E Djelë, 05.19.2024, 05:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NJË RRËFIM PËR DY VULLKANE

 

Nga SIMON WINCHESTER, New York Times


E Djelë, 04.18.2010, 10:12am

Sandisfield, Mass

Në terma planetare, ai ishte vetëm një shpim me gjilpërë të vogël që u hapi muajin e kaluar nën Glacier Eyjafjalla në Islandën e jugut, kur një vullkan gjatë i harruar filloi të shpërthejnë përsëri pas një amullie gati 200 vjet. Sado i parëndësishëm në syrin e planetit mund të ketë qenë, papritmas ai ka shkaktuar dëme të pallogaritshme. Erërat e Atlantikut të Veriut u zhvendosën vetëm pak gradë, dhe e gjithë katastrofa e papritur komerciale ka vizituar Evropën veriore: trafiku ajror është mbyllur, qiejt janë boshatisur prej avionëve nga droja e fluturimit në lartësitë e mëdha ajrore me pluhur silici vullkanik brutalisht gërryes. Hera e fundit që bota u prek aq fuqishëm në këtë mënyrë ishte më 1883, kur një shfrim i ngjashëm i vogël në sipërfaqe të tokës u përhap deri në ishullin e Krakatoas, në mes të Javës dhe Sumatrës, në atë që tani është Indonezia. Rreth 40 000 njerëz vdiqën për shkak të këtij shpërthimi - kjo ishte një ngjarje shumë më e ashpër, dhe në një vend shumë më të populluar.

UT-ja po pëson të njëjtin fat si dhe UÇK-ja

Nga FADIL SULEJMANI


E Shtunë, 04.17.2010, 06:45pm

Universiteti i politizuar nuk mund ta ndryshojë vetveten e jo më të bëjë ndryshime në shoqëri. Shoqëria shqiptare në Maqedoni si asnjëherë më parë sot ka nevojë për ndryshime rrënjësore të gjendjes së saj të mjerueshme në të gjitha fushat e jetës.

POLITIKA DYFYTYRESHE

Nga PATRICK MOORE


E Shtunë, 04.17.2010, 06:40am

Liderët e Bashkimit Evropian, tash sa kohë, kanë lavdëruar presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, si njeri që do ta çojë vendin e tij në integrimet evropiane. Gjatë fushatës së vitit 2008, Tadiq kishte bërë fushatë me sloganin "Për Serbinë evropiane". Por, një vështrim në punën e tij zbulon dualizmin ndërmjet fjalëve të bukura me synim të impresionimit të Brukselit dhe anës tjetër që rikujton politikat nacionaliste të Sllobodan Millosheviqit ose Vojisllav Koshtunicës....

 

KORET RACISTE GREKE, KADARE ANULON VIZITËN NË GREQI
E Enjte, 04.15.2010, 06:54pm
 

Thirrjet raciste antishqiptare të ushtarëve grekë gjatë paradës së 25 marsit në Athinë kanë bërë që shkrimtari i njohur Ismail Kadare të anulojë vizitën e tij në shtetin fqinj.
Vetë shkrimtari Ismail Kadare ka konfirmuar në linjë telefonike për News24, se vetëm 5 ditë pas skandalit me forcat speciale greke, ka marrë vendimin për të mos marrë pjesë në një konferencë që zhvillohej në Athinë, ku ishte i ftuar nderi. Me 30 mars ai ka njoftuar autoritetet greke për mospjesëmarrjen e tij në këtë konference, ku ishte i ftuar nderi, por nuk do të referonte gjatë saj. "Nuk mund të isha protagonist në një aktivitet, në një vend ku lëshoheshin thirrje antishqiptare dhe fyhej vendi im dhe qytetarët e tij"- ka thënë për News24, shkrimtari Ismail Kadare, disa herë kandidat për çmimin Nobel.

