VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Legaliteti premton çarmatosjen e popullsisë pas 28 qershorit

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 09:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Legaliteti premton çarmatosjen e popullsisë pas 28 qershorit
E Mërkurë, 06.17.2009, 08:19am (GMT+1)

 

 

 

  Ekrem Spahiu

 

Ndalesa e radhës për kryetarin e partisë "Lëvizja e Legalitetit" Ekrem Spahiu, ishte qytetit i Laçit ku ai prezantoi kandidatët e listës shumë-emërore të PLL-së që do konkurrojnë në zgjedhjet e 28 Qershorit për qarkun Lezhë.

Spahiu shpalli se në planet e PLL është rritja e autoritetit të shtetit dhe çdo përfaqësuesi të tij, kufizimi i gjakmarrjes, çarmatosja e popullsisë dhe ngritja e xhandarmërisë.

Duke shpalosur programin e PLL Spahiu tha se gjatë mandatit të ardhshëm parlamentar Legaliteti do të luftojë për ndarjen faktike të tre pushteteve, (legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor) dhe do të sigurojë kushtet që ato të punojnë në harmoni të plotë me njëri-tjetrin.

Po ashtu, Legaliteti, - tha Spahiu, - do të iniciojë një ligj për papajtueshmërinë e funksionit të deputetit me atë të ministrit që ka si qëllim rritjen e rolit të Parlamentit si bartës i sovranitetit të popullit.

Më tej, Spahiu evidentoi vlerat e kandidatëve të PLL dhe foli në mënyrë të veçantë për z. Gjon Kola si kandidati që përfaqëson rrethin e Laçit.

Kola është një ish-i dënuar politik dhe ka qenë një nga drejtuesit më të aftë të policinë së shtetit që ka drejtuar me ndershmëri dhe autoritet të plotë shumë komisariate të Shqipërisë./NOA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Bijtë e etërve që u rikthyen në Qytetin Studneit ngjanin si mbeturina të ushtrive të shpartalluara të kthyera në Vaterlonë e tyre (06.17.2009)
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 15 nëntor (06.16.2009)
Agim Çeku: Malazezët e Kosovës të njihen si komunitet më vete (06.16.2009)
Kryeministri fton socialistët t'i bashkohen projektit të Shqipërisë evropiane (06.16.2009)
Berisha në Greqi i ftuar në përurimin e muzeut të ri të Akropolit (06.15.2009)
Berisha bëri sot miting në Tropojë (06.15.2009)
Kryeministri Berisha kërkoi votën e qytetarëve të Kombinatit për horizontin e ri të integrimit (06.14.2009)
Berisha çon në këmbë qytetarinë shkodrane dhjetëramijë në shesh për vijimin e ndryshimit (06.12.2009)
Bashkohen subjektet politike demokristiane (06.11.2009)
Emigrantët mund të kthehen për votimet (06.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]