VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Berisha: Shqipëria është shndërruar në vend të besuar për biznesin

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 05:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Berisha: Shqipëria është shndërruar në vend të besuar për biznesin
E Enjte, 06.04.2009, 02:57pm (GMT+1)

 

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e portit të lëndëve djegëse në Porto-Romano, në Durrës. 

Porti, një investim tërësish i biznesit shqiptar me vlerë 50 milionë euro, garanton standardet më të mirë në trajtimin e lëndëve djegëse.

Berisha e konsideroi ndërtimin ndërtimin e portit në Porto Romano një pikëfillimi për shndërrimin e kësaj zone në një nga nyjet energjetike më të rëndësishme dhe më të fuqishme të rajonit.

"Ndërtimi i portit dhe parkut energjetik në Porto Romano përbë një pikëmbështetje shumë të fuqishme dhe jetike për zhvillimin e shpejtë të vendit, përbën një fillim të madh për shndërrimin  e këtij porti dhe zonës në një nga nyjet energjetike më të rëndësishme dhe më të fuqishme të të gjithë rajonit", - u shpreh shefi i qeverisë.

Sipas tij, ndërtimi i këtij porti është një tjetër dëshmi e mjedisit shumë të favorshëm për investimet në vend, duke theksuar se ky katër vjeçar mbyllet me një bilanc të paparashikuar për investimet e huaja dhe në katër vitet që vijnë ato do të jenë mbi 8 miliard euro.

"Një thinj-tank shumë i njohur londinez, tha Kryeministri - në vitin 2006 deklaronte se mesatarja e investimeve të huaja në Shqipëri për 10 vitet e fundit ka qenë 70 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar, investimet në Shqipëri kanë qenë mbi 800 milionë euro dhe në katër vitet që vijnë do të jenë mbi 8 miliard euro".

Më tej, Berisha citoi: "Dhjetë ditë më parë, presidenti i Raiffaisen Bank, Dr. Stepiç, do të deklaronte se edhe për mua si austriak ky vend ka bërë ndryshime të paimagjinueshme, të pabesueshme dhe e vërteta është se disa prej këtyre ndryshime janë të pabesueshme. Dy vjet më parë, në Bruksel, një ambasador i një vendi ndër vendet më mike që ne kemi në botë do t'i thoshte ambasadorit tonë se nëse do të votohej për Shqipërinë në NATO në vitin 2007, druaj se do të kishte mbetur pa asnjë votë, por ju punuat dhe dëshmuat seriozitetin dhe suksesin reformave, ndaj dhe u votuat më shpejt se kushdo tjetër". 

Ndaj dhe unë, - vijoi Berisha, - jam shumë optimist se jemi para zhvillimeve që edhe vetë nuk i parashikojmë dhe këto zhvillime vijnë, para së gjithash dhe mbi të gjitha, nëpërmjet investimeve. NOA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Daci kritikon Prishtinën zyrtare për diplomaci të dobët (06.04.2009)
Kryeministri inauguron terminalin e depozitimit të karburanteve, në Vlorë, një investim me vlerë 57 milionë euro (06.04.2009)
Programi elektoral i Polit të Lirisë (06.03.2009)
Liberation: Një vështrim nga Shqipëria (06.03.2009)
The Muslim News: Njiheni pavarësinë e Kosovës (06.02.2009)
Autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë, fitore kombëtare (06.02.2009)
Ne fituam lirinë nga krimiNga Arben IMAMI (05.30.2009)
Audry Glover: Le të lemë faktet të flasin (05.30.2009)
600 turistë nga Izraeli do ta vizitojnë Veriun e Shqipërisë gjatë verës 2009 (05.29.2009)
Topalli ftesë grave për t'u bërë pjesë e projektit të madh të Shqipërisë që po ndryshon (05.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]