 

LAVDIA E POLONISË

Nga ROGER COHEN


E Mërkurë, 04.14.2010, 06:24pm
 

Sepse

zor një popull ka vuajtur që nga viti 1939 si Polonia, pas paktit Hitler-Stalin të mossulmimit, duke e transformuar Poloninë nga nazistët në epiqendër të aplikimit të programit të tyre për asgjësimin e çifutëve të Europës, Polonia e transformuar prej tyre në tokë të Aushvicit dhe Majdanekut, fushë për vrasjen e miliona polakëve të krishterë dhe miliona çifutëve polakë, vatër e guximit e Kryengritjes të Varshavës, peng i Sovjetikëve, kreu i vetmuar i levizjes të Solidariteti për liri i Europës të post Jaltës, një vend ku,  një prej poetëve më të mëdhenj të saj, Wislawa Szymborska, shkroi, "Historia numuron skeletet e saj në shifrat e rrumbullakta "- 20.000 prej tyre në Katyn. Është kjo Poloni që është tani në paqe të qendrueshme me fqinjët e saj. Është kjo Poloni që i është bashkuar Gjermanisë në Bashkimin Evropian. Është kjo Poloni që sapo ka parë simbolet e historisë së saj të trazuar (duke përfshirë punëtoren e portit të Gdanskut Anna Walentynowicz dhe ish-presidentin polak në mërgim Ryszard Kaczorowski) të zbresin në një avion të prodhuar në kohën e Rusisë sovjetike, dhe të reagojë me përgjegjshmëri e dinjitet, sipas sundimit të ligjit në shtetin e së drejtës.Pra, mos më thoni se historia mizore nuk mund të tejkalohet. Mos më thoni se izraelitët dhe palestinezët kurrë nuk mund të bëjë paqen. Mos më thoni që populli në rrugët e Bangkokut dhe Bishekut dhe ëndrra e Teheranit për liri dhe demokraci mund të shkojnë dëm. Mos më thoni se gënjeshtra mund të qëndrojë përgjithmonë. Pyetni polakët. Ata e dinë.

 

EUROPA NË VËSHTIRËSI: POLONIA DHE HAKMARRJA E HISTORISË

Nga ANGELO PANEBIANCO, Corriere della Sera


E Mërkurë, 04.14.2010, 06:02am

 

Asgjë nuk është bërë në mënyrë më sipërfaqësore, më të cekët se zgjerimi drejt Lindjes

Edhe pse nuk ka ndonjë lidhje, por vetëm një koincidencë kohore, midis katastrofës ajrore, e cila duke e kryerprerë në tokën ruse një pjesë të rëndësishme të klasës udhëheqës polake ka ngjallur fantazmat e Luftës së Dytë Botërore dhe ndarjet europiane mbi çështjen e shpëtimit të Greqisë, të dy episodet sinjalizojnë sa të rënda dhe komplekse janë problemet që e mbërthejnë Europën. Nuk kanë kaluar shumë vjet prej kur europianët, ose shumë prej tyre, flisnin për Europën sikur bëhej fjalë për një kontinent tashmë jashtë rrezikut të pritave të historisë. Ka qenë një kohë kur elitat europiane besonin çiltërsisht se integrimi ishte një rrugë ku Europa shkon dhe nuk kthehet më. Shumë mendonin se madje bashkimi politik ishte pothuaj e gatshme, diçka e realizueshme në një a dy brezni. Bashkimi Europian atëherë kishte prestigj të madh (rritur nga suksesi i monedhës së përbashkët) dhe aftësia e tij për joshje ndaj vendeve që nuk bënin pjesë, ishte shumë e fortë. Ishte epoka në të cilën mund të përfytyroheshin strategjitë ambicioze dhe planet madhështore të zhvillimit (strategjia e Lisbonës e vitit 2000). Në polemikë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përrallisej për një Europë "fuqi civile" e cila, me mënyrat e saj bujare dhe qetësuese, kishte me sjellë qëndrueshmëri dhe mirëqenie në skakierat e nxehta të Planetit.

Pastaj gjërat filluan të marrin një tjetër drejtim. Me zgjerimin, heterogjiniteti (larushia) i brendshëm i Bashkimit u rrit, krijoi kontraste dhe rreziqe të paralizave të proceseve vendimmarrëse europiane. Lufta në Irak, duke e ndarë Europën në dy fronte, njëri në favor e tjetri kundër Shteteve të Bashkuara, nxori në pah pastaj mospajtimet rrënjësore në lëshimet gjeopolitike dhe në mënyrën se si qeveritë europiane i përkufizonin interesat përkatëse nacionale

(Kjo gjë u përsërit gjatë luftës ruso-gjeorgjiane të vitit 2008, kur pikërisht polakët muarën pozicione më të rrepta ndaj imperializmit rus në ringjalle). Goditja më e rëndë ishte humbja e së ashtuquajturës "kushtetutë europiane" në referendumin francez të vitit 2005. Pikërisht në njërin nga vendet më themelore të Bashkimit elektorati vendoste t'ua jepte një shuplakë të fortë atyre elitave që kishin konsideruar se kishte ardhur koha për një integrim më të madh. Adoptimi i mëvonshëm i Traktatit të Lisbonës e qepi plagën pa e shëruar.

FLET ADAM MISCHNIK, ISH LIDER I SOLIDARNOSTIT DHE GAZETAR ME INFLUENCË : PËR POLONINË ISHTE NJË 11 SHTATOR

E Hënë, 04.12.2010, 08:58pm


Voal-online - Tragjedia ajrore e Smolenskut, ku presidenti polak Lech Kaczynski, zonja e tij dhe elita e shtetit polak humbën jetën është emocionalisht një 11 shtator polak, por paradoksialisht mund të prodhojë një efekt të rëndësishëm politik: një hapje një shkrirje akujs me Rusinë, pas shekujsh të tërë armiqësie.

Dhe kur e thotë këtë Adam Michnik, ish lideri historik i Solidarnostit, themelues i Gazeta Wyborcza dhe në fund i
www.gazeta.pl, respektivisht mediat më me influencë në vend. Ja edhe përgjigjet e tij.

Pyetje: A mund të na thoni se çfarë efekti do të ketë tragjedia e avionit në raport me Rusinë ?

Adam Michnik: "katastrofa sigurisht që nuk do t'i përkeqësojë raportet me Rusinë, por do t'i përmirësojë. Unë besoj se reaksioni i Rusisë ishte shumë i rëndësishëm dhe prandaj ia vken që ta nënvizoj për efektin e vet. ka shpërthyer një valë "polonifile", ndjenja miqësie e Rusisë në drejtim të Polonisë.

Kur presidenti rus deklaroi një ditë zie kombëtare në vendin e tij për tragjedinë ajrere që i kushtoi jetën presidentit polak dhe shumë të tjerëve, kur televizioni rus transmetoi në orën më të ndjekur të mbrëmjes filmin 'Katyn' (e regjizorit të madh Andrzej Wajda ku u masakruan 22 mijë ushtarakë polakë, elita polake e atëhershme, nga policia sekrete e Stalinit), këto janë sinjale pro-polakë shumë të qartë. Kjo duhet të ketë një efekt pozitiv në marrëdhëniet oplako-ruse, por nuk mund të them se këto marrëdhënie i ka krijuar katastrofa ajrore".

A MUND TË SHPËTOHET CNN?

Nga ROSS DOUTHAT, New York Times


E Shtunë, 04.10.2010, 09:03am

 

Dëgjojmë që Jon Stewart ndihmoi të shkatërrojë CNN. Tani duke imituar atë mund të jetë shpresa e vetme e rrjetit për shpëtim.


Ishte tetor 2004, të nxehtit e fushatës presidenciale, kur Stewart u shfaq në “Crossfire” (shkëmbim zjarri, shënim i përkthimit) programin politik flamurmbajtës afatgjatë të CNN, dhe mbajti një tiradë tashmë legjendare.


"Stop, stop, stop, stop së dëmtuari Amerikën," iu tha ai moderatorëve Pali Begala dhe Tucker Carlson. Ai i quajti ata "instrumente politike". Ai i akuzoi ata se "po i ndihmonin politikanët dhe korporatat". Ai e krahasoi shown e tyre me një ndeshje mundje profesionale restling. "Ju jeni duke bërë teatër," tha ai, "kur ju duhet të bënit debat".

 

Na doli se CNN ishte duke i kushtuar vëmendje. Brenda dy muajve, "Shkëmbimi i zjarrit" u anullua, dhe presidenti i rrjetit, Jon Klain, përmendi tiradën e Stewart si një pikë kthese. "Unë pajtohem plotësisht me pikëpamjen e Jon Stewart," tha Klain. Tani e tutje, njoftoi ai, CNN do të largohet nga "showt e debatit kokë-nxehur". Le të kenë FOX dhe MSNBC "të ftuarit e tyre të drejtpërdrejtë” dhe “shpirtin e debatit”. CNN do të merret me lajme, jo me editorializëm.


Gabim i madh.

 

Gjashtë vjet më vonë, CNN është ende rrjeti tek i cili amerikanët kthehen kur një tërmet  godet Haitin ose kur bëhet një votim i rëndësishëm i kujdesit shëndetësor. Por, të shumtën e ditëve lajmet janë ngadalshëm, gazetaria opinioniste është më interesante se kërkimi i pakuptueshëm për objektivitet të përsosur dhe CNN po vritet absolutisht në shkallën e shikueshmërisë.

