E Shtunë, 04.04.2020, 03:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
RICHARD VON WEIZSÄCKER - PRESIDENTI I PËRJETSHËM

E Martë, 02.03.2015, 07:31pm (GMT+1)


Richard von Weizsäcker, 2013

Ish-presidenti gjerman Richard von Weizsäcker ndërroi jetë të shtunën (31.01) në moshën 94 vjeçare. Presidenti i gjashtë i Gjermanisë drejtoi postin më të lartë të shtetit nga viti 1984 deri në vitin 1994.


Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që njerëzit të vërshonin në librari për të blerë një fjalim përkujtimor. Një fjalim që nuk ishte thjesht vetëm për t'u lexuar por edhe për t'u dëgjuar. Fjalimi më i rëndësishëm i Richard von Weizsäcker, presidentit të Gjermanisë më 8 Maj 1985 me rastin e 40 vjetorit të përfundimit të Luftës së II Botërore. Një vështrim kritik i kapitullimit gjerman, që preku pulsin e kohës dhe jashtë vendit shkaktoi reagime dhe solli simpati.

Fjalia e paharruar

"8 Maji nuk është për ne gjermanët një ditë për të festuar", thotë Richard von Weizsäcker. "Ata që e kanë përjetuar këtë ditë lidhin përvoja nga më të ndryshmet me të. Nëse ndokush u kthye në shtëpi, të tjerë i humbën shtëpitë. Nëse njëri u lirua, të tjerë u burgosën." Ka pasur gjermanë që duhet të përballeshin me iluzionet e shkatërruara, të tjerë ishin mirënjohës për dhuratën e një fillimi të ri.


Betimi në vitin 1984


Histori e jetuar - edhe e vetë presidentit të atëhershëm, Richard von Weizsäcker. Sundimi i pamëshirshëm i nacionalsocialistëve dhe rrënimi i shpejtë i regjimit nazist lanë gjurmë tek ai. Janë pikërisht këto përvoja, të cilat u shprehën në fjalimin e famshëm në mesin e viteve 80-të dhe që prekën zemrat e shumë gjermanëve. "8 Maji është një ditë e çlirimit". Sidomos kjo fjali ka mbetur në kujtesën e gjermanëve.

Për pajtimin me Lindjen europiane dhe Izraelin


Në qendër të mandatit prej dhjetë vjetësh të Richard von Weizsäcker ishte pajtimi me Europën lindore dhe Izraelin. Ai ishte i bindur: Jo shmangja dhe dëshirë për harresë i japin një shans fillimit të ri, por kujtimi dhe reflektimi.


Richard von Weizsäcker 1980

Në kohën e mandatit të tij Gjermania u bashku. Ishte koha kur Helmut Kohl festohej gjithkund, ndërsa Richard von Weizsäcker mbeti disi në hije. Përkundër mendimit të shumë gjermanëve, presidenti kërkonte një afrim të kujdesshëm të të dy shteteve. Edhe pas përfundimit të mandatit të tij, Richard von Weizsäcker ishte një njeri, fjala e këshilla e të cilit dëgjoheshin si brenda ashtu edhe jashtë Gjermanisë, një luftëtar i palodhur për demokracinë dhe lirinë.

Në një dialog të dendur me intelektualë, artistë dhe përfaqësues të ekonomisë, Richard von Weizsäcker i dha më shumë shkëlqim politikës gjermane. Por ai nuk ishte një president shumë i afruar, nuk ishte një njeri që kishte pasion këngët popullore, apo shtegtar si paraardhësi i tij, Walter Scheel. Ai ishte prototipi i një përfaqësuesi serioz dhe mjaft të kulturuar, i cili me personalitetin e tij, historinë dhe mënyrën diplomatike diti t'i bindte gjermanët. Richard von Weizsäcker mbeti deri ditën e vdekjes së tij një instancë morale.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NIS GJYKIMI I ISH SHEFIT TË FMN-së (02.02.2015)
MANTELI I NAPOLEONIT EKSPOZOHET NË LONDËR (02.02.2015)
PETICION PËR LIRIMIN E RUSES SË AKUZUAR PËR TRADHTI (02.02.2015)
KUSH ËSHTË SERGIO MATTARELLA, PRESIDENTI I 12-të I SAPOZGJEDHUR I ITALISËNga PRIMO DI NICOLA, ANTONIO PITONI, Il fatto Quotidiano (02.01.2015)
RUSIA ZGJERON AKUZAT NDAJ PILOTES UKRAINASE (01.31.2015)
GJENDET VAJZA E PRESIDENTIT PUTIN (01.31.2015)
GAZETARI SEYMUR HEZI DËNOHET ME 5 VJET BURG (01.30.2015)
AKTIVISTI PRO-UKRAINAS REAGON PAS SHFAQJES SË SOPRANOS RUSE (01.30.2015)
NJË GRUA RUSE BURGOSET PËR TRADHTI (01.29.2015)
GORBACHEV - MUND TË NDODHË 'LUFTA E NXEHTË' (01.29.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart]