SHBA TË MARRIN NË MËNYRË EMERGJENTE ROLIN AKTIV NË SHQIPËRI PËR TË NDALUR HUGO ÇAVEZIN E BALLKANIT !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Hënë, 05.10.2010, 06:25pm

Në këtë kontekst, duhet vepruar sa më shpejt, dhe për të evituar humbjen e jetës të ndonjë grevisti duhet të ndalet sa më shpejt deliri i një lideri lunatik me shumë probleme të personalitetit. Për të kthyer Ed Ramën në Parlament janë aktivizuar të gjitha mekanizmat demokratike të shteteve Perëndimore, janë aktivizuar të gjitha organizmat e Bashkimit Europian dhe pa dobi, Ed Rama inkarnon Hugo Çavezin e Ballkanit. Deri tani nuk janë ndjerë vetëm SHBA. Nuk ka vend për të bërë krahasime midis situatës aktuale në Shqipëri me zgjedhjet e vitit 2000 në Amerikë, midis George W.Bush-it dhe Al Gore-it, ku fatin e atyre zgjedhjeve e vendosi drejtësia, vendimin e të cilës për zgjedhjet e 28 Qershorit 2010 Ed Rama nuk e njeh. Nuk mund të krahasohet një vend, prej nga ka lindur primati i demokracië siç janë SHBA-të me një vend ku diktatura ishte më e egra dhe më çnjerëzorja në Europë, dhe ku eksponentë të saj, si Gramoz Ruçi në vend të ishin larguar me kohë nga skena politike shqiptare, vazhdojnë të thurrin skenarë të zinj për shqiptarët. E pra, është e domosdoshme mbajtja e qendrimit aktiv në mënyrë të menjëhershme e SHBA. Nuk është në interesin kombëtar të Amerikës një kthim mbrapa i proceseve demokratike në Shqipëri, sepse dihet se çdo anomali në shtetin amë ka reaksion zinxhir atje ku jetojnë shqiptarët, në trojet e tyre etnike, që do të thotë në gjashtë shtete në Ballkan.

NJËZET VJET PAS RËNIES SË KOMUNIZMIT

Nga FRANK SHKRELI


E Mërkurë, 05.05.2010, 06:54pm

Kohët e fundit, siç duket duke shënuar 20-vjetorin e rënies së komunizmit ne Evropën Lindore dhe në ish-Bashkimin Sovjetik, në shtypin shqiptar dhe në mediat elektronike në trojet tona në Ballkan, analistë dhe komentues, duket për arsye nostalgjike, përpiqen të shpjegojnë se ç'ishte komunizmi, duke u përpjekur t'i japin një fytyrë njerëzore. Ata gjithnjë përdorin marksizëm-leninizmin shkencor për të sqaruar ose justifikuar teorinë dhe praktikën e të ashtuquajturit revolucion proletar, dhe sipas tyre përfitimet e të mirat që gjoja na paskan ardhur nga ai sistem. Por mjafton që të citojmë vet Leninin, i cili më mirë se çdo njeri tjetër e përcakton se çka ishte komunizmi, duke e cilësuar regjimin e tij si një "pushtet që nuk kufizohet nga asgjë, as nga ligjet dhe as nuk u përmbahet rregullave, por mbështetet krejtësisht në dominimin absolut". Egërsia ishte marka e komunizmit. Ishte një ideologji që kërkonte shkatërrimin e qenieve njerëzore kundërshtare me të. "Ne nuk e kemi hedhur poshtë kurrë terrorin", shkruante Lenini me 1901.

  » ATJE KU DIGJET FLAMURI I NATO-S - Nga ELIDA BUÇPAPAJ
  » A ËSHTË KURSIMI NJË MIT GREK?Nga DAVID IGNATIUS, Washington Post
  » BIZNES APO POLITIKË?Nga PATRICK MOORE. Radio Evropa e Lirë
  » SHARLATANË DHE SHARLATANIZËMNga MAUREEN DOWD, New York Times
  » NATA SHQIPTARENga ELIDA BUÇPAPAJ
  » RËNIA E TË PAPREKSHMËVENga MASSIMO GAGGI, Corriere della Sera
  » MOS QAJ PËR UOLL STRITINNga PAUL KRUGMAN, New York Times
  » LUFTA PËR LIRINË NUK ËSHTË VRAP, POR MARATONËNga JEFFREY GEDMIN, president i Radios Evropa e Lirë
  » TË GJITHË E DUAN FITIMTARINNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
  » KALORËSIT NË STUHINga DAVID BROOKS, New York Times



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]