 

Ishte e keqe para këtij viti, tani është hukubet. Moderatorët e emisioneve të mbrëmjes kanë humbur pothuaj gjysmën e shikuesve të tyre në 12 muajt e fundit. Në shkurt, rrjetin i dikurshëm krenar, ka rënë prapa jo vetëm Fox News dhe MSNBC, por Headline News (rrjeti sivëlla) si dhe CNBC. Anderson Cooper nganjëherë ia merr garën vetëm  emisonit të Keith Olbermann “Countdown”.

A DO TË KETË PRANVERË PAS TAKIMIT TË PRAGËS OBAMA-MEDVEDEV ?!

E Enjte, 04.08.2010, 05:23pm

Nga Elida BUÇPAPAJ


Për shembull, nëse Rusia pranon pavarësinë e Kosovës, kjo Rusisë nuk i shkakton asnjë turbullim. Nëse Rusia do të vazhdojë që të ndjekë kursin e vjetër, atëherë pranvera midis Obamës dhe Medvedevit do të jetë efemere, do të jetë hipokrizi e rradhës. Dhe jo për fajin e Obamës. As për fajin e Bush juniorit apo të Bush seniorit, apo të Reganit, pasi po mbushet çerek shekulli që kur SHBA i kanë shtrirë dorën Rusisë. Në të njëjtën mënyrë si Amerika  i shtriu dorën Gjermanisë të posthilterit apo Japonisë. Gorbaçovi bëri hapin e parë, e shkriu BRSS-në.
Po pastaj ç’u bë ? Për një çerek shekulli sa ka kaluar Rusia sot do të duhej të ishte një vend ku të kish lulëzuar demokracia dhe ekonomia e tregut të lirë, ku të kishte hapur dyert për thithjen e emigracionit për ta ndalur revolucionin demografik rus, që është shumë më problem për Rusinë se problemet e Kaukazit.

Absurdland :
NA ISHTE NJË HERË LDK-JA !


Nga Elida BUÇPAPAJ

E Shtunë, 04.03.2010, 02:34pm
Edhe sa orë do të qendrojnë në pushtet, ata që e kthyen LDK-në në partinë e intrigantëve dhe intrigave ?! Tash që kanë larguar edhe Nekibe Kelmendin, një figurë ikonë në politikën e Kosovës, orët e tyre janë kthyer në sekonda.

Nuk ka rëndësi nëse i mban Hashim Thaçi në qeveri apo jo, sepse në zgjedhjet e ardhme ata që e kanë mbajtur sot peng LDK-në duke e kthyer në paren më të zhvleftësuar të krizës së politikës, do të marrin nga sovrani atë që meritojnë, humbjen përfundimtare. Nëse dikur kemi thënë se ka nevojë të reformohet e majta në Kosovë, tash imperative është reformimi i qendrës së djathtë, që pozita dhe opozita të krijojnë një ekuilibër të fortë dhe të qëndrueshëm. Në themele të shëndosha dhe jo përmes maskaradave politike. Sa për LDK-në. Prej saj ka mbetur vetëm hiri dhe shprehja: “Na ishte një herë LDK-ja”.
  » MBUSHEN PESË VJET NGA VDEKJA E PAPËS GJON PALI II
  » JOE DIOGUARDI: NE DO TË VAZHDOJMË TË BËJMË HISTORINË !Intervistoi: Raimonda MOISIU
  » E TRETA E VËRTETA - ALBANIAN AMERICANS FOR DIOGUARDINga KLAJD KAPINOVA, New York
  » SPEKULLIMI SANDRA BULLOCKNga DAVID BROOKS, New York Times
  » PRESIDENTI BARAK OBAMA FALËNDERON SHKRIMTARIN NAUM PRIFTI PËR URIMET E DËRGUARA
  » VAJTJA NË EKSTREMNga PAUL KRUGMAN, New York Times
  » 22 MARSI NË SHQIPËRI FESTOHET NË MËNYRË SURREALENga Elida BUÇPAPAJ
  » MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
  » EKIPI I VËRTETË I ËNDËRRËS SË AMERIKËSNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
  » KOMBET E BASHKUARA I KËRKOJNË SHQIPËRISË TA DËNOJË KOMUNIZMIN, PO SHQIPTARËT?Nga AJET NURO, Montreal, Kanada



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]