VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Daci kritikon Prishtinën zyrtare për diplomaci të dobët

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 08:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Daci kritikon Prishtinën zyrtare për diplomaci të dobët
E Enjte, 06.04.2009, 12:37pm (GMT+1)

 

 

 

 

Voal-online Siç njoftojnë NOA-INA, kreu i LDD-së, Nexhat Daci lidhur me rastin e anulimit të vizitës së presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu në Maqedoni ka akuzuar qeverinë dhe presidencën e Kosovës për paaftësi në politikën e jashtme dhe në përgjithësi, në atë të brendshme.

 

"Të gjitha sinjalet janë shumë të këqija. Unë e kam përshëndetur vetëm aktin e izoluar të respektimit të vetvetes dhe të Kosovës. Por si mund t'ju respektojë dikush nëse ju çdo javë dhe çdo ditë shkoni në vizita private për biznes privat ose diçka tjetër dhe jeni udhëheqës i Kosovës? Si mund t'ju respektojë dikush që presidenti i vendit në vazhdimësi komunikon me mediat, pse shkoi, pse nuk shkoi. A thua ka strukturë protokollare ky shtet? A thua ka individ që dinë me udhëheq politikën dhe që porosit të shkojnë në kanale diplomatike, sepse kur bëhen skandalet në nivel të presidentëve, pastaj e vuan ekonomia e vuajnë qytetarët", deklaroi akademiku Daci në një intervistë.

 

Daci ka theksuar se ndonjëherë disa çështje shumë të ndjeshme nuk po trajtohen me pjekuri dhe përmes kanaleve diplomatike duhet të zgjidhen çështjet, por krejt kjo bëhet për propagandë të mbjelljes së fidanëve në politikën e jashtme edhe në atë brendshme.

 

"Mos të harrojmë se në Maqedoni dhe Mali e Zi që po lëkunden çështjet, janë çështje të rrezikshme për të dy vendet. Në asnjë vend prej tyre nuk ka stabilitet të plotë. Në Maqedoni kemi një përqindje shumë të lartë të popullatës shqiptare 30 për qind. Në Malin e Zi dihet se si është arritur njohja. Dhe sjelljet tona të papërgjegjshme ndaj pakicës malazeze në Kosovë. Krejt kjo po jep një qasje jo të mirë. Kur ju nuk e respektoni shtëpinë e juaj dhe gjithkush ju bart për hunde ose për kravate atëherë pse ka për obligim t'ju respektojë një shtet", theksoi Daci.

 

Nga ana tjetër, BalkanWeb bën të ditur se Presidenti Bamir Topi, i cili merr pjesë në Forumin e Cetinjes në Malin e Zi, një forum për kulturën në vendet e Evropës Juglindore i ka thënë homologut të Malit të Zi dje në Budva se shteti demokratik e shumetnik i Kosovës duhet të përfshihet në forume e nisma rajonale. Deklarata e presidentit shqiptar vjen një ditë pasi u publikua lajmi se Kosova nuk mori ftesë për pjesëmarrje në Samitin e Cetinjës që u zhvillua në Malin e Zi.

Siç njofton zyra për shtyp e Presidentit shqiptar, në këtë kuadër, Presidenti Topi vuri në dukje se Forumi i Cetinjës është një shembull i mirë dhe i dobishëm për të diskutuar çështje që preokupojnë rajonin dhe për nevojën e një koordinimi e bashkëpunimi më të gjerë. Kreu i shtetit shqiptar i vuri në dukje Vujanovicit, domodoshmërinë e përfshirjes së shtetit të ri, demokratik e shumëetnik të Kosovës në forume dhe nisma rajonale. Sipas kreut të shtetit shqiptar, kjo gjë do të pasqyronte realitetin e ri gjeo-politik të rajonit tonë dhe do t'i kontribuonte thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe rritjes së qëndrueshmërisë afatgjatë.

Në këtë drejtim, Presidenti Topi shprehu bindjen se intensifikimi e zgjerimi i mëtejshëm i këtyre nismave veçse i hap rrugë zhvillimit të shpejtë, investimeve të ndërsjella, projekteve të përbashkëta të infrastrukturës, turizmit, shkëmbimeve kulturore, artistike, sportive, tregtisë kufitare, etj.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kryeministri inauguron terminalin e depozitimit të karburanteve, në Vlorë, një investim me vlerë 57 milionë euro (06.04.2009)
Programi elektoral i Polit të Lirisë (06.03.2009)
Liberation: Një vështrim nga Shqipëria (06.03.2009)
The Muslim News: Njiheni pavarësinë e Kosovës (06.02.2009)
Autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë, fitore kombëtare (06.02.2009)
Ne fituam lirinë nga krimiNga Arben IMAMI (05.30.2009)
Audry Glover: Le të lemë faktet të flasin (05.30.2009)
600 turistë nga Izraeli do ta vizitojnë Veriun e Shqipërisë gjatë verës 2009 (05.29.2009)
Topalli ftesë grave për t'u bërë pjesë e projektit të madh të Shqipërisë që po ndryshon (05.29.2009)
Bruno Vespa vlerësime pozitive për gazetarinë artin dhe kulturën shqiptare (05.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]